Autopsia për vrasjen e shqiptarit në Itali: U qëllua me një plumb në gjoks

October 27, 2015 10:54

Autopsia për vrasjen e shqiptarit në Itali: U qëllua me një plumb në gjoks

Hetimet për vrasjen e shqiptarit në Milano vijojnë. Sipas të dhënave të Mjekësisë Ligjore në Milano, 22-vjeçari Gjergj Gjoni është vrarë me një plumb në gjoks.

Autori i ngjarjes, një pensionist italian ka deklaruar se shqiptari kishte shkuar për ta grabitur. Ai Vrasja është kryer me një pistoletë gjysmë automatike e kalibrit 38 mm e zotëruar nga italiani me një leje të rregullt.

Raporti përfundimtar pritet të zbulohet të premten, ku do të zbardhet përfundimisht mënyra se si është vrarë shqiptari, trupi i të cilit nuk ka ardhur ende në Shqipëri.

Shtetasi italian Fracesko Sicignamo, ka deklaruar se e kishte qëlluar dy herë shqiptarin mbrëmjen e datës 20 tetor, por prokuroria thotë se ai është qëlluar vetëm një herë, ndërsa nuk është gjetur ndonjë gëzhojë e dytë.

Për momentin italiani 64 vjecar Francesko Sicignano është i hetuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme. /Dita/

 

October 27, 2015 10:54
Komento

1 Koment

  1. Kris 1 October 27, 16:42

    Kaliber 38 mm pistolete zor se ka por mund te kete qene arme kunder tanke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*