Autorët i zunë pritë/ 33-vjeçari në Rrogozhinë u qëllua me silenciator 200 metra larg shtëpisë. U gjet në mëngjes nga shitësi i qumështit

September 15, 2020 12:27

Autorët i zunë pritë/ 33-vjeçari në Rrogozhinë u qëllua me silenciator 200 metra larg shtëpisë. U gjet në mëngjes nga shitësi i qumështit

Kjo e martë ka nisur me një ekzekutim në Rrogozinë. Viktima është 33-vjeçari, Klevis Kapllani i cili u vra shumë pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, rreth 200 metra larg banesë

Trupi i tij i pajetë u gjet në makinë, rreth orës 06:00, por dyshohet se vrasja të ketë ndodhur disa orë më parë. Ka qenë shitësi i qumështit të fshatit, i cili ka gjetur të pajetë 33-vjeçarin.

Vendi ku u gjet trupi i pajetë është mes disa arave me misra, në një rrugë të pashtruar, duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e autorëve. Dyshohet se është ai është ekzekutuar me një armë me silenciator.

33-vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal.

Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.

Mësohet se viktima ka qenë i martuar dhe me një fëmijë. Janë shoqëruar familjarët për të mësuar nëse 33-vjeçari ka shfaqur ndonjë shqetësim gjatë muajve të fundit, por deri më tani nuk ka një person të ndaluar si person i dyshuar për ekzekutimin.

o.j/dita

September 15, 2020 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim