Avioni del nga pista dhe përfundon në autostradë!
Nga Arkiva
Një përdorues i rrjetit social Twitter ka dokumentuar live uljen e një avioni mallrash që ka dalë jashtë piste në aeroportin e Bergamos.
Fotot tregojnë pjesën e përparme të mjetit fluturues tip Boeing 737-400 i kompanisë DHL, që vinte nga Parisi dhe që në orën 4 të mëngjesit ka përfunduar deri në trafikndarësen në autostradë në mes të makinave.
Fatmirësisht pilotët e avionit dhe drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë po vijojnë procedurat për këtë rast të ri të emergjencës së sigurisë së zonave të fluturimit dhe të infrastrukturës së aeroportit.
Dëmtimi në autostradë u rregullua në pak orë dhe në mëngjes rruga ishte sërish operative. Disa fluturime që ishin nisur drejt aeroportit të Bergamos, janë devijuar drejt Milanos.





Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento