Avniu president dhe një tip që vjen vërdallë me Kaçin (kronikë nga raundi i parë presidencial)

April 20, 2017 10:42

Avniu president dhe një tip që vjen vërdallë me Kaçin (kronikë nga raundi i parë presidencial)

Lexuesi shqiptar ndoshta nuk e mban mend një farë Jaime Pozuelo-Monfort.

Ai ka shkruar disa artikuj rreth Shqipërisë në Huffington Post ku e paraqet veten si “udhëtar në kohë i ardhur nga viti 2210”.

Në shkrimet e tij Monfort shkruan se ai është duke projektuar një skuadër në Shqipëri dhe ka ndërtur profilet e drejtorit të Sigal Avni Ponari dhe të Kastriot Islamit, që për të janë profilet e duhura për të drejtuar vendin.

Në një email që Pozuelo i ka dërguar Kaç Islamit, ai e fton të bëhet zëvendëskryeministër i qeverisë së tij në shtetin e ri të Balkanlandit, që ai mendon të krijojë ku kryeministër do ishte Avni Ponari.

Monfort me Islamin

“I nderuar Dr. Islami! Ju jeni njeri me inteligjence te jashtezakonshme. Per te me deshmuar qe inteligjenca juaj eshte realisht kaq e pakufishme, siç me tregojne, do duhet qe te jepni doreheqjen nga jeta aktuale politike.  A do ti bashkoheni ju ketij rendi te ri post-politik te qeverisjes globale? Ky eshte nje vendim i veshtire per te cilin do te kete pasoja brenda dhe jashte Shqiperise. Unë nuk jam i frikesuar te bej perpara. Oferta ime eshte e hapur dhe per kete mund te deshmojne te gjithe te personat e perfshire ne email”. 

Nëse pyet për Pozuelon në Tiranë e njohin të gjithë ata që kanë një emër në publik për shkak të sasive të pazakonta të emaileve që u dërgon të gjithëve në postën elektronike.

Kur ai botoi një shkrim me titullin “Drama e Shqipërisë”, e përditshmja Tema shkruante: “Kur shikon sa budalla është ky tip dhe si e kishte bërë shkrimin, e kupton lehtë se shkrimin në Huffington ia ka bërë Kaç Islami”

Këto ditë të raundeve për zgjedhjen e Presidentit, Pozuelo Monfort është rishfaqur sërish nga viti i largët 2210 duke u dërguar emaile drejtuesve të partive shqiptare, ku sugjeron që president i ri i Shqipërisë të jetë… Avni Ponari.

Plani që Avniu të jetë kryeministër i rendit të ri botëror ose ballkanik, me sa duket është shtyrë.

“Avni Ponari është kandidati më i mirë për presidentin e ri të Shqipërisë” – shkruan  në emailet që ka shpërndarë orët e fundit në Tiranë dhe e shoqëron këtë me një postim të vetin në Huffington me titullin “Bravo Avni Ponari” që daton në 7 shkurt 2016.

Udhëtari në kohë me Ponarin

Publiku shqiptar dhe qarqet e biznesit e dinë që kompanitë e sigurimeve në kushtet e oligopolit shqiptar thjesht shesin letra të shumëfishuara, të cilat njerëzit duhet t’i blejnë me detyrim, pra fitim i garantuar me ligj pa qenë nevoja të kesh kushedi çfarë inteligjence apo nuhatje biznesi.

Kjo nuk e pengon hulumtuesin e Huff-it, ta përshkruajë kreun e njërës prej këtyre kompanive si “vizionar dhe lider” të padiskutueshëm meqë drejton dhe një ekip basketbolli.

“Ai është njeriu që Shqipëria ka nevojë për të ecur përpara dhe për prosperimin e saj. Ai është biznesmeni, sipërmarrësi, ish-kapiteni i anijes, avokati, miku dhe CEO. Ndërveprimet e mia me CEO e SIGAL, Avni Ponari i japin një përgjigje pyetjes tipike “Cili është në pozicion më të mirë për ta çuar Shqipërinë përpara?” – shkruan Pozuelo Monfort dhe më pas përshkruan “ndërveprimet” me Avniun.

