Autostrada Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës

May 15, 2019 16:29

Autostrada Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës

Brenda vjeshtës së këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Lajmi për Tv Scan bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku e cila thotë se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa pritet shprehja e interesit nga ana e tyre.

Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre”, tha ministrja.

Megjithatë, Balluku sqaron se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese. Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht”, tha Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas problematikës së shkaktuar me autostradën Milot-Morinë, ku aktualisht nuk ka asnjë rrugë alternative, ndërkohë që banorët e Kukësit janë të detyruara të paguajnë, ndonëse aplikohen tarifa të reduktuara.

o.j/dita

May 15, 2019 16:29
Komento

42 Komente

  1. anticensurë25642654 May 15, 16:40

    shtet hajdutësh asgjë më tepër!!
    me siguri do të shpikin ndonjë altarnativë tjetër për rruqën altarnative!!

    Reply to this comment
    • mirel May 15, 16:57

      Shtet hajdutesh, popull idiot.
      Para per votime

      Reply to this comment
    • genti May 16, 09:09

      Autostrada Tirane -Durres eshte ndertuar me fondin e buxhetit te shtetit. Keta (si edhe ata para tyre e perpara tyre) do ia falin privatit.

      Edhe per rrugen e Ndroqit jane bere mijera premtime, por thjesht kane marre votat edhe jane zhdukur. Rruga e Ndroqit eshte ne gjendjen me te keqe te mundshme duke e privuar zonen nga investime dhe turizem.

      Reply to this comment
  2. Remi May 15, 16:43

    Pagoni qena. Autostrada kombetare paguhet per horrat e Ramutit

    Reply to this comment
  3. Ranger May 15, 16:47

    Qeveria ordinere te beje njehere plotesisht rrugen e Ndrroqit si alternative, pastaj te vazhdoje me marrezine e takses se rruges bajat qe e quajne autostrade.

    Reply to this comment
    • mirel May 15, 17:39

      Nuk ka pse te permendet Rruga e Ndroqit fare.
      Autostrada e Durresit eshte paguar nga populli. Eshte rruge publike dhe jo private. Dhe Ndroqin e ka per detyre ta rregulloje me taxat qe vjelin, ose qe vjedhin me mire.

      Reply to this comment
      • Gent May 16, 09:09

        @ mirel. shume i drejte komenti. Autostrada Tirane -Durres eshte ndertuar me fondin e buxhetit te shtetit. Keta (si edhe ata para tyre e perpara tyre) do ia falin privatit.

        Edhe per rrugen e Ndroqit jane bere mijera premtime, por thjesht kane marre votat edhe jane zhdukur. Rruga e Ndroqit eshte ne gjendjen me te keqe te mundshme duke e privuar zonen nga investime dhe turizem.

        Reply to this comment
  4. demo May 15, 16:58

    Po te lane deri ne vjeshte,.

    Reply to this comment
  5. Adih May 15, 17:09

    Oj ministre ,keto rruge jane ndertuar me taksat e kokpalereve popull, o jo nga firmat private . Ja keni kaluar edhe Sali Larqoftit per korrupsion ju te PS. Ja keni kaluar ne % borxhit te Saliut ..prit se dardha e ka bishtin nga mbrapa .Populli dele do ju hedhi ne koshe te plehrave ashtu si vizatimet e shefit tend Rames , koha i ka hedhur ne koshe te plehrave .Apo doni te mbushni buxhetin dhe te mbuloni abuzimet dhe vjedhjet e juaja tamam si te Unaza e re tek Astiri ????
    Moj ministre pe lecke qe te terheq E Rama nga hundet a e di ti , se Autostradat ne Gjermani jane gratis dhe nuk paguan njeri .???!!!

    Reply to this comment
  6. Komentuesi pa pagese May 15, 17:25

    Pritet reagimi i liderit global. Ky lajm nuk eshte i vertete. Fake news….kazan…etj.etj. Jo ne vjeshte me pagese , por ne pranveren e vitit tjeter. Pak a shume si historia me Ramushin per taksat ndaj Serbise. Nuk i thashe t´i heqe, por t´i pezulloje.

    Reply to this comment
  7. Lili May 15, 17:26

    Politikane antikombtare qe fuan me vepruar me rrugen qe sjell ma shume fitim si me aeroportin ! Pse a nuk eshte shteti ne gjendje me vu nje trau aty e me vjell taxat vete, po duhet nje investitore! Ikni dy tre kuksian aty mjaftojne per traun, edhe paret e paguara dalin boll per mirembatje se deri sot shteti e ka mirembjatur kete rruge, edhe pa asnje pagese!
    Duhet qe politikanet qe dalin ne zgedhje te deklarohen kunder koncesionit ! Shtetin duam me forcuar, jo oligarkete!
    Te gjithe ne proteste kunder koncesioneve ne rruge ne aeroport ne uje etj!do ishte shume ma mire se protesta per pdpsapo lsine! O qytetare kerkoni shtet e jo parti e oligarke!

    Reply to this comment
  8. Arben May 15, 17:27

    Nga fitorja ne fitorje.

    prape se prape jemi te lumtur.

    partia per te miren tone mendon.

    rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik

    rrofte partia me shoket edver dhe lalidhjer ne krie

    Reply to this comment
  9. Ardi May 15, 17:30

    Ta gezojme o njerez sihariqin e rradhes te qeverise Rames. Sihariqe te tilla dhe te tjera na presin nga kjo skote zullumqaresh. Pertypeni o socialista bajgen e rradhes se Rames dhe ejani ketu shkruani se po hani mjalte.

    Reply to this comment
    • Ardi(jo ky rrocka me siper) May 15, 19:27

      ardi bajga,
      Kohe dhe para per te vjelle toksicitetin neper blogje e portale gjeni sa te doni. Jeni mesuar te mos paguani per rrugen dhe te keni makina luksoze madje. Do paguani si cecua sic paguan tere bota e qyteteruar. Vetem ne Albanistan i duan gjerat “free of charge”. Rnofte shpellari Saleh qe na la si ne Mesjete dhe sna kerkonte para per rruget por na avulloi 280 milione vetem per nje rruge “patriotike”. Ahahahah

      Reply to this comment
      • Adih May 15, 20:04

        Ardi kokeshtremti, servil dhe bythelepires i ramutit qe edhe kur ju ben mutin ne goje thoni’ oh sa te mire e beri’
        Hajt vihuni ne rresht me gezim dhe hare te paguani rruget e partise mafioze.
        Ptu lengaraq partie

        Reply to this comment
      • Lili May 15, 20:05

        Ardi,
        Jo ardi nuk eshte bash aq free of charge,se kemi paguar ate rruge me taxat tona, e jo per t’ia fale koncesionarit. Mos na trego per boten se te gjithe po e shohim boten sot e po dime se ne boten perendimore koncesionarin e bene rrugen me paret e veta e pastaj kerkon me na ba ´chargé deri sa te njexhrre koston + nje fare fitimi i kufizuar ne kohe e ne norme….e jo pa asnje lek investim te marr fitimin komplet morr djal!

        Reply to this comment
      • Ardi May 15, 20:16

        Shume mire Ardi (jo ky rrocka siper), ti je ajo Rrocka poshte…

        Reply to this comment
  10. asd May 15, 17:35

    Ne qytetaret jemi pronare te rruges sepse eshte ndertuar me fonde publike. Nderkohe qe mirembajtja eshte paguar me taksen e rruges.

    Pagesa eshte vjedhje? U vodh kur u ndertua, tani po vidhni per mirembajtjen.

    Reply to this comment
  11. MH May 15, 17:45

    Shqiptari politike apo qeveritare,krye mushke!
    Monizmin donte ta bante per nga zhvillim perparimi te vecant nga te tjeret.Pra ne kalim ekstrem.Tashti kapitalizmin perseri ne zhvillim te vecant nga te tjeret per te kalue ne ekstrem.Populli si lundra ne mes dallgeve.I shkapetun dhe kurr ne qetesi qe ta gezoje jeten.

    Reply to this comment
  12. Shpellari May 15, 18:00

    Ca thone keta shpellaret. Po fajin e ka Saliu qe i ndertoi rruget e tani duhet ti paguajme . Mire i kishim.

    Reply to this comment
  13. Mendimi jo profesionist May 15, 18:07

    Taksimi i rruges se ndertuar me taksat tona do ta quaj normale po qe se kalimtaret(mjetet) kane rruge alternative.

    Reply to this comment
    • lerim May 15, 18:57

      Po mor Rilindas i fshehur..
      Rruga eshte e paguar. Te gjithe rruget alternative jane. Po jane publike se jane paguar dhe paguhen nga taxat.
      Leri teatrot se klani i Ramutit je.
      Je ne mision te alternativave per vjedhje te Rilindjes

      Reply to this comment
      • lerim gopit te Vicidolit May 15, 19:31

        Te lerrofte Kina dhe India nenen dhe babane o i leruar para dhe pas. Po pse rruget ne bote me cfare fondesh ndertohen dhe mirembahen? Me idiotesite e tua? Yt shpellar shqipfoles. Jeni mesuar me bacen qe e la Shqiperine si Kandahari ku i binit ere mutit dhe shurres malokeve mbi Lane.

        Reply to this comment
  14. info analitike May 15, 18:09

    O shoke ketu qe ne fillim e nisni gabim. Tirane Durrës nuk ka parametrat e autostrades e nuk mund te konsiderohet autostrade sipas Kodit Rrugor. Pra dhe taksa eshte e pajustifikuar.

    Reply to this comment
  15. Drini May 15, 18:13

    Po pse abuzoni kaq hapur me pushtetin moj zonje. Po si u jepka nje rruge me koncesion nje privati kur investimi i asaj rruge eshte bere nga parate publike, pra nga taksat e popullit. Nese kompanite private bejne investimin me parate e tyre per ndertimin e nje rruge te re, ateher shteti ia jep me koncesion per 20-30 vjet qe te nxjerri parate e investimit dhe fitimin. Nese doni te mbushni arken e shtetit ti mbaj shteti ato pagesa qe do vendosni dhe jo ti marr nje privat qe ska investuar asnje gje per rrugen.

    Reply to this comment
  16. katarakti May 15, 18:43

    Po te jete i vertete lajmi, kjo do te thote qe shumica qe qeveris po perpiqet me te gjitha menyrat qe ta humbi sa me shpejt pushtetin. Mire e thote nje komentues me lart: Si mund t’i jepet me koncesion nje te huaji nje rruge kombetare dhe me kryesorja, kur ky i huaj nuk ka investuar asgje. Edhe sikur vete shteti te vinte traun dhe ta bente rrugen me pagese, kjo do te ishte tejet e padrejte. Sepse rruga eshte ndertuar nga shteti me taksat qe u vjel banoreve te vendit. Edhe mirembajtja duhet bere nga taksa per qarkullimin e automjeteve. Ky lajm kerkon nje spjegim. Se mua me duket çmenduri kjo pune. Ne rastin me te keq fare, qeveria mund ta bente me pagese kete rruge dhe te ardhurat futeshin ne buxhetin e shtetit. por t’ia japesh nje firme te huaj qe nuk ka derdhur asnje lek per ndertimin e saj, kjo eshte e pabesueshme. Edhe ajo rruga alternative eshte sa per t’i mbyllur gojen miletit. Braçe ku je ti?! Eshte koha te spjegohesh.

    Reply to this comment
    • mirel May 15, 18:53

      Ku jeni ju o Rilindas te merituar qe shanit kukesianet.
      Miresevini ne Tirane! Uellkem..si thote Rilindja ..
      Me pagese ama..

      Reply to this comment
      • mirel = i pafytyre May 15, 19:22

        Su ngope me mut o mirel dambllaja. Po rruget duhet mirembajtur. Apo per mirembajtje spaguhet ne bote???

        Reply to this comment
        • mirel May 15, 20:59

          Kafshe e mutit. Kujt ja tregon boten o hajdut i pangopur. Kafsha injorante kerkon te vjedhe me dhune. Nuk rron dot pa grabitur si shtaze cdo gje.
          Yyyyt plere e keqe.
          Fundin e keni afer qe me hengsh bolet me hengsh vulve e mutit

          Reply to this comment
  17. specialisti May 15, 18:55

    Zonja Ministre. Kur flet, duhet te jesh e informuar.
    Sa per dijeni, rruge alternative, te autostrades Tirane -Durres , eshte vetem deri ne Vore.
    Si do e japesh ne vjeshte me koncesion , kur nuk keni bere akoma rruget alternative Vore-Durres ? Mos te shkon mendja qe te quash rruge alternative rrugen Vore-Maminas-Shijak-Ura Dajlanit ? Nepunesit tuaj te kane informuar gabim zonja Ministre. Duhet ti shkarkosh nga puna. Te besh rruget alternative Vore-Durres, minimumi duhen 2 vjet. Pa marre parasysh qe per ndertimin e tyre duhen miliona euro fonde shpronesimesh, procedurat e te cilave zgjasin me vite.
    Shume mire mund te thoshe, qe po mendojme ta japim me koncesion e jo te thuash ne vjeshte.
    Suksese

    Reply to this comment
    • **** May 15, 19:17

      Ky i bie tjeter legeni. I qan hallin ministres. I sugjeron rruget alternative.
      Numer kaq te madh budallenjsh ne nje popull kaq te vogel nuk mumd te gjesh.

      Reply to this comment
  18. HOMORA May 15, 19:28

    kete qeveri ke frike ta quash ushenjeza,sepse i mungon respekt ushunjezes e cila thith gjak te qelbur.
    Keta vampira as me gjak te kulluar skane te ngopur.
    Po autostrada me leket e popullit eshte bere,pra ajo eshte paguar mese 5 here duke llogaritur dhe abuzimet perfituese bere ne emer te modernizimit dhe zhvillimit demokratik.
    Pra u dashka qe populli te ripaguaje ate qe e ka paguar pesefish?!
    Ja shfrytezimi i pameshirshem dhe zhytia nen diktatin e varferise qe po ushtron rilidnia satanike mbi popullin.
    Enveri kishte boll mizori,por keto mizori “moderne” qe ushtron dmokakania ja kalojne per nga monstryoziteti tyre,biles xhalozia po pllakos nxenesit e tij.
    autostrada eshte prone PUBLIKE si e tille i takon popullit dhe erveçse atij askurkush nyk ka te drejte te vendosi per fatin e saj.aksi kryesor logjistik eshte arteri baze i qarkullimit te vlereva dhe pasurive jetesore te popullit,pra ne saje te ligjit jetik,kjo prone eshte e popullit sepse ai e ka paguar me gjakun e tij.
    askurkush nuk ka te drejte te cenoje legjitimitetin e saj si prone e POPULLIT.
    Ndaj POPULLI te ngrihet e te protestoje pacifiksht qe zeri i tij te degjohet dhe te tregoje se POPULLI eshte vetvendosesi i fateve te TIJA.
    EKITET don te thote ajo qe eshte ndertuar me kontributin e Popullit ne pronen KOMBETARE ku ne kete prone POPULLI eshte KOMB dhe si i tille ska pse te çfuqizohet nga e drejta e tij pronesore.
    ZGJOHUNI si jo do mbyteni ne skllaveri totale!!!

    Reply to this comment
  19. Filip Spici May 15, 20:19

    Ky ishte nje lajm qe pritej qe kur u be rruga e kombit me leke . Se shpejti do jete dhe rruga e Elbasanit, ja sa te perfundoje dhe ato kilometrat e fundit qe i kane ngele me leket e popullit dhe do gjejne ndonje kunat apo baxhanak pa pune qe e kane ne Amerike dhe do ja japin me koncension gjasme nje kompanie prestigjoze nderkombtare, ashtu sic bene me Unazen e Re ne Astir.

