Avionët e BE ndihmuan Shqipërinë për shuarjen e zjarreve

August 10, 2017 20:06

Avionët e BE ndihmuan Shqipërinë për shuarjen e zjarreve

Bashkimi Europian ka ndihmuar sot Shqipërinë me avione shtesë për të përballuar situatën e zjarreve.

Në një postim në Facebook thuhet se “çdo vit zjarret që shkatërrojnë pyjet ndodhin në Europë dhe botë. BE ndihmon! Sot, BE ndihmoi në mobilizimin e avionëve shtesë për të luftuar me zjarret në Shqipëri.”

Në postimin në “Facebook” thuhet gjithashtu se “Kur shkalla e një zjarri tejkalon kapacitetin e një vendi për ta shuar atë, Mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile mund të aktivizohet për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe efektive”.

August 10, 2017 20:06
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 August 11, 12:07

    dhe qeveria jonë nuk thot gjë?!
    përse??
    që të marrë meritën për shuarjen e zjarreve me mjetet e të tjerëve!!me avionë e helikopterë të BE dhe greqis!!
    zjarrfikësit nuk kanë mjete!!të paktën marrin rrogat thjeshtë për të mbajtur uniformat veshur?!

    Reply to this comment
  2. A August 11, 17:41

    Perseri, politika shqiptare, pozita, qeveria shqiptare e kujdo qofte gjate ketyre 27 vjeteve si e PD dhe PS nuk kane asnje platforme, program per zhvillimin, zhvillimin dhe begatine e vendit dhe popullit shqiptar.
    Sa here na dalin emergjenca, shohim qe qeveria shqiptare nuk eshte kurre dhe asnjehere ne gadishmerei dhe ne gjendjen e duhur.
    Prandaj politikane te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA njehere e mire duhet te dalin nga skena politike qe jo vetem qe nuk kane bere asgje por kane sabotuar dhe ti jepen ligjit.
    Perseri del qarte qe Repartet e Zjarrefiksave nuk kane mjetet e duhura, por jo vetem kaq por edhe te amortizuara dhe te vjetruara permbi 30-te vjet perdorim.
    Cfare kane bere keto pushtetar dhe qeveritar gjithe keto vite, ku kane shkuar fondet e emergjencave.Joo se kane fjetur, por kane qendruar zgjuar dhe vigjilente vetem per te vjedhur, grabitur, per te genjyer, mashtruar si mafioz politikan qe jane edhe keto fonde.
    Ku eshte kryeministri EDI RAMA, qe nuk shikohet ne terrenin e djegieve, nga e veshtron situaten, u harrova, e shikon me dylbi nga Plazhi i Dhermiut dhe kete ben e per popullit sepse kur freskohet dhe pushon kryeministri, pushon dhe freskohet edhe populli. Pa eshte Kryeministri eshte Populli, gjysma e nje parulle te vjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*