Aventura e një anglezi te varri i Enver Hoxhës

July 10, 2017 10:10

Aventura e një anglezi te varri i Enver Hoxhës

Dash Frashëri

Turisti anglez, Mark Leslie, është rikthyer këtë fundjavë pas 30 vitesh në Shqipëri. 57- vjeçari shoqërohet nga 2 djemtë e tij Peter dhe Andrew Leslie dhe kishte dëshirën e madhe për ta vizituar edhe një herë varrin e diktatorit Enver Hoxha.

Pas një aventure jo të zakonshme, Leslie arrin ta gjejë e të vendosë lule atje. Unë pata rastin ta përjetoj këtë “aventurë” angleze dhe po e tregoj ashtu si e përjetova.

Për një të pasionuar deri në ekstremitet pas historisë botërore, përfshirë edhe asaj të Shqipërisë, misioni për të vizituar dhe t’u treguar djemve të tij varrin e Enver Hoxhës, ishte edhe sfida e radhës për turistin anglez 57-vjeçar Mark Leslie, drejtues i një kompanie sigurimesh në Angli, Tobell Insurance Services Ltd. Për të ishte më shumë se një detyrim shpirtëror. Po rikthehej pas 30 vjetësh në Shqipëri.

Dash Frashëri dhe Mark Leslie

“Kam qenë 27 vjeç në verën e vitit 1987, sa është tani djali im, Piter, kur së bashku me një grup prej 40 turistësh të tjerë anglezë vizituam Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Në krah të monumentit (“Nëna Shqipëri) pamë dhe varrin e Enver Hoxhës, udhëheqësit tuaj komunist, të rrethuar komplet me lule. Në fakt, u befasova, pasi ishte një varr i thjeshtë, ndryshe nga sa unë besoja se do të ishte, nisur dhe nga fakti se ai drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt, për më shumë se 40 vjet. Kam disa foto në shtëpi te varri i Enver Hoxhës nga vizita gjashtëditore në Shqipëri atëherë, të cilat fatkeqësisht nuk i kam me vete”,  – më thotë Mark Leslie, babai i të cilit ka qenë një nga ushtarët britanikë që luftuan në mbështetje të partizanëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E di që në Tiranë ndodhen varreza e ushtarëve britanikë, – shton Mark në ambientet e Hotel Jolly në kryeqytet, duke më treguar një hartë të Tiranës, që ndodhej në librin e tij të udhëtimit mbi Shqipërinë.

“Kur erdha në vitin 1987 në Shqipëri, doja të plotësoja pikërisht një dëshirë të babait tim. Na u deshën dy muaj për të marrë vizën hyrëse në Shqipëri dhe plotësuam shumë formularë. Hymë nga kufiri me Malin e Zi dhe pasi na kontrolluan imtësisht, bëmë gati 200 metra më këmbë për të hipur në autobusin shqiptar, që na çoi në hotel “Adriatik” në Durrës. Përpara se të vinim ne Shqipëri na kishin dhënë shumë informacione për vendin, Enver Hoxhën dhe udhëheqësin e ri të vendit, Ramiz Alinë”, – vazhdon bashkëbisedimin Mark Leslie, që shton se, nëse para 30 vjetësh ai kishte parë vetëm një semafor e pak makina, tani ishte i befasuar nga pamja dhe trafiku që ofronte kryeqyteti shqiptar.

“Erdhëm në Shqipëri me makinë nga Ohri i Maqedonisë, duke kaluar nga pika kufitare e Tushemishtit. Qytet shumë i bukur Pogradeci. E shijova rrugën për në Tiranë dhe mezi prisja t’u tregoja djemve varrin e Enver Hoxhës. Shkuam në Varrezat e Dëshmorëve, por nuk e gjetëm varrin e tij, edhe pse e kërkuam për disa minuta. A mund të më ndihmosh, për ta gjetur. Dua ta vizitoj patjetër”, – më thotë Mark Leslie.

“Pas ndryshimit të regjimit dhe ardhjes në pushtet të qeverise së re demokratike, varrin e tij e zhvendosën në varrezat publike të Sharrës”, i them unë, duke i treguar disa foto të varrit të Enver Hoxhës pas kërkimit në motorin e Google dhe duke i shkruar në një letër rrugën sesi mund të shkonte atje.

“Vërtet, kaq shumë njerëz dhe lule çojnë njerëzit atje. Po, kjo grua e vjetër kush është?”, më pyet Marku. “Nexhmije Hoxha, gruaja e Enverit? Po sa vjeç është tani? E mbaj mënd pamjen e saj nga fotot e albumit që bleva në Tiranë. Dukej një grua e fisme”.

Të nesërmen, me letrën ne dorë, Mark Leslie dhe dy djemtë e tij, shkuan në varrezat e Sharrës.

“Ishin tepër të mëdha, pyetëm tre veta, por një djalë i vogël rreth 11-13 vjeç na ndihmoi ta gjenim varrin e Enver Hoxhës” – më tha anglezi, që shton se i kishte dhënë pesë mijë lekë të vjetër djalit që e ndihmoi. “I meritonte, pasi pa ndihmën e tij nuk do ta gjenim kurrë”, më tregon fotot e tij pranë varrit të diktatorit komunist.

Mark Lesli e dinte që në Shqipëri ishte ndërtuar edhe një mauzeleum për Enver Hoxhën, por edhe pse kishte shëtitur bulevardin kryesor të Tiranës nuk mund ta gjente dot. “Nuk ekziston më. Tani quhet piramida dhe është në gjendje të shkatërruar”, i them. “Por, si është e mundur? Historia është pjesa më e rëndësishme e kujtesës së një kombi. Unë që e kam pasionin tim kryesor historinë nuk e kuptoj”, thotë ai.

Unë  zgjodha heshtjen, ndërsa Mark Leslie dhe dy djemtë e tij morën rrugën drejt Bunk’Art 2. Teksa e pyeta se çfarë mendon për historitë e viktimave të regjimit komunist me të cilat u njoh në Bunk’Art 2, Leslie thotë se janë vetëm ana e keqe e figurës së Hoxhës dhe se Shqipëria sot ka ndryshuar shumë.

“Kjo është vetëm ana e errët e figurës së diktatorit, nuk mund të themi që ai kishte vetëm ndikim negativ. Në Bunk’Art ka shumë informacion për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Është shumë interesante. Shpenzova 1 orë kohë për të parë dhe lexuar histori. Sot Tirana dhe Shqipëria janë shumë më ndryshe se para 30 vitesh”.

 

July 10, 2017 10:10
Komento

39 Komente

  1. demo July 10, 12:19

    Sa anglez dhe amerikane do te gjesh ne Afrike duke kerkuar kafshe gjakatare si diktatori i Kongos,Lomunba,njeringrenesi Nguema,Tirani i Togos,Eyuadema,qe hante organet gjenitale te kundershtareve politike,Bokasso i Nigerise qe hante femijet.E kane si sfide anglo-amerikanet kete pune.Sikur dalin ne Safar dhe sfidojne luanin,hienen,krokodilin dhe te tjera kafshe te rrezikshme.Pamvaresisht se shume kane perfunduar ne barkun e luaneve dhe te tjere jane vrare nga diktatoret gjakatare(si turisti amerikan ne Korene e veriut),prape sfida eshte joshese.Kane me se mburren kur shkojne ne vendlindje.Ne kendej kujtojme se vleresojne tiranin Hoxha,,ata andej mburren se kane vizituar varrin e nje kafshe te rrezikshme dhe nuk i gjeti gje.

    Reply to this comment
    • -- July 10, 19:43

      Me idiote dhe hajvane si puna jote do hecim perpara.
      Injorant dhe tru bosh!

      Reply to this comment
    • ELIOT July 11, 19:50

      kush e tha qe anglezet jane te gjithe intligenta ;;,,,,,, ka edhe koqe ;;;; ne kemi gzim kullufin londra ka kete koqen ;;;; po varrin e fidel castros a e ka vizituar ky marksi ;;;; ha ha ha nje anglez qe dhe hop ;;;;; po mijera jo miliona qe e njohin si psi a e dini ju te gazetes ;;;;; ne France ka varresh te nazistave ;;; dhe ka shume veta qe i vizitojne ;;; nga kurioziteti ma ha mendja ;;; edhe ky ;;;

      Reply to this comment
    • demokrati July 12, 13:51

      O demo intelektuali…
      O demo qe kur linde e ke koken te mbushur me m…sepse ishit dhe jeni rrace m… qe Enveri ju tregoi vendin.

      Reply to this comment
  2. perversi me valixhe druri July 10, 12:32

    Ky i huaj i nderuar cuditet dhe nuk mund te kuptoje pse-ne e trajtimit ne kete menyre te Enver Hoxhes,pasi ai nuk ka jetuar ketu me doktor kancerin tone e banden e tij,qe dje bridhnin Europen me shurren e tij ne qeske,kurse pas 90-tes u kthyen ne persekutore te tij dhe familjes se tij,duke evidentuar vetem anet e keqija dhe gabimet e sistemit.Sistem,nga i cili vete i paudhi yne me noten mesatara 4,5 u fut ne universitet dhe u be doktor,fale Enver Hoxhes,i cili,me politiken e tijn e emeroi dhe ne kryeqytet,te hedhe tentakulat e tij dhe te pergatitet per ate gjeme te madhe qe i shkaktoi ketij populli e ketij vendi.Mallkuar qofte per jete e mot ky fare tipi,i quajtur Sali Berisha.

    Reply to this comment
  3. Der Spiegel July 10, 14:01

    E.H ishte nje udheheqes i Madh

    por

    edhe udheheqesi me i Bukur i Botes.

    E.H ishte Trim e Legjendar qe mori vete pjese

    ne lufte dhe e udhehoqi ate.

    Anglezet e Amerikanet e Ruset dhe i gjithe

    Kampi kunder Fashizmit

    e kane per detyre ta nderojne aleatin e tyre E.H.

    E.H urdheroj ushtrine Shqiptare

    deri ne Clirimin e Kosoves.

    Anglezet dhe Amerikanet do e nderojne E.H

    sepse Ai ishte i pari njeri qe ja plasi Hrrushovit

    ne Surrat dhe i pari njeri qe filloj te prishe

    Traktatin e Varshaves

    E.H ishte nje Kafshe

    me emrin LÖWE……..

    Reply to this comment
    • emigrant July 10, 15:51

      I nderuar tifoz i Enver Hoxes, Nje udheheqes qe poshtron dhe ushtron dhunen dhe violncen ndaj popullit te vet tregon ne radhe te pare qe s’ka respekt per kombin nga i cili vjen e keshtu me rradhe. Persa i perket sjelljes me te huajt qe ja u perplaste ne fytyre ja donte puna sepse vetem keshtu mund te mbante karrigen e diktatorit deri ne fund

      Reply to this comment
      • caliqi July 11, 20:00

        I painformuar z.Emigrant:Nga replika qe ke dashur te besh me parakomentuesin duket se je nga mosha i ri e i pa informuar !E thene me shkoqur edhe pse;se pari Ai jetoi,luftoi e punoi vetem per kombin e jo er hordhite qe na kane pushtuar sot e qe te kane shpelare kafken ty(pasi se besoj te kesh tru);se dyti Ai denonte vetem ne emer te “popullit ” e ne interes te tij tashme nje pakice eshte popull dhe shumica jane armiq apo jo(behet fjale per jenat e ata qe pasi e rropen kete vend e pervehtesuan miliona dollare sot e kane nxjerr ne treg per ta shitur kete vend pasi ty te beri “emigrant” e s’te intereson me jo ky vend por as historia e saj;se fundemi po te jap nje perkufizim qe ka qarkulluar e qarkullon edhe sot per dy kohet ose sistemet (n.q.se e kupton kete term):Populli ka nxjerre nje kokluzion duke e pershkruar keshtu:Ne kohen e Enveri “diktatura” te thoshte:Ne kete sistem ke te garantuar punen,buken ujin e dritat dhe thoshte ,mos ha mut kunder rregjimit se te fus brenda!Tani qe fituam shkerdhatokracine alla kaubojse perkufizimi eshte i tille:Ne kohen Berishjane thuhet se ne shkerdhatokraci punen,buken ,ujin e dritat nuk i ke te garantuara dhe per sistemin shkerdhatokrat fol e ha mut sa te duash!Kjo ishte ajo kohe krahas te keqiajave e te mirave te saj por qe s’mund kurr me u krahasue me sot me Shqiperine bordello ku vjen e pshurros çdo pseudodiplomat qe ka merite ne ngritjen e kesaj kuplaraje!

        Reply to this comment
    • ELIOT July 11, 19:58

      TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKA LENE ME KOHE …. DER….PE DERRRI …MJERE FAMILJA QE TE KA … PO BIDONIN E VAJGURIT QE TA LA BABI JOT ENVERI A E KE AKOMA APO PO BICIKLETEN E MAOS E KE MORE DEBILE … APO E KA MARE ME VETE NE GJERMANI … HA HA HA .COBANET E EUROPES … ..

      Reply to this comment
  4. Arben July 10, 14:09

    A JU PSHURRSHA ENVER KRIMINELIN JUVE, PA.

    Reply to this comment
  5. Brace July 10, 14:14

    enverin e donin te gjithe dhe qane me lot kur iku.

    tashti pas vdekjes, e cfare nuk shpifin njerzit,

    mendimet e njerzeve jane te turbullta.

    Ne kemi problem shqiperie se te gjitha figurat e udheheqesit i shajme.

    Shajme Skenderbene pse ai luftoj Turqine.

    Duhet te shkruhet historia nga historiane e jo nga

    Frrok Cupa e Hu Butka qe jane te felliqur.

    Reply to this comment
  6. A.C. July 10, 16:32

    … se mos e lënë pa e përmëndur “diktatori”.. se nuk ja botojnë shkrimin… mbetet ti vëmë nofkën “bole kandari” shkruesve të artikujve negativë për gjigandin e Shqipërisë Enver Hoxha…

    Reply to this comment
  7. fteri July 10, 16:52

    Kjo vizitë nuk është një aventurë !!!!

    ……por është një vlersim i lartë që Britaniku patëriot dhe i zgjuar Mark Lesli i bënë varrit të E.Hoxhës ky është VARRI i një udhëheqës i madhë i lavdishëm i PPSH i RPSH,dhe i popullit shqiptar ,revulicionar e markësistë i shquar në shkallë botrore ,organizatori i Partrisë Komuniste të Shqipërisë,Prijsi Legjendar dhe Strateg i Luftës Antifashiste -Nac-Çlirimtare të Revulicionit Popullor ,Krijues e Drejtues i Pushtetit të Ri të Shtetit të Dikëtaturës së Proletariatit ,Burrë Shteti i shquar ,Arkitekt i Ndërtimit të Socializmit dhe Zhdukjes së Shfrytëzimit Çifligaro-Borgjez mbi popullsinë .

    Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Lavdishëm të forcave më të mëdha ushtarake në histori të Kombit me USHTRI mbi 75000 luftëtar partizanë të rreshtuar vullnetarisht ,më vonë Komandant i Ushtrisë Moderne Shqiptare që siguronte Mbrojtjen e Paprekshmërinë toksore nga armiqtë e mundëshëm në çdo cep dhe të lirisë dhe pamvarsisë Atdheut tonë të dashur.

    Krijues e drejtues i pushtetit të ri gjatë ndërtimit të socializmit në shqipëri ,komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të RPS të SHqipërisë ;personalitet i shquar i komunizmit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur ;figura më e madhe historike e popullit dhe e kombit tonë që tërë jetën e tijë ja kushtoi Partisë,popullit,atdheut,kauzës së komunizmit ndërkombëtar. Sekretar i KQ të PPSH ,Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë,Kryetar i Këshillit të Mbrojtjes ,dy herë hero i popullit ,hero i punës socialiste .

    Jeta dhe vepra e E.Hoxhës është histori brilante e gjallë e një kombi për 50 vjet ,kurrë nuk pësoi humbje ,por vetëm fitore ,me të jan të lidhura të gjitha fitoret historike të epokës së revulicionit popullor dhe të socializmit të arritura të atdhut tonë.

    Në figurën e personin e tijë jan mishëruar virtytet më brilante të popullit tonë që nga lashtësia deri në ditët tona,si karakterin e lartë luftarak e fisnik,ka mbjellur traditat të ndritura e heroike ,shpirtin kryengritës e bujar që i kaliti e farkëtoi nëpër beteja për liri e pamvarsi ,për : -DRITË E DIJE ,PËR TOKË E BUKË në trojet e veta Arbërore.

    Figura e E.Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike ,mendimtar markësist dhe udhëheqës revulicionar,komandant ushtarak dhe burrë shteti ,diplomat e publicistë , telektual erudit dhe eduktar i masave ,orator i fjalëzjarrtë madhështor në paraqitje fizike midis udhëheqësve botror dhe mik i njerzve të thjeshtë .Kurrizin u theu shfrytëzuesve dhe gjakpirsve të popullit.

    Në krye të partisë e popullit shqiptar luftoi e punoi si shqiponjë dhe kurrë nuk e tradhëtoi popullin e tijë të dashur deri çastin e fundit për të mirën e bagatinë e atdheut ,për çeshtjen e madhe të socializmit .

    Vepra e tijë dhe trazhgimi i pa çmueshëm i tijë do të rrojë në shekuj .Prandaj ky vlersohet edhe nga bota e qytetruar edhe nga turisti britaniku Mark Lesli së bashku me djemtë e tijë.
    *****Kjo është një këmbanë e madhe zgjimi se si duhet ti vlersomë luftëtarët e mëdhej të njerzimit si E.Hoxha.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic July 10, 17:28

    Enver Hoxha ishte shume i deashur jo vetem per shqiptaret brenda kufirit, pore edhe per hapsiren shqiptare.
    Me ardhjen e Berishes ne pushtet ky mendoi se duke e shra Enverin dhe duke rrenuar punen pesdhjetvjcare te atij sistemi do te fitonte pike dhe do te konsiderohej si “Gjeni” i demokracise.
    Ne fakte Berisha ishte injorat ashtu sice eshte edhe sote e kesaje dite.Se pike nuk fitohet me shqrje pore piket fitohen me pune. Ne se Berisha do te mbante te gjall vetem punen qe la ai sitem sote Berisha do te ishte me i madhi i kohrave duke ja kaluar edhe Enverit e Skenderbeut.
    Pore injoranca e tij, kapja e tij nga qarqet antishqiptare dhe monopolet ben qe ai te merret me te kaluaren, te rrenoj djersen dhe mundin e popullit per pesdhjet vjet dhe per pasoi sote eshte njeriu me i urryer i shqiptare. Pra Berisha e humbi n jeher e pergjithmon ate qe mendonte ta arrinte.Ai arriti tradhetin ndaj shqiptarev dhe kombit te vet.
    Keshtu sote nje rregjim nuk mundet me sharje dhe mashtrim pore mundet vetem me pun.Ket nuk e beri Berisha dhe sote Nostalgjia per Enveri sa vjen e rrite.!
    Ne ket masaker kunder realiteti shqiptar nuk ngeli pas ase Rugova dhe menduan se u erdhi dita per tu hakmarreur peer fundin e Xhaferr Deves dhe te Rexhep Mitrovices e kompani.!
    Anglezet e deshen Enverin dhe Partizanet pore Udheqja e larte Britanike ne ate kohe kishte piksynime te keqia per shqiperin.!

    Reply to this comment
  9. skifteri July 10, 18:13

    E.Hoxha edukoi gra revulicionar puntore dhe familjare të paisura me dituri dhe vendosmëri për ndërtimin e shqiprisë socialiste,i çliroi ato nga kthetrat e shfrytzimit ,mbeturinat prapanik çifligaro -borgjez !

    Vetëm PPSH ,dhe Enver Hoxha i mbështeti dhe i çliroi gruan ,motrat dhe vajzat shqiptare nga kthetrat e zhfrytëzimit shekullor feudalo – borgjez. Gratë u çliruan përgjithmon nga skllavria dhe errësira mesjtare ,tok me burrat i vunë gjoksin punës ,shkollës ,familjes, për ndërtimin e jetës së re të begatshme .

    Rreth vijës së PARTISË dhe E.Hoxhës lidhet përparimi i gruas shqiptare si nënë ,si ushtare ,si luftëtare ,si edukatore .si shtëpiake ,si nënpunëse së aktiviste ,si veprimtare heroike e popullit në ndërtimin e vendit ,por edhe si sportiste të talentuara .

    Prandaj për herë të parë në histori të shqipërisë gratë u integruan ,u kualifikuan ,u shkolluan . Punuan në fabrika ,në fshatra,,në shkolla ,në shëndetësi e arsim në sporte ,kudo luftonin për tu kulturuar kundër injorancës feudoborgjeze që donin ta mbanin gruan dhe vajzat shqiptare në errësirë dhe injorancë dhe prapambetje.