    Reply to this comment
  20. Lili May 15, 20:21

    Imagjinoni: projekti iu eshte dorezuar investitoreve po shqiptaret nuk jane hiç te informuar as ne shtyp,as nepermjet institucionet as nepermjet deputeteve apo kryetaret e komunave ku kallon kjo autostrade!!!
    A cfare shteti kemi !!
    E pastaj cuditen pse ndodhin blokada alla kuksianeve!
    Po a nuk ju bje ne mend me diskutuar kosten, me njerezet te prekur nga ky vendim,apo e keni kush pyet per kete popull e per si do t’ia dale me paguar taxen e re,se prape taxe eshte kjo pagese….

    Reply to this comment
  21. valentina May 15, 21:28

    Ram legeni po shton pankenaqesite ne popull per te pregatitur terrenin e dorezimit te pushtetit bashkebythqirit lul pjeshkes sipas marreveshjes se 17 majit 2017,nuk jane rastesi,miratimi i varreve te qenerve greke,bisedimet hermetike per ndarjen e detit,rehabilitimi i kolaboracionistit mit’hat frasheri,perdhosja e heronjve te LANC,shperblimi me poste te ridvan rrenuesit te financave shqiptare,shperblimi i vellait te gazidedes visho ajazit ish-dosja sekrete e sali shpellarit,pa llogaritur grabitjet e bera sheshit,me koncesione dhe tendera mafioze,taksa te ngritura dhe te shtuara,e plot pislleqe te tjera,tregojne qarte marreveshjen e ketij bastardi kryeminister per te dorezuar pushtetin,por me kushtin qe lul bythqire te mbaj premtimin,se do beje gjithcka edhe duke dale nga parlamenti qe negociatat me BE te mos hapen,dhe reforma ne drejtesi te futet ne kalendat greke,atje ku ata kane shpirtin.

    Reply to this comment
  22. I majti May 15, 23:06

    Nuk ka asnje kuptim… Per ca para me teper keta do taksojne edhe ajrin qe thithim… jane te papare neoliberalo-sorosianet….Popull leshi, Qeveri e ndyre…

    Reply to this comment
  23. Genti May 16, 06:21

    Po te behet me pagese,duhet qe te hiqen ugjentisht taksat qe paguhen katerfish per mirembajtjen e rrugeve, si ne cmimin e karburantit, ne taksen e qarkullimit dhe ne tarifen e kolaudimit. Gjithashtu koncesionari duhet ti paguaj arkes publike te shtetit shumen e investuar nga fonde publiket per rrugen funksionale, si dhe perqindjet e viteve te shfrytezimit sipas kontrates.

    Reply to this comment
  24. Iliria e bashkuar May 16, 08:25

    Autostrade pa rruge ne rast urgjence ? Skandale nga ana teknike.

    Reply to this comment
  25. tori May 16, 10:55

    Ne cdo vend te botes autostrada paguhet.Shqiptari nuk don te paguaj asgje,por demokracia nuk asht filantrope.Per ate paguan per cdo gje.Problem eshte semundja jone,gjenetikisht e pasherushme e qe quhet ANKESE per cdo gje e gjithecka

    Reply to this comment
  26. Posht hajduteria May 16, 12:47

    Na gënjejnë hapur me gjoja investitor të huaj, janë fytyra e ndytë Edi Ramës me bandën e Ripjelljes së PS që , me investitorë të fallsifikuar, po pregatisin mega vjedhjen e radhës. Ata do ta kopsitin në atë mënyrë konçensionin që, edhe të bjenë nga pushteti, paratë të venë lumë në xhepin e tyre, sikurse shkojnë në xhepin e kryedobiçit të PS, Fatos Nanos. Paskin qënë rracë e mallkuar këta të Ripjelljes, ngrihuni o popull që të mos gëzojnë as një qindarkë as Saliu, as Ilir Meta, as ky flliqësira, supermashtruesi Edi Rama, vjedhur popullit fukara. Ju lutem mos e quani Rilindje e PS duke përdhosur Rilindjen e vërtetë, quajeni Ripjellje, se Rilindja është për njerëzit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*