Avokatja e Frrokut në Belgjikë: U arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht

March 31, 2015 19:22

Avokatja e Frrokut në Belgjikë: U arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht

Në një intervistë telefonike për TCH, avokatja mbrojtëse e Mark Frrokut në Belgjikë, Carine Couquelet, hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, për të cilën akuzohet deputeti Frroku, si dhe mbi provat që disponon prokuroria belge për këtë ngjarje.

Është një histori shumë e vjetër e marsit 1999 dhe në 2004 klienti im është arrestuar këtu në Belgjikë për këtë çështje dhe pas dy muajsh, drejtësia belge e liroi atë pa asnjë kusht. Kjo do të thotë, sipas meje, që akuza ishte shumë e dobët, sepse kur ti lirohesh pas dy muajsh nga burgu pa asnjë kusht, pa asnjë akuzë, do të thotë që akuza është absolutisht e dobët. Nuk ka dëshmitar, nuk ka prova materiale. Klienti im ka thënë që nuk ka qenë në atë kohë në Belgjikë. Ai ka qenë më parë në Belgjikë, por në kohën e kësaj ngjarje nuk ka qenë. Ai ka qenë në Shqipëri dhe këtë do t’ja provoj gjykatës. Ka vetëm një dëshmi anonime dhe nuk është e mjaftueshme për të dënuar një person”, thotë avokatja belge.

Lidhur me zgjatjen e këtij procesi gjyqësor ajo thotë se:

Unë kam përfaqësuar klientin tim që në vitin 2004. Pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 10 vite, çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e prishi vendimin në vitin 2010 dhe tani jemi në pritje të kemi një proces të ri gjyqësor dhe unë besoj që ai do të shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka asgjë në këtë dosje.

E pyetur nëse Mark Frroku mund të arrestohet nëse udhëton drejt Belgjikës, ajo ka deklaruar se kjo varet nga autoritetet belge, por sipas saj nuk ka asnjë arsye.

“Kjo varet nga autoritetet belge, por nëse vjen kjo çështje, ne do t’i drejtohemi gjykatës që ai të lihet i lirë deri në fillimin e procesit, sepse është një histori shumë e vjetër dhe ai ka bërë 2 muaj burg e nuk ka asnjë arsye për ta arrestuar tani.”

Avokatja Couquelet thotë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me klientin e saj, deputetin Mark Frroku edhe gjatë ditëve të fundit, dhe sipas saj, Frroku ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë belge, pasi sipas saj, nuk ka asnjë arsye që t’i fshihet derisa është i pafajshëm.

March 31, 2015 19:22
Komento

8 Komente

  1. drejtesi March 31, 19:50

    Nuk perben lajm deklarata e avokates. Avokati mbrojtes kete pune ka, ta mbroje katundarin me leke edhe kur eshte kriminel…

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 31, 20:13

      Jo or kapidan, qe do te flasesh ne emer te drejtesise!
      Edhe avokati qe perfaqson te drejtat e klientit, edhe Prokurori që perfaqson akuzen ne baze te ligjeve, edhe Gjykatesi qe jep vendimin jane pjese e te njejtit proces…!
      Por ti i lexon se prapthi ato qe thote Avokatja belga..GJYKATA E KA XJERR TE PAFAJSHEM!…
      Do gjykohet prape?… atehere prit vendimin dhe pastaj futja pordhes si ja ke futur!…

      Reply to this comment
  2. ard March 31, 20:03

    Nese ska prova, ska fajesi. Gjykata i ve vulen ceshtjes dhe eshte pikerisht deshmia e avokates qe hedh drite mbi ceshtjen.

    Reply to this comment
  3. tIRONA SHQIPTARE March 31, 21:39

    Didi asesi nuk duhet ti prANOHET DORHEQJA DHE AI DUHET MENJIHER TE KTHEHET NE PUNE DHE POSTIN E TIJ….NUK EKZISTON FARE KERKES E INTERPOLIT PER FRROKUN KTE E KANE FALSIFIKUAR E INICUAR QARQE SHUM ETE FORTA TE UDB- DHE SERB E SHERBIMIT RUS TE INTELIGJENCES ME NDIHMEN E SALI BERISHES E BASHES ….KY DOKUMENT NUK ESHTE I INTERPOLIT POR I NDONJI PERSONI QE PUNON NE INTERPOL E QE ESHETE AGJENT I UDB-KGB DHE KREJT KJO BEHET TE DESTABILIZOHET SHQIPERIA….SAKI BERISHA FRIGOHET NGA FRROKU DHE DESHIRON ATE TA MBAJ NE BURG ME QDO KUSHT NE MENYRE QE TE MOS MONDET TE HAKMERET KJO KA QENE E QART QE NGA FILLIMI…OSE ME QDO KUSHT PO OPROVON QE TA HASMOJ ATE ME METEN DHE RAMEN…NE MENYRE QE TE DESHMOJ RREJSHEM ME QESHTJE DOSHI….KREJT ESHET E QART SI LOTI KETU….QE NGA FILLIMI…NDAJ DOSHIT ASHT PROVUAR ATENTA NGA BERISHA DHE KUSHWERIRI I TIJ AGIM RAMA POR PAS 3 MUAJSH DOSHI PER TE SHPETUAR NGA ATENTATI PRANON OFERTEN E ATENTATORVE QE TE SAJOJ TREGIMIN KINSE META DON TA VRAS NE KEMBIM TE JETES SE TIJ…QE MOS TA VRET BERISHA ….DOSHI E KA PRANUAR TE LUAJ NE KETE TREGIM PASI EKA PARE SE ASKUSH SPO MUNDET TA MBRON NGA KLANVRSAJA QE PO IA ORGANIZON FAMILJA UDBASHE BERISHA E BASHA……..

    Reply to this comment
  4. March 31, 22:03

    Kam frik se mos e nxjerrin hero Frroun dhe,,,,,,,,,padashje ndonje rruge do marre emrin e tij.

    Reply to this comment
  5. miroo March 31, 23:39

    po mire moj zogu……po pse e kerkon belgjika me shkrese zyrtare tiranes, kete nuk kuptojme ne , ka mundesi te besh zahmet te na thuash

    Reply to this comment
  6. @@@@@@shifni halete April 1, 08:55

    Pse mo ci kujtoni ju avoketrit njerezit me te ndershem.Ata per para mbrojne dhe superkriminelet me manovrimet e tyre ne kodet penale, sidomos ata te jashtemit qe mbeshteten tek te drejtat e njeriut……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*