Avokati përplas patrullën e policisë dhe arratiset

February 18, 2018 11:43

Avokati përplas patrullën e policisë dhe arratiset

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në mëngjes herët pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.

Një autoveturë, e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit, duke mbetur i lënduar avokati dhe dy efektivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Aksidenti ndodhi në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në Rrugën e Kombit.

o.j/dita

February 18, 2018 11:43
Komento

2 Komente

  1. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA February 18, 12:01

    Laçi dhe Fushkruja jane vatra krimi . Nuk shpeton ndonje dite te mos kemi lajme te hidhura prej andej , sepse eshzte veshtire te gjejsh njeres normale !

    Reply to this comment
  2. xhelilh50 February 18, 19:45

    Njeriu I ligjit largohet nga vendi I ngjarjes.???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim