Autostrada Tiranë-Elbasan, rruga që nuk përfundon kurrë

December 11, 2017 15:21

Autostrada Tiranë-Elbasan, rruga që nuk përfundon kurrë

 

Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në një projekt që nuk po përfundon kurrë.

Përveç kësaj, kjo rrugë vetëm po thith fonde shtesë, duke e bërë të paqartë se sa do të jetë kosto finale e rrugës.

Qeveria shqiptare pati nënshkruar dy kredi me dy banka islamike ne vitin 2011 për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometrash dhe me një shumë të tenderuar prej 33 miliardë lekësh, raporton Top Channel.

Punimet nisen po atë vit, pikërisht për ndërtimin e pjesës më të vështirë, tunelit të Krrabës. Firma fituese, kompania greke AKTOR surprizoi të gjithë teksa ofroi 83 milionë dollarë për ndërtimin e këtij tuneli nga 150 milionë dollarë që ishte fondi limit i programuar nga Ministria e Transporteve.

Në 2013 u bë hapja u tunelit, ndërsa i gjithë projekti duhet të përfundonte në 2015.

Por që nga ajo ditë punimet në këtë aks janë bërë me hope, punimet ecën ngadalë ose u pezulluan për shkak se qeveria ra në krizë dhe nuk arriti të shlyejë detyrimet ndaj kompanive sipërmarrëse. Deri në fund të vitit 2015 që financuar 28 miliardë lekë, ndërsa gjatë vitit 2016 qeveria akordoi një shumë minimale prej 1.1 miliardë lekësh për këtë rrugë.

Përfundimi i saj kërkon edhe 9 miliardë lekë punime.

Shembjet në Ibë ndodhen në fund të 2014 dhe vetëm në mars të vitit që jemi u miratua një kredi shtesë prej rreth 4 miliardë lekë nga banka islamike për zhvillimin për të mbuluar kostot e këtyre shembjeve.

Por nuk mbaron këtu, autoriteti rrugor shqiptar po auditon mënyrën se është projektuar, financuar dhe tenderuar ky projekt dhe me shumë gjasa do të duhen para të tjera shtesë për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë para të tjera duhen për pastrimin dhe ribërjen e armaturave pas rënies së masivit shkëmbor para hyrjes në tunel nga Elbasani në Tiranë.

Kjo pjesë rrugë është marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare dhe garancia prej një vit ka përfunduar pikërisht në nëntor.

Autoriteti rrugor shqiptar po studion shkaqet dhe nuk dihet nëse do të kemi kallëzim penal apo jo.

Ajo që është e sigurt është se autostrada Tiranw-Elbasan do të marrw para tjera dhe kohe shtesë për të përfunduar plotësisht.

December 11, 2017 15:21
Komento

9 Komente

  1. Xha Braho December 11, 16:30

    Keshtu eshte kur Kryeshpellari Vicidolit duhej te priste shiritin e perurimit te kesaj rruge ne zgjedhjet e 2013. Ju kujtohet besoj. Edhe pas 2013 Ministrine e Infrastruktures ja lane cubave te LesheLise. Vaj medet Albanistan….

    Reply to this comment
  2. Kris December 11, 16:41

    Po kthehesha ne Shqiperi pas shume vitesh! Duke udhetuar ne dalje te Tiranes shikoj shume njerez ,banderola,police te shumte me uniforma si bashibozuke ,polici rrugore! Tek sheshi i madh flamuj dhe feate! Pyeta se cfare po ndodh? Me thane qe vjen Berisha te inaguroje tunelin! Rruga s’kishte perfunduar! Sheshi ishte si shesh pas nje permbytjeje te madhe! Mendova -o Sal mos vdeksh kurre, nuk hoqe dore nga keto gjera!

    Reply to this comment
  3. h. d. December 11, 18:06

    Për mua është gabim projekti i gjurmës së autostradës në krahun e majtë të rrjedhës së lumit. Edhe sot, sështë çudi sepse pa bërë fizibilitetin smund të flitet me siguri, por pjesa nga Iba deri tek tuneli, rrezik do kushtonte më lirë të bëhej e re në nkrahun tjetër të lumit sesa shpenzimet që do nevoiten për përfundimin dhe mirëmbajtjen e kësaj pjese në këtë krah. U janë prerë këmbët pakove të shkëmbijve ranorë që kanë kënd rënie deri 30 gradë. Zona është shumë e studiuar nga ana gjeologjike, me shpime me rrjet 200 x 200m dhe ka profile të formacioneve gjeologjikë.
    Lexoni revistat shkenca dhe jeta të vitit 1981 dhe do gjeni material edhe për rrëshqitjet në një zonë mbi të cilën kalon autostrada.

    Reply to this comment
  4. faturat ti paguaj Saliu ,jo shteti . December 11, 18:23

    Të gjithë fatura e dëmeve ekonomike të riparimeve e rr/Elbasanit ti faturohen projektuesit të çëmendur dhe S.Berishës që preu shiritin e kësajë rruge pa bazament dhe siguri ansore .

    Reply to this comment
    • xxx December 12, 00:13

      te gjitha faturat ekonomike duhet te dalin nga llogarite personale te saliut, lulzimit, bodes, e gjithe qeverise PD. Gjobat qe paguajme sot per zhberje te kontratave te demshme, te koncensioneve fantazme, te projekteve gjysmake, kredira miliardash nga banka te ndryshme te tretura ne uje, te gjitha te dalin nga sekuestrimi i pasurive personale te qeverise PD dhe gjyqtareve e prokuroreve.

      Reply to this comment
  5. perkthyesi December 11, 18:50

    E kam theksuar gjithnje ne komentet e mia kete problem, se kompania ka bere nje faj te rende qe nuk ka nenkontraktuar specialiste te gjeologjise inxhinierike!

    Reply to this comment
  6. Arben December 11, 18:50

    E KENI PARASYSH ATE THENIEN.

    GJEJA E LIRE, TE KUSHTON SHTRENJTE.

    KESHTU NISI SI TENDER, OFERTA ME E LIRE.

    I LIRE PLENCI ESHTE, KESHTU QE TA GEZOJME

    TANI.

    Reply to this comment
  7. spata December 12, 11:40

    Jan skemat e mashtrimit e te pervetsimit qe ka predorur Pd .Ne kete kanace te qelbur jane shume politikane te Pd e te LSI.Degjova qe ne Lungomaren e Vlores kishte hedhur para Presidenti yne i ndershmi nga me te perlyerit e politikes shqiptare .
    Ja kaq e thjeshte eshte per te nxerr konkluzjonet per veprat e kryera me parat e djersen e popullit Shqiprare. Kerkon prokuroria flet arresti per Sajmirin qe te cbiroje a ka lidhje me Habilaj dhe per kete ngjarje qe dihen autoret e i shikojne me sy shqiptaret nuk e merr mundimin fare .Pse ulurin Basha per Prokurorin .Nuk do shume mendje .Prokuroria vepron me telekomanden e pisllekut dhe funksjonon per ata qe i prishin pune kupoles se politikanve te inkriminuar .Parat e popullit derdhen lume ne xhepat e te huajve per te ferkuar Pd e Saliun dhe per keto vepra, ne sherbim te popullit, behen kangren qe na rrjep deri sa te egzistojne.
    Shqiperise nuk i duhen prokurore te tille. As institucjoni ne doren e nje figure qe duket hapur qe eshte me telekomand .Te kete organ kolegjal qe vendos mbi veprat penale .K/Prokurori te jete nje figure administrative por jo me kopetenca ligjzbatuese .Ne vendim marrjet te kete vetem te drejten e votes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*