Avioni i Ronaldos përplaset gjatë uljes në aeroportin e Barcelonës

September 29, 2016 15:16

Avioni i Ronaldos përplaset gjatë uljes në aeroportin e Barcelonës

Avioni privat i Cristiano Ronaldos ka pësuar një incident mbrëmjen e së hënës ndërsa ulej në aeroportin e Barcelonës, transmeton tch.

Rrota e përparme e avionit “Gulfstream G200”, të cilin portugezi e bleu rreth 1 vit më parë, u thye dhesi për pasojë ka dalë nga pista. Ky incident detyroi autoritetet që mbyllnin një nga pistat e aeroportit.

Nga sa raportohet nga ky incident nuk ka pasur asnjë të dëmtuar, sulmuesi i Real Madrid nuk ndodhej në avionin e tij kur ka ndodhur incidenti, kjo pasi ekipi i tij të hënën u nis drejt Gjermanisë për të luajtur kundër Borussia Dortmund të martën, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Avioni i Ronaldos është ndërtuar nga kompania prestigjioze amerikane e Gulfstream dhe sulmuesi e përdor shpesh për të udhëtuar e për të takuar familjarët dhe miqtë e tij.

September 29, 2016 15:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*