    Gratë në socializëm ishin të forta ,të guximshme ,pse ato kishin partin e pushtetin në krah ,jo si sot që shitet me lek si raklamë prostitute ,që shfrytëzohet barbarisht si skllave ,që robërohet si kafshë barre ,kur ajo është e barabart në shoqëri me burrat..Në të kaluarën (para PPSH -së ) si sot jeta e grave e vajzave është vuajtje ,shfrytëzim ,trafikim ,grabitje .vrasje dhe drogë është një VARR i hapur !.

    Për këtë arritje ai nderohet botrisht si pishtar i civilizimit dhe lirisë së gruas.

    Reply to this comment
  10. enver dallkauku July 10, 19:20

    Enveri ka qënë sëmundje kancerogjene.

    Reply to this comment
  11. MH July 10, 19:40

    Pronari seleksionon koshin e mellave para se ti tregetoj.Heq te kalburat dhe mban te shendoshtat.
    Kete ka ba dhe Enveri.I’au nxiu jeten kalbesirave dhe mbajti te shendoshtat.
    Po ta shikojme drejte drejt e holl holle.”Demokratet” e keti shekullit ku kuptohet se jane trashegimtaret e kolaboracionistet puthadore me pushtuesit.Duke e hequr padrejtesisht varrin e Enverit nga trolli i deshmorve.I kane dhane ndrimin ma te fuqishem duke pushuar ne zemren e popullit,bashke me popullin ne varrezat e Sharres.
    Ne qe komentojme nuk kemi pse te shqetesohemi.Historia asht kokeforte dhe do e vendosin ne piadestalin e merituar ne historin e kombit shqiptare.

    Reply to this comment
  12. Dashamir July 11, 06:17

    Enver hoxha ishte diktator. Dhe shtetin e kishte ndertuar me ligj diktature.por specifikisht te cilesuar. Diktature e shumices ndaj atyre qe ja paten nxi jeten keti populli qe kur ne toke eshte shfaqur homosapiens e deri ne vitin 1945. Per miliona vjet shqiperia mbeti e varfer dhe vetem 800000 banore ne 40 vjet diktature u rrit 4 milion. Dhe se dyti tani qe jemi ne kapalizem a e kuptojne ata se eshte veshtire ti gjesh varrin Enverit por nuk eshte aspak veshtire te gjesh bijet e komunistve qe jetojne ne supre luks. Pikerisht ata qe deri sa erdhi enveri nuk guxoni te ndertonin oxhak ne shtepi. Sepse vetem beu kishte kte te drejte miliona vjeçare. Tani beu ndodhet i groposur diku ne ndonje kenet ndersa myzeqari i dikushem udheton me ferrari.i

    Reply to this comment
    • Populli pa minimumin jetik July 11, 21:26

      O Fteri vneri
      burre pa nderi
      kur do mbarosh
      ti idioti, kodosh!

      Reply to this comment
      • sharlatanit minimum mendor !!!! July 12, 16:37

        *****Po vodhe ,po gënjeve ,po grabite mbetsh pa minimum jetik ,o kodosh mashtrues grabiqar !
        ·
        Turmat u ngritën e goditën diellin ,Zeuesin e tyre E.Hoxha ,heroin që çliroi vendin ,që ndërtoi shqiprinë ,që arsimoi e kulturoi popullsinë 90% analfabete funksional ,që siguroi punë për të gjithë ,strehim ,shkollim,shëndetësi falas ,siguri e GARANCI jete të papara e dëgjuar ndonjëherë në histori të shqiptarve të një popull të mbushur me histori rrënqethse gjaqe e hakmarrje e vrasje përmitive.

        E.Hoxha ndëtoi një rendë të ri që ndriçoi vendin si dielli , kurrë shqiptarët nuk do e gëzojnë më.!,dhe të godasësh diellin ,do të thotë se ke ngelur përjetësisht në errësirë,siç kemi mbetur tash 30 vjet në krim,vjedhje ,shkatrrim dhe hajdutri e diskreminim. .

        Njerzit sot e 27 vjet lëvizin të çorejentuar në boshllokun politik kapitalistë ,një ambient pa vlera MORALE,po jetojmë në shoqërinë e xhunglës kapitaliste ku ha njeriu njerinë 100 dollar puntori 1500dollar politikani e deputeti . Popoulli po zhvatet barbarisht ,po shfrytëzohet si skllavë.
        Djersa dhe gjaku i tijë shkojnë lumë ,po vritet në derë të shtëpisë njeriu i pa fajshëm ,po drogohet dhe degjenerohet pa mëshirë deri në masakrim .

        Turmat vranë edhe Jezu Krishtin ,dhe ai tha : fali zot se nuk dinë ça bajnë.Kjo ndodhi edhe me Zeusin E.Hoxha ,vepra e tijë do rrojë në jetë të jetve ,tradhëtarët do jenë në vrimën e zezë të zhdukjes si emër në histori do apo s’do ti zagar që kërkon minimum jetik ,sharlatan me minimumin MENDOT !

        Reply to this comment
    • Iri July 11, 21:39

      O dashamir,
      Populli shqiptar nuk ka përjetuar kurrë një diktaturë më të egër se 1944-1990!
      Kjo është e padiskutueshme!
      Qe disa maloke e katundare janë bërë milionerë, nuk do të thotë se ato janë të kulturuar, por vec te pasuruar!
      Rritja e popullsisë nuk ka qenë 4 milion, por 2.5 milion skllevër!

      Reply to this comment
  13. Kasandra July 11, 12:13

    Pelegrinazh me lule tek Varri-Lapidar i Enver Hoxhës!
    Ky është titulli që meriton nderimi i britanikut Mark Lesli për heroin tonë legjendar Enver Hoxha. Ai erdhi për së dyti pelegrin tek varri i tij bashkë me dy djemtë e tij për tu treguar atyre për udhëheqësin shqiptar në mbështetje të cilit kishte luftuar edhe gjyshi i tyre kundër fashizmit, një histori familiare me tradita të forta përparimtare. Ai u tha djemve se ndryshimi i vendvarrimit nuk e ndryshon historinë, se shqiptarët nën udhëheqjen e Enver hoxhës njohën vetëm fitore dhe përparim, fituan mbi pushtuesin, zhdukën shfrytëzimin e egër dhe padrejtësinë, triumfuan mbi errësirën dhe pabesinë, zhvilluan dhe qytetëruan vendin dhe veten vetëm në pesëdhjetë vjet fillim-mbarim, një model unik për gjithë njerëzinë. Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë, të vjetër e të rinj! Kasandra.

    Reply to this comment
    • Meshira July 11, 18:19

      O Kasandra e idiotesise!
      Shko moj tek mjeku, se gjynah..për ty, Fterin, MH e ca te tjere.m.

      Reply to this comment
    • Agroni July 12, 09:08

      Te ka ngelur truri tek ideologjia e genjeshtres!
      Enveri qe diktator i tipit stalinist, si dhe Kim Soung Young!
      Shko ne Korene e Veriut, te dali malli per Enverin!
      Kujdes se ai vrau dhe vellain e vet, si dhe Enveri miqte e shoket e tij..

      Reply to this comment
  14. antienveriste te te gjitha vendeve bashkohuni dhe merrni nje brisk rroje July 11, 21:59

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,

    ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    .
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker.
    .
    Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
    .
    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.

    .
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    .
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.

    Reply to this comment
  15. Nausika July 11, 22:25

    Ky artikull si dhe shumica e komenteve tregon, se sa keq e ka përpunuar shoqëria shqiptare historinë e kohës së diktaturës më të egër të të gjitha kohërave!!!
    Në Gjermani u pushua nga puna spikerja, Eva Mattes, sepse midis të tjerash, tha se Hitleri ka ndërtuar gjthe autostradat e Gjermanisë!!! Gjë që është e vërtetë, por duke pasur parasysh që 10 vjetet e diktaturës…është një ofendim për njerzit që vuajtën…
    Është turp për shoqërinë shqiptare, ky qëndrim…

    Reply to this comment
    • mira July 12, 08:45

      O Nausika,
      Kjo është mëse e vërtetë!
      Shqiptarëve do tu duhet të përjetojnë një diktaturë tjetër, qe të fillojnë të përpunojnë të shkuarën…
      Mezi mësojnë nga historia!
      Besoj se këto Fterin, Skifteri, MH, Kasandra jane nga kasta qe pati perfitime nga diktatura ose jetojne ne vendet kapitaliste dhe na derdellisin me trute e gomarit…

      Reply to this comment
    • Hani mut, qeras qeveria. July 12, 19:26

      Hitleri gjithsej ka ndertuar 30 km autobahn.

      Reply to this comment
  16. *****e pa vdekshme vepra tij***** July 12, 06:04

    Enver Hoxha mbetet shembulli i gjallë i besnikrisë ,atdhetarizmit dhe udhëheqësi politik dhe ushtarak brilant në shkallën superiore të kombit shqiptar !!!!

    Prandajë : E PA VDAKSHME VEPRA E TIJ i këndon poeti popullor , Shëngjin-LEZHË

    Pse shqiponjat krahët s’i tundin ?
    Vallë ,pse malet kokën ulin ?
    Pse bilbilat pushuan kangën ?
    Gjith’Shqipnia filloi gjamën .
    U ça guri e nxjerr lot toka ,
    u nda nga ne Enver Hoxha !
    Sot kushdo ka sy t’ përlotur ,
    për kët’ humbje që ka ky popull.
    Enver Hoxha ,legjendari,
    ju mbulon lavdia , jo varri,
    Vepra jote plot lavdi,
    e pa vdekshme n’histori.
    *****KOMANDANT MES LUFTËTARËSH ,.
    NË GJI TË NËNËS SHQIPËRI !..*****

    *****Jo vetëm për 50 vjetë , por për gjithmon,për brezat e sotëm dhe të ardhëshëm.

    Enver Hoxha është një nga mrekullitë më të mëdha të kombit shqiptar që krijoi lufta ,pushtimi ngadhënjimi dhe fitorja e popullit shqiptar mbi armiqët e huaj dhe çifligarët ,bajrektarët dhe zagartë.

    E.Hoxha i ndihmoi shqiptarët të dalin nga bota e kafshve të mesjetës me grupe e fise te prapambetjes dhe shfrytëzimit kapitalistë i shkolloi ,i barazoi ,i strehoi me shtëpi ,u garntoi punën ,jetën e shkollimin pa dallim ,ku çdo njeri ishte i sigurtë në shtëpinë e tijë dhe në rrugë ,i siguroi shëndetësi falas në cepat e fshatrave e qyteteve të shqiprisë .

    Puna dhe vepra e E.Hoxhës ka rrënjë të thella jo vetëm në Gjirokastër por në çdo cep e vendë në shpirtin e çdo shqiptari të ndershëm e atdhetar kudo ku ndodhet sot në shqipri ,kosovë ,mal të zi,maqedoni ,qamëri dhe në gjithë botën ku ndodhen shqiptar .

    Dashuria e popullit për E.Hoxhën është e thellë e pafundëme sepse ajo ka deportuar në zemrën e mendjen e çdo shqiptari ,është ngritur në lartësi të mëdha të jetës, midis tokës dhe qiellit.

    Puna dhe ralizimet e E.Hoxhës pamvarsisht nga plagët që mori gjatë rrumpallës 30 vjeçare duhe u sulmuar gjithçka që ndërtoi populli për 50 vjet i shkatrruan barbarët për 20 vjet,por sidoqoftë ,arritjet e E.Hoxhës mbetën të gjalla ,të fuqishme ,të pa krahasueshme me rendet kapitaliste shfrytëzuese .

    Arritjet e E.Hoxhës për gjysëm shekulli udhëheqës i shqiptarve jan brilante !. Ai e bashkoi kombin, e ndritoi ,e nxori nga errësira në dritë,shpirtin dhe mendjen e shqiptarve lartësioi .Lartësoi vetitë e vyrtytet ,familjen dhe femrën shqiptare e lulëzoi ,vllazërinë dhe mikpritjen dhe respektin e dashurinë e shtoi edhe një lajthi ndahej së bashku ,familja ishte e bashuar miqësia shtohej .gjaqet e shuan familjet u pajtuan.

    Dashurie e një kombi për E.Hoxhën s’është e ndaluar as së mund të ndalohet kurrë…….. nëpërmjet urrejtjes shpifjes dhe mashtrimit,ai jeton i gjallë midis shqiptarve ,kur u vritet një pjestar i familjes ,kur vdesin për ndihmë shëndtësore ,kur mbetet në rrugë pa shtëpi e strehim dhe pa ushqim.kur hapur u vidhet prona ,kur masakrohen në gjykata ,kur djersa e tijë vidhet nga punëdhënsi dhe shteti,kur i vidhet pensioni dhe djersa e derdhur,kur rinija tymoset nga hashash ,kur vajzën apo djalin ta rrëmbejnë në derë të shtëpisë dhe nuk je i zoti tu dalësh përzot se shteti bëhet palë me kriminelët. etj…etj gjithmon kujtojmë E.Hoxhën.!!!!!

    Enver Hoxha i kushtoi gjithë jetën e tijë atdheut dhe kombit .Më shumë bukë,më shumë kulturë,më shumë shtet,më shumë rregull ,vepra e tijë është e do të mbesë e pa arritshme zhvillim sa për 1000vjet kapitalizëm shfrytëzues i çifligarve dhe zhfrytëzuesve barbar.

    Reply to this comment
  17. *****e pa vdekshme vepra tij***** July 12, 06:19

    Enver Hoxha mbetet shembulli i gjallë i besnikrisë ,atdhetarizmit dhe udhëheqësi politik dhe ushtarak brilant në shkallën superiore të kombit shqiptar !!!!

    Prandajë : E PA VDAKSHME VEPRA E TIJ i këndon poeti popullor , Shëngjin-LEZHË

    Pse shqiponjat krahët s’i tundin ?
    Vallë ,pse malet kokën ulin ?
    Pse bilbilat pushuan kangën ?
    Gjith’Shqipnia filloi gjamën .
    U ça guri e nxjerr lot toka ,
    u nda nga ne Enver Hoxha !
    Sot kushdo ka sy t’ përlotur ,
    për kët’ humbje që ka ky popull.
    Enver Hoxha ,legjendari,
    ju mbulon lavdia , jo varri,
    Vepra jote plot lavdi,
    e pa vdekshme n’histori.
    *****KOMANDANT MES LUFTËTARËSH ,.
    NË GJI TË NËNËS SHQIPËRI !..*****

    *****Jo vetëm për 50 vjetë , por për gjithmon,për brezat e sotëm dhe të ardhëshëm.

    Enver Hoxha është një nga mrekullitë më të mëdha të kombit shqiptar që krijoi lufta ,pushtimi ngadhënjimi dhe fitorja e popullit shqiptar mbi armiqët e huaj dhe çifligarët ,bajrektarët dhe zagartë.

    E.Hoxha i ndihmoi shqiptarët të dalin nga bota e kafshve të mesjetës me grupe e fise te prapambetjes dhe shfrytëzimit kapitalistë i shkolloi ,i barazoi ,i strehoi me shtëpi ,u garntoi punën ,jetën e shkollimin pa dallim ,ku çdo njeri ishte i sigurtë në shtëpinë e tijë dhe në rrugë ,i siguroi shëndetësi falas në cepat e fshatrave e qyteteve të shqiprisë .

    Puna dhe vepra e E.Hoxhës ka rrënjë të thella jo vetëm në Gjirokastër por në çdo cep e vendë në shpirtin e çdo shqiptari të ndershëm e atdhetar kudo ku ndodhet sot në shqipri ,kosovë ,mal të zi,maqedoni ,Çamëri dhe në gjithë botën ku ndodhen shqiptar .

    Dashuria e popullit për E.Hoxhën është e thellë e pafundëme sepse ajo ka deportuar në zemrën e mendjen e çdo shqiptari ,është ngritur në lartësi të mëdha të jetës, midis tokës dhe qiellit.

    Puna dhe ralizimet e E.Hoxhës pamvarsisht nga plagët që mori gjatë rrumpallës 30 vjeçare duhe u sulmuar gjithçka që ndërtoi populli për 50 vjet , i shkatrruan barbarët për 20 vjet. Por sidoqoftë ,arritjet e E.Hoxhës mbetën të gjalla ,të fuqishme ,të pa krahasueshme me rendet kapitaliste shfrytëzuese .

    Arritjet e E.Hoxhës për gjysëm shekulli udhëheqës i shqiptarve jan brilante !. Ai e bashkoi kombin, e ndritoi ,e nxori nga errësira në dritë,shpirtin dhe mendjen e shqiptarve lartësioi .Lartësoi vetitë e vyrtytet ,familjen dhe femrën shqiptare e lulëzoi ,vllazërinë dhe mikpritjen dhe respektin e dashurinë e shtoi edhe një lajthi ndahej së bashku ,familja ishte e bashuar miqësia shtohej .gjaqet e shuan familjet u pajtuan.

    Dashurie e një kombi për E.Hoxhën s’është e ndaluar as së mund të ndalohet kurrë…….. nëpërmjet urrejtjes shpifjes dhe mashtrimit,ai jeton i gjallë midis shqiptarve ,kur u vritet një pjestar i familjes ,kur vdesin për ndihmë shëndtësore ,kur mbetet në rrugë pa shtëpi e strehim dhe pa ushqim.kur hapur u vidhet prona ,kur masakrohen në gjykata ,kur djersa e tijë vidhet nga punëdhënsi dhe shteti,kur i vidhet pensioni dhe djersa e derdhur,kur rinija tymoset nga hashash ,kur vajzën apo djalin ta rrëmbejnë në derë të shtëpisë dhe nuk je i zoti tu dalësh përzot se shteti bëhet palë me kriminelët. etj…etj gjithmon kujtojmë E.Hoxhën.!!!!!

    Enver Hoxha i kushtoi gjithë jetën e tijë atdheut dhe kombit .Më shumë bukë,më shumë kulturë,më shumë shtet,më shumë rregull ,vepra e tijë është e do të mbesë e pa arritshme zhvillim sa për 1000vjet kapitalizëm shfrytëzues i çifligarve dhe pizavengve barbar.

    Reply to this comment
    • 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 July 12, 16:02

      I NDERUAR KOMENTUES ****EPVVT***

      Jam i sigurte qe brezat qe do vijne do ta quajne periudhen 1991-2013 si nje genocid antikomunist kanibalesk dhe doktrinen e antishqiptareve dhe antihumanve rajerson-biberaj dhe bishes tyre berishe nje kolere demonkratike

      Eshte e vertete qe enveristet sot nuk i kalojne as 500-600 vetat dhe jane me pak se sekti i jehovait qe aplikohet sot ne shqiperi por ato qe mendojne se ne shteti i enverit ishte me dinjitoz dhe me i fuqishem se bordelloja e salehut,tosit,lilit ,lulit dhe ed ramushit jane shtuar shume dhe vetem referndumi e ndan shapi nga sheqeri. se shqiptaret pergjithesi jane treguar te moderuar me Enver Hoxhen qe kur ishte gjalle edhe tani pasi ai ka 30 vjet.
      .
      Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.
      .
      Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër).
      .
      U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.

      .
      Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
      Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
      .

      .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.

      Reply to this comment
  18. KORÇARI July 12, 22:42

    ENVER HOXHA ISHTE ËSHTË DHE DO TË JETË UDHËHEQËSI MË I DENJË DHE ATDHEDASHËS ,PAS SKËNDERBEUT DHE FAN NOLIT PËR KOMBIN SHQIPTAR.
    NË VITET 60 NË GREQI KUR THOSHIN O ALLVANOS (SHQIPTARI) NËNKUPTON NJË VEND TË FUQISHËM EKONOMIKISHT DHE USHTARAKISHT ASHTU SI THEMI NE SOT GJERMANI. DHE MOS NXITOHEN KOT DISA PALAÇO TË DALIN DHE TË THONË SE GJOJA GREKU NUK KISHTE OSE SI JETPHEJ NË SHQIPËRI PASI E.Y.P. GREK (SH.I.K) DHE ASFALIA (SIGURIMI) GREK E NJIHNIN SHKËLQYER SITUATËN NË SHQIPËRI.

    Reply to this comment
  19. Nene Pashako July 13, 17:29

    Enverr Hoxha nje bir NENE
    I treti i Shqiperise,
    Do mbetet ne histori
    50 vjecare vera e tij.
    Lum kush te rroje,
    Kete figure ta lartesoje
    I treti dhe i verteti
    krah Ismail Qemalit
    dhe ta madhit Gergj Kastrioti..
    ***
    Kush nuk e do shqiperine
    mer neper goje Kryenjerine
    Enver Hoxha nje beri Nena
    I ngriti shqiperise me te tera.
    Rron Enveri- VEPRA e Tij,
    Antishqiptare le te lehin .
    **
    Me rrofshi ju; atdhetare PENA
    …,Atij Burri lartesuar VLERAT.
    Vitet do kalojne…
    Vlerat do ia lartesojne.

    Nene Pashako.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*