Autori gjakftohtë në Lezhë u afrua të sigurohej, e paralajmëroi vrasjen

April 28, 2020 11:56

Autori gjakftohtë në Lezhë u afrua të sigurohej, e paralajmëroi vrasjen

Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Lalm të Lezhës është siguruar më mirë që dy personat e shënjestruar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pasi i ka qëlluar nga larg ai është afruar duke qëlluar edhe nga afër duke lënë të vdekur Preng Simonin dhe Kol Murranin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat e para të policisë objektivi i atentatit duket të ketë qenë Kol Murrani.

Autori i kësaj ngjarjeje, Aleksandër Përdoda u arrestua nga policia paraditen e sotme, ndërsa në kërkim është vëllai i tij i cili e ka ndihmuar të fshihej. Përdoda njihej si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.

E duket se ngjarja që tronditi Lezhën një ditë më parë të ketë qënë e paralajmëruar, pasi pak ditë më parë ai kishte kërcënuar banorët e fshatit se nuk donte të shihte asnjë njeri në pronat e tij.

O.J/DITA

April 28, 2020 11:56
Komento

7 Komente

  1. TURI EMIGR April 28, 15:25

    bravo . ruajti DINJITETIN E TIJ qe askush mos i kaloje ne token e tij.Keta jemi ne shqiptaret .nje pergjigje per shkrimin ndaj shaubles

    Reply to this comment
  2. Arben April 28, 16:15

    Mos i mërzisni, i ka këto fenomene ekonomia e hashashit.

    Ja sa të integrohemi

    Reply to this comment
  3. Adih April 28, 17:15

    Ne qofte se i ka pronat e veta ky vrasesi dhe e ka perdhunuar shteti me dekeada te tera , tamam si te gjithe pronaret e tjere ne te gjithe Shqiperine, mire ja ka bere .Te zene mend dhe ta kuptojne mire te gjithe politikanet e ketij tranzicioni post komunist ,nuk te fal njeri ti vjedhesh pronen tjetrit e te tallesh me pronaret.
    Mos sot neser ky kalvar do vazhdoje ,ku nga statistikat jane mbi 8500 viktima per ceshtjen e pronave .Ja kane kaluar ne shifra dhe diktatures komuniste . Propogandohet nga politikanet mbare shqiptare per interesat e tyre , se jemi ne kapitalizem ,jo mor jo nuk jemi ne shqipot ne kapitalizem se kapitalizmi nuk ta perdhunon pronen ,jemi ne anarshi ,

    Eshte tjeter gje dhe duhet denuar te varet tek kali i skenderbeut ky vrases , ne qofte se ka vepruar per qellimet e tija fitim prurese per droge .

    Ne lajmin e dhene nga kjo gazete e nderuar DITA ,nuk shkruhet qarte motivi i kesaj vrasje .Jepini ju lutem gjerat e sakta , motivin pse ndodhi kjo vrasje dhe arsyet reale ,e kjo do jete nje ndime e madhe ne te gjithe opinionin shqiptar .Nuk jana mbi te gjitha viktimat koke qepe ,por jane njerez .

    Reply to this comment
    • Arben April 29, 06:48

      Ça prona të veta thua more, ka mbjellë.hashash me tonelata me mbështetjen e policisë dhe tani i duket i gjithë fshati i tij. Shqipëria uropiane, biznes hashashi, dëm kolateral.

      Reply to this comment
  4. fteri April 28, 17:58

    Mos u bëni budallej me akuzu Përdodën si vrasës !..

    …këta i vrau shteti që nuk ka zgjidhë problemin e pronave siç ka vra me qindra e mjra shqipëtar të tjerë për 30 vjet ,dhe vrasja e gjakmarrja sa ka filluar në shqipëri .Ky është një mjet poshtrimi që përdor klasa politike ndaj popullit,për të ruajtur pasurinë e tyre marramndëse që kan vjedhur. Qeveritë rrotative i kan futur popullin në gjak,VRASI I VËRTET ËSHTË QEVERIA e merni vesh apo jo ?…..

    Po të ndëryjë ligji e drejtësia,shteti të ndajë tokën ,nuk do ndodhin gjithë këto vrasje ,por do eleminohen si në europë,që çdo gjë e zgjidh ligji ,kurse te ne e katranos “Maliqi” =Qeveria mos qoftë !…….

    Reply to this comment
  5. qeveria mos qoftë ! April 28, 18:01

    Mos u bëni budallej me akuzu Përdodën si vrasës !..

    …këta i vrau shteti që nuk ka zgjidhë problemin e pronave siç ka vra me qindra e mjra shqipëtar të tjer për 30 vjet ,dhe vrasja e gjakmarrja sa ka filluar në shqipëri .Ky është një mjet poshtrimi që përdor klasa politike ndaj popullit,për të ruajtur pasurinë e tyre marramndëse që kan vjedhur. Qeveritë rrotative i kan futur popullin në gjak,VRASI I VËRTET ËSHTË QEVERIA e merni vesh apo jo ?…..

    Po të ndëryjë ligji e drejtësia,shteti të ndajë tokën ,nuk do ndodhin gjithë këto vrasje ,por do eleminohen si në europë,që çdo gjë e zgjidh ligji ,kurse te ne e katranos “Maliqi” =Qeveria mos qoftë !…….

    Reply to this comment
  6. Babale April 28, 18:05

    Adih mor trim! Ata qe te kane zaptuar token, por qe ti, besoj se nuk ke patur, as bahce, i ke tek Gjiri i Lalzit dhe tek blloku i ri i Long Hill, shko dhe bjeru dhe mos prit nga te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim