Aventurierët shijojnë adrenalinën e qiellit në Beograd

June 13, 2016 22:30

Aventurierët shijojnë adrenalinën e qiellit në Beograd

“Fillimisht nuk e çon dot nëpër mend se po hidhesh. Në tre sekondat e para nuk e di se çfarë të mendosh. Nuk e di as nëse je i trembur apo jo,” thotë Pavle.

Ai duhet ta ketë idenë. Sapo është hedhur nga një aeroplan për herë të parë, një rënie 3000 metra deri në tokë i lidhur me një instruktor me eksperiencë. Duke buzëqeshur me emocione të përziera, Pavle qëndron në fushën e madhe të aeroportit të sporteve Lisicji Jarak në lagjen Padinska skela në Beograd.

Aeroporti ndodhet 13 kilometra në veri të Beogradit. Mund të vini me makinë ose të merrni autobusin numër 101 nga lagjja Bogoslovija. Duhet rreth gjysmë ore për të shkuar në stacionin e PK Beograd, pastaj ecni 100 metra përpara dhe kur ktheheni djathtas, hyni në në një portë të madhe blu. Do të ecni përsëri 100 metra dhe ja ku jeni, të rrethuar me aeroplanë dhe parashuta!

Të fluturosh si zog

“Mendova se do të ishte si një karusel, por është krejt ndryshe! Fluturon si një zot,” thotë Pavle, duke buzëqeshur nga mosbesimi për atë që sapo ka bërë.

Duke u zbërthyer nga litarët që e kanë lidhur fort pas instruktorit, ai vazhdon të thotë se do ta bënte sërish. Disa agjenci ofrojnë aventura të fluturimit me parashutë në Beograd dhe gjetkë në Serbi – hedhje me apo pa instruktorë nga lartësi të ndryshme, kryesisht prej 3000 deri në 4000 metra.

Tamara Zuniç, që punon për Tandem Skok Beograd në aeroportin Lisicji Jarak, thotë se hedhja me parashutë është aplikuar vetëm së fundmi në Serbi por ka rezultuar tashmë shumë popullore. Hedhja me parashutë këtu hapet me kohën e mirë të pranverës dhe zgjat deri në vjeshtë. Deri më tani ata kanë punuar vetëm gjatë fundjavave, por Zuniç thotë se agjencia planifikon të operojë në ditë të javës gjithashtu me shtimin e popullaritetit të hedhjes.

Hedhja me partner

“Tandem skok [hedhja] është për këdo që dëshiron të hidhet nga një avion për herë të parë, por për dikë që ndoshta mjaftueshëm i guximshëm për ta bërë vetëm pas trajnimit,” thotë Zuniç. “Me tandem skok hidhesh me një instruktor, i cili ka një parashutë dhe ka përvojë”.

Ata që fluturojnë nuk kanë parashutat e tyre. Për shkak se janë të lidhur mirë me instruktorë me eksperiencë, ata nuk kanë nevojë për trajnim special apo eksperiencë të mëparshme. Ata mbështetjen thjesht te instruktori, pa u shqetësuar për procedurat apo për çështjet e sigurisë.

“Një pasagjer vetëm sa shijon fluturimin”, thotë Zuniç.

Hedhja pason një përgatitje të shkurtër, që përfshin një bisedë 20-minuta me instruktorin.

“Instruktori i thotë të tjerëve që fluturojnë se çfarë do të ndodhë gjatë kërcnimit, çfarë duhet të bëjnë me duart dhe këmbët dhe si të hyjnë dhe hidhen nga avioni,” thotë Zuniç.

Duhen rrth 20 minuta që avioni të arrijë lartësinë 3000 metra. Pastaj instruktori dhe pasagjeri aventurier hidhen nga avioni, shijojnë 40 sekonda rënie të lirë dhe pastaj hapin parashutën. Kur parashuta hapet, bëhen pesë deri në shtatë minuta fluturim në qiell.

Opsionet për fluturuesit me eksperiencë

Është gjithashtu e mundur të hidheni vetëm, pa një instruktor, por fluturuesit duhet të përgatiten për tre apo katër muaj.

Përveç kërcnimit në lartësinë 3000 metra, Zuniç thotë se klientët në Tandem Skok Beograd mund të zgjedhin lartësinë 3500 dhe 4000 metra për një eksperiencë më të gjatë të rënies së lirë.

Të rinjtë shpesh shqetësohen rreth sigurisë, por Zuniç thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Nuk kemi pasur asnjë situatë të papritur. Fluturimi me parashutë ka nivele shumë të larta sigurie në shekullin 21,” shpjegon ajo.

Çmimet variojnë nga 150 euro deri në 280 euro, në varësi të lartësisë dhe faktorëve të tjerë.

Lisicji-jarak-Beograd-BIRN-533x400“Frika është OK”

Pavle nuk është i vetmi që erdhi për një eksperiencë unike këtë të dielë me diell.

Aeroporti është plot me aventurierë profesionistë dhe nga ata që e kanë për herë të parë, të cilët në mënyrë të pashmangshme vijnë me miqtë dhe familjen për mbështetje. Aeroporti ka një kafene ku mund të pini ndërkohë që prisni për radhën tuaj apo të shijoni pamjen e fushës së gjelbër dhe një qiell blu të mbushur me parashuta, që janë të dukshme së pari si pika të vogla me ngjyra dhe pastaj bëhen silueta të qarta të aventurierëve dhe instruktorëve.

Zeljko Djudjev është një nga instruktorët. Ai ka bër ë 2,500 kërcime dhe është hedhur me parashutë për më shumë se 30 vite. Frika ka ikur pas gjithë asaj kohe, thotë ai – dhe adrenalina gjithashtu.

“Për ne që fluturojmë me parashutë është një relaks,” thotë ai.

Gjëra ndryshojnë kur hidhesh me pasagjerë, pranon ai, pasi je përgjegjës për jetën e dikujt tjetër gjithashtu.

“Atëherë sigurisht që kam një përgjegjësi më të madhe, përqendrim dhe shqetësim,” thotë ai.

Djurdjev thotë se njerëzit zakonisht kanë frikë përpara se të niset avioni dhe përpara se të hidhen. Ai i ndihmon ata të qetësohen duke i nxitur të mendojnë për arsyen përse erdhën: të shijojnë eksperiencën.

“I them atyre të mos mendojnë rreth gjërave negative si defektet e avionit apo të parashutës,” thotë Djurdjev.

“Frika është okej, por vetëm në sasi normale.” Shumica e njerëzve thonë se kërcimi i parë është më interesanti dhe ka eksperiencën më të fuqishme.

“Atë që përjeton në hedhjen e parë, e përjeton vetëm një herë dhe kurrë më,” thotë Djurdjev.

“Entuziazmi dhe adrenalina janë aq të larta saqë nuk mund të krahasohet me asgjë,” shton ai duke buzëqeshur. / BIRN

June 13, 2016 22:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*