“Autostrada Tiranë-Durrës u përmbyt për shkak të zbukurimeve”

November 23, 2015 11:36

“Autostrada Tiranë-Durrës u përmbyt për shkak të zbukurimeve”

Si rrallë ndonjëherë, gjatë ditës së djeshme u përmbyt edhe autostrada Tiranë-Durrës, në dalje të kryeqytetit. Drejtori i Emergjencave Civile e ka një shpjegim për këtë.

Ai thotë se zbukurimi i rrugës çoi në ngushtimin e kanaleve kulluese dhe për pasojë, ujë doli mbi kanale duke përmbytur autostradën.

“Ne kemi nevojë për rrugë funksionale dhe jo të zbukuruara”, thotë Prençi.

Ai deklaron se në disa zona të Tiranës, përmbytjet erdhën për shkak të qeseve plastike që kanë bllokuar pusetat.

“Ka disa ndërtime që bëjnë të ketë ujë në vend dhe gjithmonë aty ka përmbytje. Nuk është situatë jashtë kontrollit. Sot që në orët e para të mëngjesit kam qenë në Bregun e Lumit. Në të dy argjinaturat e bregut të lumit ka plehra dhe bizneset i hedhin të gjitha aty, kjo është e pafalshme. INUV, Drejtoria e Mbetjeve Urbane duhet të ndëshkojnë me masa të rrepta të gjithë shkelësit sepse të gjitha plehrat shkaktojnë ndotje të lumit të Tiranës, është konstatuar me qindra metër kub mbetje”, u shpreh Prençi.

November 23, 2015 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim