Avioni me drogë, nën hetim edhe dy efektivë të Policisë

August 28, 2015 08:45

Avioni me drogë, nën hetim edhe dy efektivë të Policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar të tjerë efektivë të policisë së Vlorës, si të dyshuar për lidhje me organizatën kriminale të familjeve Ahmetaj e Lamaj, që trafikonin drogë nga Vlora drejt Italisë përmes ajrit, duke përdorur si mjete transporti avionë të vegjël sportivë.

Ndonëse burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje, mësohet se emrat e zyrtarëve të policisë kanë dalë gjatë përgjimeve të të dyshuarve si pjesëtarëve të organizatës. “Numri i të arrestuarve mund të rritet, pasi hetimet janë duke vijuar. Nuk mund të flasim konkretisht, por nuk përjashtojmë që në mesin e të dyshuarve ka edhe efektivë policie”, tha një zyrtar për “GSH”.

Edhe autoritetet italiane ditën e djeshme deklaruan për mediat italiane se janë duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të 14 personave të arrestuar, në Shqipëri dhe Itali.

Deri më tani, i vetmi punonjës i policisë i arrestuar është Vladimir Zanaj, shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i cili rezulton të ketë qenë garant jo vetëm i kultivimit të lëndës narkotike, por edhe gjatë kohës kur avioni prodhim ukrainas ngarkohej me drogë në qytetin bregdetar.

“Pa merak, parcelat na i mbulon daja”, dëgjohen të thonë të dyshuarit me njëri­ tjetrin gjatë bisedave të përgjuara telefonike, duke iu referuar pikërisht Zanajt.

August 28, 2015 08:45
Komento

1 Koment

  1. Zoro August 28, 09:14

    Te hetojne dhe Sajmir Tahirin me Artan Didin qe i kane veshur ne Policine e Shtetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*