Aviacioni civil, si bahçe private

April 11, 2019 14:32

Aviacioni civil, si bahçe private

 

Dritan Goxhaj

Para disa ditësh u thye sërish siguria në aeroportin e vetëm në vend, në Rinas. Një person, një hallexhi, pasi preu telat rrethues të aeroportit tentoi të hypte në një avion, por u ndalua nga policia te shkallët e avionit. Shyqyr që ai qëlloi hallexhi e jo diçka tjetër. Edhe pasi u thye sistemi i sigurisë, reagimi nuk ka ekzistuar, qoftë nga operatori që kryen këtë shërbim në Rinas, por as edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC). Ky ent, dhe përkatësisht Drejtoria e Mbikëqyrjes së Sigurisë në aviacion, nuk ka reaguar.

Ky rast, edhe pse nuk pati vjedhje parash që të tërhiqte vëmendjen e medias, e cila u mjaftua vetëm më një raport të shkurtër në edicionet e lajmeve, përbën një rast tjetër flagrant të shkeljes dhe thyerjes së sigurisë në aeroportin e Rinasit. Mirëpo, Rinasi është pjesë e sigurisë kombëtare, kështu që kemi cenim të kësaj sigurie. Autoriteti i Aviacionit  Civil, i cili është organi shtetëror që mbikqyr veprimtarinë e operatorit privat e që ofron shërbimin e sigurisë në aviacion, çuditërishtë nuk reagoi fare! Në rastin më të pakët duhej të organizonte nji auditim të menjëhershëm të nivelit të sigurisë në Rinas. Kush mund të  shqetësohet së pari, përveç Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Ajrore, kryetar i të cilit është drejtori i AAC, për të marrë masat e nevojshme parandalues ndaj operatorit privat, i cili për të disatën herë nuk e ka kryer punën për të cilën është kontraktuar?!  Por u mjaftuan me një vizitë kortezie në Rinas të drejtorit të kësaj drejtorie sa për të pirë një kafe e për të thënë: Hë mo, se nuk u bë ndonjë gjë e madhe.

Por edhe para një muaj a më shumë, në Rinas nuk funksionoj radari i Albkontrollit për një periudhë kohore disa orëshe. Në atë rast raportoi në media Sali Berisha, përmes qytetarit diçital. Por ngaqë e raportoi skandalin Berisha, askush nuk u muar me atë rast, edhe pse mos funksionimi i radarit përbën sërish rast cënim të sigurisë ajrore, e për rrjedhojë cënim të sigurisë kombëtare. Drejtoria përkatëse, që është ajo e Mbikqyrjes të Shërbimeve të Lundrimit Ajror, as nuk lëvizi nga vendi, qoftë edhe për një vizit kortezie, sikundër bëri Drejtori i Sigurisë në aviacion. Por me sa duket, në këtë rast fajin e ka Saliu që e publikoi.

Sërish, para disa javësh pasagjerët në Rinas ju duhej që të prisnin me orë për të marrë bagazhet e tyre. Kjo se konçesionari i Rinasit e kishte të limituar numrin e punonjësve të bagazheve, për shkak të trajnimit që po kryenin një pjesë. Me këtë u justifikua konçesionari për mos dhënien e një shërbimi të tillë. U mundova ta gjeja në kontratën që ky konçesionar ka me shtetin, dhe një arsye e tillë për mos dhënien e shërbimit, nuk ekziston. Edhe në këtë rast drejtoria përkatëse në AAC, që është ajo e aeroporteve, as nuk e mori mundimin të ofronte ose të merrte ndonjë masë, qoftë edhe administrative, konform Kodit Ajror, Ligji 10040.

Në mënyrë të vazhdueshme udhëtarët shqiptarë keqtrajtohen nga kompania “Blu Panorama” dhe kompania tjetër shqiptare, duke i lënë pasagjerët me orë të tëra në aeroport për të pritur fluturimin e rradhës. Ose ju anullohet fluturimi për shkak se komopanitë shesin bileta më shumë se kapaciteti i tyre. Dhë sërish për këto shkelje të të drejtave të pasagjerëve, në Shqipëri nuk reagon aspak drejtoria përkatëse në AAC, që është Drejtoria e Zhvillimit të Transportit Ajror

Gjatë periudhës së verës, në kohën e emergjencës së zjarreve, Drejtoria e Emergjencave Civile në shqipëri kontrakton për shuarjen e zjarrevfe një kompani helikopterësh, e cila operon në vendin tonë tash e disa vite pa asnjë lloj license. Dhe regjistrimi në Autoritetin e Avioacionit Civil, të cilin e kryen Drejtoria e Mbikqyrjes së Operatorëve Ajrorë dhe Organizatave të Miratuara të Mirëmbajtjes, nuk e bën si duhet monitorimin e liçensimit e operimin e këtyre operatorëve. Për më tepër, gjatë fushatës për shuarjen e zjarreve helikopteri në një rast, në vend që ujin ta hidhte mbi zjarr e hedh mbi pushuesit në plazh. Edhe pse në këtë rast kishim një incident ajror, sërish as drejtoria përkatëse dhe as vet AAC nuk e vunë ujin në zjarr.

Në të gjitha rastet e përmendura më lart, që janë vetëm raste të shkëputura, nuk ka pasur asnjë reagim të fortë ose domethënës nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil. Në të gjitha këto raste kemi cënim të sigurisë ajrore dhe të të drejtave të pasagjerëve.

Për të gjitha këto raste Autoriteti e ka pasur mundësinë që të reagonte ashtu si duhej, por absolutisht ky Autoritet nuk ka bërë asgjë. Ose thënë më mire, ka bërë vetëm sehirxhiun, thua se kjo fushë nuk i përket këtij institucioni. Ndërkohë që ky institucion është një ent rregullator dhe mbikqyrës.

Por, për sa i përket rregullimit të vetes, në fakt e ka rregulluar shumë mirë veten, sidomos drejtuesit e të gjitha niveleve. Ndërsa, përsa i përket anës mbikqyrëse, ky autoritet ka ngatërruar fjalën shqipe mbikqyrje me sehir. Ose dikush jua ka shpjeguar gabim kuptimin e këtyre dy fjalëve.

Mjafton t’i hedhësh një sy faqes zyrtare të këtij autoriteti dhe të lexosh misionin e tij, të cilin po e hedh Copi face: “ Misioni ynë është të krijojmë një mjedis të aviacionit civil në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, përmes monitorimit të vazhdueshëm, ndërveprimit me operatorët dhe nivelit të lartë të kompetencës profesionale të personelit të AAC. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka përgjegjesi të qartë për rregullimin dhe mbikqyrjen e sigurisë në të gjithe veprimtarinë e transportit ajror civil në Republikën e Shqiperise, në zbatim të ligjit nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Duke qenë anëtarë në Organizatat Ndërkombëtare të Aviacionit, në përputhje me detyrimet përkatëse, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të kontribuar “për të garantuar rritje të sigurt dhe të rregullt të aviacionit ndërkombëtar civil në nivel global”. Objektivat tona për nxitjen e sigurisë integrohen me sistemet e ICAOs/ ECAC, / EASAs dhe EUROCONTROL, të traspozuara në legjislacionin bazë të aviacionit civil në R.SH, Kodit Ajror, Ligjit për Autoritetin e AAC si dhe VKM-ve, Urdhrave, Udhëzimeve të dale me qëllim, garantimin e një transporti ajror të sigurtë.
AAC është e orjentuar drejt përmbushjes me efektivitet dhe efiçencë të nevojave të pasagjerëve dhe shoqerisë në tërësi. AAC kërkon të promovojë zhvillimin e aviacionit civil dhe të thjeshtëzojë zhvillimin ekonomik në të gjithë vendin, nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjithë palët e përfshira
”.

Sipas kësaj ekspozeje të publikuar nga vetë AAC, të gjitha rastet e sipër cituara ose nuk duhej të kishin ndodhur ose do të duhej të ishin marrë masat e nevojshme. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Pra shkurt, ky Autoritet nuk është duke e kryer misionin e tij. Mendoj se me kohë duhej që dikush t’i kërkonte llogari këtij autoriteti dhe atyre që e drejtojnë, sikundër edhe e deklarojnë në misionin e tyre. Uroj që neglizhenca shtetërore ndaj një fushe dhe një enti të tillë, qoftë ajo edhe në kërkesën e llogarisë dhe përgjegjësisë, të marrë fund sa më shpejtë që të jetë e mundur. Eshtë domosdoshmëri që ky Autoritet të përfundojë së qeni bahçe private e individëve të favorizuar nga X e Y parti politike, e të kthehet në një ent të përgjegjëshëm për garantimin e sigurisë ajrore dhe të shërbimeve që shqiptarët kanë nevojë në fushën e Aviacionit Civil. Uroj që kjo të mos jetë Shqipëria që duam.

April 11, 2019 14:32
Komento

5 Komente

  1. vilson naci April 11, 15:12

    Z. Dritan ke shume te drejte po kujt ja thua. Ju e dini mire historine e luanit me miun qe i kaloi te mustaqet. Ai tha nuk eshte puna se kaloi njeher por e bene rruge. Prandaj ata qe i emrojne ne keto detyra duhet qe te marrin masat nga me ekstremet sidomos kur kemi te bejme me raste sigurie qysh ne rastin me te pare. Tek ne pergjegjesia quhet privilegj dhe jo detyre.

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE April 11, 15:38

    Z. Dritan, ju keni te drejte ne reagimin tuaj, por jo vetem aviacioni shqiptar eshte bere si bahçe private e partive politike dhe krimit te organizuar “shteteror”(!) Bahçe private per politikanet “shqiptare” eshte bere i gjithe atdheu shqiptar, Shqiperia dhe e gjithe pasuria kombetare, te gjithe politikanet plaçkitin ne menyre te pakontrolluar sepse fatkeqesisht Shteti shqiptar ka rene dhe “politikanet” perfaqesojne interesa e veta dhe te familjeve, miqve, dashamiresve, nipave dhe mbesave pa e çare koken per kombin, Atdheun dhe per shqiptaret qe brenge te vetme kane kombin dhe atdheun shqiptar…
    Te punojme shume dhe te shpresojme ta kemi Shqiperine qe e duam te gjithe shqiptaret, pa renegate ne krye!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. mirel April 11, 18:48

    Ok, po fajin e ka Meta me siguri, dhe Mona kurva.
    Ramizmi te vjedhe sa te doje.
    Ka mbeshtetjen e plote te popullit
    Dhe cke me helikopterin qe nuk shoi zjarrin por u hodhi uje pushuesve ne plazh.
    Kohe vere ishte, vape e madhe, kane nevoje te freskohen plazhistet, pavaresisht se mund tju digjej bytha arave me tej.
    Moren sherbim falas nga qielli.
    Te te vije e mira nga qielli dhe ti ankoshesh?
    Kadri paske qene dhe ti

    Reply to this comment
  4. Dori April 11, 20:02

    Bravo Dritan, ti duhet te emerohesh drejtor i Pergjithshem i Aviacionit Civil.

    Reply to this comment
  5. Lili April 12, 08:35

    Ka shqiperia njereze te afte, po nuk ka KM qe di cka eshte shteti e per cka duhet nje qeveri. Kujton se eshte per t’u shfaq ne FB e jo per te kontroluae punen e institucioneve te veta! Nuk beso bile se KM di qe existon AAcC e cfare eshte roli i tij. I mungojne disa klase shkolle per si zbatohen urdherat e si kontrolohen nenpunese e punet e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*