Automjeti përplas motoçikletën, vdes 66-vjeçari

August 4, 2017 13:52

Automjeti përplas motoçikletën, vdes 66-vjeçari

 

Një aksident automobilistik në qytetin e Kuçovës i ka kushtuar jetën një 66-vjeçari.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, në lagjen “11 Janari”.

66-vjeçari Hiqmet Agolli ka qënë duke drejtuar motoçikletën, tip Jamaha,kur është përplasur nga automjeti, tip “Ford Fokus” dhe si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal në Berat, ku edhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e dëmtime të brendshme që ka marrë në trup.

Menjëherë pas kësaj, policia bënë me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit “Ford Fokus”, 29-vjeçari Bledi Hoxha,i cili pasi ka mësuar se i aksidentuari ka vdekur, është larguar nga banesa dhe është fshehur tek të afërmit e tij në Urë-Vajgurore.

Uniformat blu të komisariateve Kuçovë e Urë-Vajgurore, kanë rrethuar zonën ku mendohej se fshihej 29-vjeçari dhe pas disa orësh kërkimesh në lagje kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

August 4, 2017 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*