Avokatët, bojkot masiv kundër pagës së referencës

February 24, 2016 14:13

Avokatët, bojkot masiv kundër pagës së referencës

 

Edhe këtë të mërkurë seancat gjyqësore u bojkotuan nga avokatët në të gjithë vendin, për shkak të vendimit të qeverisë për rritjen e pagës së referencës. Në Tiranë e rrethe, dhjetëra procese gjyqësore nuk janë zhvilluar. Në Elbasan, kryetari i Dhomës së Avokatëve tha se grevës i janë bashkuar edhe noterët, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë.

Në Durrës rreth 200 avokatë kanë bojkotuar që në mëngjes të gjitha seancat që ishin planifikuar për t’u zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit.

Avokatët thanë se nuk do të marrin pjesë për tre ditë me radhë në të gjitha seancat e planifikuara, duke iu bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Mbrojtësit ligjorë kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë vetëm në seancat e vlerësimit të masës së sigurisë. Avokatët thonë se me rritjen e pagave të referencës, janë të detyruar më shumë për siguracionet shoqërore.

February 24, 2016 14:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim