Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore britanike

November 20, 2015 16:11

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore britanike

Forcat ajrore britanike janë alarmuar dhe kanë ngritur menjëherë avionët e tyre pasi dy avionë rusë TU­160 kanë shkelur në hapësirën ajrore britanike.

TU­160 janë avionë që fluturojnë dy herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe transportojnë deri në 16 raketa. Britania e Madhe ka ngritur menjëherë dy avionë Typhoon për të shoqëruar avionët rusë deri sa kanë lënë hapësirën ajrore britanike.

Nuk dihet përse avionët rusë kanë kaluar në hapësirën britanike por kjo nuk është hera e parë që ndodh.

November 20, 2015 16:11
Komento

1 Koment

  1. Haliti me gernet November 20, 16:53

    Russia eshte vet ISIS,,Kjo eshte loje e dyfishte,,dhe pike. ISIS pa Ruspine do ishte nje 0. Po ja qe Putinit i esht hapur oreksi per ekspansion dhe po ben nje diversion te madh ,politik dhe njekohesisht ushtarak. Russia do te gjunjezoje Evropen qe pastaj te diktoje nen dhunen e diktatures,,dhe pa influencen e USA. Pra ” Lamtumire Demokraci”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*