“Ndërveprimet që kam patur me Avni Ponari që prej mbërritjes sime në tokën shqiptare më 30 Gusht 2015 kanë qenë të shumta. E njoha për herë të parë atë në zyrën e tij origjinale në katin e katërt të Qendrës së Biznesit SIGAL të shtunën e 17 tetorit 2015. Pas takimit të parë ne kemi patur mundësi të shumta për takime drekash dhe darkash në Qendrën e Biznesit Sigal, dhe për kafe në Sheraton Hotel Tirana…” etj

Analisti Bedri Islami ironizon në një shkrim botuar sot në DITA:

“Halli i presidentit të Shqipërisë i paska kaluar caqet e vendit: megjithëse jemi ende ne raundin e parë, nuk kanë munguar propozimet e “vyera”, që përtej detrave ndërsa ne rrimë e presim konsensusin e opozitës, brenda e jashtë çadrës, për të na dhënë një pëlqim presidencial, si “veproi” edhe Berisha kur propozoi Nishanin.

Dërgesat e fundit të Monfort në Tiranë

Presidenti është një figurë serioze dhe duhet të jetë kështu. E di se duke pasur këtë President që kemi sot, serioziteti ka humbur, megjithëse , si i thonë, Jari ka pat mustaqe. Ponari nuk ka mustaqe, ka ngritur një perandori të vogël, ka qenë detar, por ja qw askush nuk e dinte se dikujt i paska hyrë kaq thellë në zemër…”

Në fakt Avniun dhe Kaçin nuk i lidhin vetëm hiperbolat e udhëtarit në kohë të Huff-it. Bashkëshortja e ish-deputetit socialist është njohje e vjetër e kreut të Sigal, punojnë bashkë, që nga koha kur ky i fundit drejtonte Insig-un e Tiranës.

Pra kemi Kaçin dhe mikun e Kaçit që do President shefin e gruas së Kaçit. Po me sa duket, as Avniu nuk bie poshtë standartit të treshes.

Deti është bërë edhe njëherë kos në Tiranë kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës.

Dhe të mendosh që jemi ende tek raundi i parë…

Dita

April 20, 2017 10:42
Komento

21 Komente

  1. anila April 20, 10:46

    Mos na hapni barkun dhe na beni te vjellim qe ne mengjes me keto lajme.

    Reply to this comment
    • Republika e Tropojes April 20, 13:02

      Pas Sali Berishes, Ponari eshte kandidati me i pershtatshem per President 🙂
      Tropoja ka nxjerre vetem burra shteti n vijimesi 🙂

      Reply to this comment
      • tirona April 21, 16:32

        boll u moret me injorante si puna e ketij monfortit qe na ka blloku emailet. prej nje cope idioti po filloni te shani dhe keta dy robte e tjere kot me se koti

        Reply to this comment
    • nona April 21, 16:25

      ore po ku ma gjen me u bo ponari President se eshte njeri me tru ne koke e i zoti ne biznes

      Reply to this comment
    • shqiperia jone April 21, 16:28

      njerez binzesi duhen ne krye te shtetit se te pakten nuk vjedhin se kane leke kurse keta barktharet qe vijne nga hici e kane mendjen si te pasurohen

      Reply to this comment
    • andon April 21, 16:30

      ponarin e njoh nga afer kurse kete kac islamin jo. po per ponarin do vija duart ne zjarr qe eshte rob i mire e i zgjuar. do ja vlente te behej president

      Reply to this comment
  2. Demi April 20, 11:08

    Prape me keta plerat e tropojes do te merremi??

    Reply to this comment
    • kuksi April 21, 16:24

      po ponari do ishte president i pranueshem nga te gjithe se nuk ka bere asnje krim asnje vjedhje si puna e ketyre hajduteve qe jane tani ne pushtet edhe atyre qe ishin me pare

      Reply to this comment
  3. Erind April 20, 12:55

    Nuk mbeti debil ne planet pa dhene mendim si duhet ti zgjidhe hallet Shqiperia.
    Keshtu eshte kur burrat e Shqypes nuk merren dot vesh me keq se fiset primitive dhe vijne lloj lloj robsh ti pajtojne ose t leshojn idiotesite e tyre si rasti n fjale

    Reply to this comment
  4. Sh. Mata April 20, 13:06

    Ne nje gazete lexova se kandidatura e mundshme per president eshte Sali Berisha.Ilir Meta me i ngazellyeri,shume i gatshem per ta pranuar.(Keshtu e kuptova une).Po si eshte e mundur?Nuk arrij ta kuptoj qe ne krye te shtetit shqiptar te jete nje njeri antinjeri,qe ka djegur,vrare sheshit dhe ne menyre tinzare.Edhe Edi Rama e ka kete mendje?I pari njihet-dridhe Like.Ka indinjate ne elektorat.Nuk eshte gabim,por faj, ne qofte se pranoni.Faji ndeshkohet.Qofsha i gabuar!Mos harroni!Keni vemendjen e shumices se shqiptareve.Dhe jo vetem brenda Shqiperise.Ate vetem te sojit te vet,ata qe kane perfituar pasuri ne menyre te paligjshme e duan.Ne fund te varkes,si bishtuk,qendronte,si b…lepires.Mos Edi Rama,mos Ilir Meta!Keni votat.Z.Thano! Ndoshta e kam kuptuar une keshtu.Ata (Lulzimi gjoja rrugac me te tjere) mjegull kerkojne.Duan ujkun perseri ta kene te pare qe ta bejne Shqiperine corap.Me respekt,Sh. Mata.

    Reply to this comment
    • dritani nga tirana April 20, 13:08

      Gogoli konsensus nuk po len vendin te ece perpara konsensusi ushqen tranzicionin e tej zgjatur u jep mundesi atyre partive e te ashtuquajtur politikanus qe te shijne e te qorodisin popullin se konsensusi eshte shpetimtari i nje vendi une me sa kam informacion asnje vend i botes ndaq i tret apo i pare nuk e kan prioritet kete gogol edhe kushtetuta nuk e ka se atehere do kishim nje natyre te deformuar te demokracise shtetit ku shumica drejton e udheheq vendin refuzimi mjet per konsesus e pazare te pista korupsioniste politike me respekt dritani nga tirana

      Reply to this comment
  5. J.P.Monfort April 20, 14:28

    Beware the biased analysis. In this piece I propose ‘Avni Ponari’ as non-executive Chairman and Dr Faruk Kaba (not Dr Kastriot Islami) as Premier. More coherent and cohesive analysis is necessary from Gazeta Dita.

    Reply to this comment
  6. elidon usa April 20, 16:36

    Hahahahaaaa

    Reply to this comment
  7. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. April 20, 16:36

    Kaci i Zi i gjate 1,2 m, me gjithe duart perpjete, nuk mund te largohet nga plolitika pa mbajtur fjalen e dhene: Do t’i thyej kafken kriminelit Sali. Afer qofte mos na arratiset perseri se femer duke lyer buzet me te kuq e duke veshur kepucet me taka 17 cm te larta dhe me pardesyne gruas se tij, doli ne ilegalitet jashte shtetit, qe te mos e kapte perbindeshi i Vici-doli-t, Sali Bajga..

    Reply to this comment
  8. Paqesori April 20, 16:37

    Z. Ponari ,eshte nje njeri i nderuar ne punen dhe dhe familjen e tij te shkelqyer, qe cdo gje e realizoi me mencuri dhe djerse ! Vetem te deshtuarit ne jeten e tyre komentojne me mllef per kedo !

    Reply to this comment
  9. xhimi April 20, 16:38

    Ky tipi gjoja i Huffington eshte nje cope gomari dhe nuk e kuptoj si mund ti japesh vemendje mediatike ketij personi mashtrues. beni nje search ne internet dhe do ta shikoni qe ky etiketohhet si mbreti i “spam”-it

    Reply to this comment
  10. kosova April 20, 16:43

    ti thuash idiot ketij Monfortit eshte pak.
    Lexoni ketu kush eshte ky

    http://aidthoughts.org/?p=4076

    Reply to this comment
  11. fteri April 20, 20:38

    Një idjot nëpër botë më shumë..!

    Reply to this comment
  12. J.P.Monfort April 21, 11:20

    Those who call me ‘idiot’ in this forum can please let me know what their academic and professional credentials are, in how many foreign countries they have lived, how many academic degrees their hold, how many foreign languages they speak, and what and where they have published. We can then discuss ‘who’s an idiot’. You must learn to be more respectful in order to reach more sound judgement. With regards to who I am the aforementioned link pointing to a blog contains numerous inaccuracies and falsehoods, see http://www.berfrois.com/2016/01/vincent-w-j-van-gerven-oeis-99th-view/. Albania is in such dire straits because it’s got a political elite from the Stone Ages.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*