Autoritetet greke: Lazaratasit kartel droge me destinacion Europën

June 11, 2014 17:46

Autoritetet greke: Lazaratasit kartel droge me destinacion Europën

Trafiku i drogës dhe lufta e autoriteteve greke ndaj tij, ishte në fokus të një artikulli të agjencisë së lajmeve, ANA-MPA. Ditën e sotme agjencia greke ka publikuar foto të fiksuara nga kamerat termike të vendosura përgjatë kufirit greko-shqiptar, me qëllim luftimin e trafikut të drogës. Në artikullin e saj, agjencia i referohet pikërisht raporteve të autoriteteve greke në përpjekjet për të luftuar këtë trafik. Fotografitë shoqërojnë një koment të titulluar “Lufta e pashpallur e drogës në kufirin me Shqipërinë”.

Sipas këtyre të dhënave, lazaratasit kanë krijuar një kartel të drogës, që e fut hashashin në Greqi, Itali, Holandë, por edhe në destinacione të tjera europiane. E gjithë kjo situatë ka sjell si rezultat që në gjithë gjatësinë e kufirit greko-shqiptar të zhvillohet një luftë e pashpallur midis policisë dhe trafikantëve të drogës.

Agjencia thotë se kultivimi dhe trafikimi i drogës përbën pengesë për integrimin europian të vendit, por edhe për të përfituar subvencionime komunitare për bujqësinë.

Autoritet vënë në dukje se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë sekuestruar 6 tonë hashash, sasi që është 40% më e lartë se në të njkëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Autoritetet greke shtojnë se përgjatë vijës kufitare përballen me grupe kriminale të armatosur deri në dhëmbë. Mijëra pako me hashash dërgohen “vendmagazinime” rurale në kufi, prej nga i marrin bashkëpunëtorët e tyre, kryesisht grekë, që mbërrijnë aty me maika të marra me qera.

Sipas të dhënave, kur droga mbërrin në kufi, radha është e grupeve të trafikantëve, të armatosur me kallashnikovë, që e transportojnë mallin me krahë, deri në pika të caktuara të territorit grek. Aty e marrin në dorëzim pjesëtarët e rrjeteve greke, që drejtohen nga shqiptarë.

Pamjet që kanë regjistruar kamerat termike dhe i publikon ANA-MPA, e ilustrojnë më së miri situatën në kufi. Sipas agjencisë rrjetet e organizuara përpiqen të rekrutojnë gjithmonë e më shumë njerëz, kryesisht të rinj të papunë, duke i joshur me paratë. Synim i tyre, sipas autoriteteve shqiptare, është që përmes kompromentimit t’i angazhojnë për t’i përdorur në vazhdim edhe për qëllime të ndryshme, madje edhe për fushata elektorale.

greqi 2

June 11, 2014 17:46
Komento

1 Koment

  1. petrit June 12, 09:31

    Nuk ju rreh fort grekeve se droga ju vjen nga Lazarati apo Progonati.
    Ne mediat greke eshte theksuar se kete vit, droga e kapur nga Shqiperia eshte ritur 40% me shume se vitin e kaluar.
    Ky eshte lajm shqetesues e jo Lazarati qe perflitet qe prej 15 vjetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim