SOS në ajër/ Avioni i “Blu Panorama” bën ulje të detyruar në Ancona

October 5, 2018 15:51

SOS në ajër/ Avioni i “Blu Panorama” bën ulje të detyruar në Ancona

Një defekt është konstatuar në avionin e linjës Venecia-Tiranë.

Avioni i linjës Blu Panorama ka pësuar defekt në ajër, disa minuta pasi është ngritur në fluturim.

Në bordin e avionit që ka pësuar defekt mësohet se ndodheshin rreth 200 pasagjerë, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11:00 të paradites së sotme.  Avioni po fluturonte mbi aeroportin “Falconara”, në Ancona, kur ka lëshuar sinjalin SOS.

Autoritetet kanë marrë masa duke liruar pistën, ndërsa janë lajmëruar edhe ekipet zjarrfikëse dhe ambulanca, shkruajnë mediat italiane.

Problemet me linjën Blu Panorama kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, dhe qytetarët janë detyruar që të humbasin orë të tëra, pas shtyrjes së fluturimeve apo defekteve të tilla.

o.j/dita

October 5, 2018 15:51
Komento

3 Komente

  1. Babalja October 5, 16:00

    Hiqeni kete kopani ordiniere se eshte llum komplet.

    Reply to this comment
  2. geg hyseni October 5, 19:10

    SOS…SOS…Alarem per qeverine shqiptare….Shpetoni qytetaret tuej nga kjo lubi vrastare…!! Neser eshte shume vone!!!

    Reply to this comment
  3. ronaldo October 5, 23:27

    o shqiptare mos udhetoni me me kete kompani cope cope se do beheni cope

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*