Avokatja me origjinë shqiptare në radhët e “Forza Italia”
Nga Arkiva
Zgjedhjet administrative në Itali do të mbahen në 26 maj, në të njëjtën kohë me ato europiane. Votuesit për zgjedhjet administrative italiane do të jenë rreth 17 milionë. Në listat dhe partitë e ndryshme politike nuk do të mungojnë edhe kandidatët me origjinë shqiptare. Anisa Rama, avokatja me origjinë shqiptare kandidon për Forza Italia.
Anisa u largua nga Shqipëria në vitin 1992, në kërkim te një jete më të mirë bashkë me familjen e saj.
Në Itali kreu të gjitha studimet dhe integrimi i saj ishte me i lehtë nga se mendonin familjarët e saj, ditën që u larguan nga atdheu i tyre. Ajo nuk e ka ndjerë asnjëherë paragjykimin në zonën e Pulias, aty u vendosën në vitet e para.
Puna e parë ishte gjatë studimeve universitare. Pas përfundimit të studimeve ajo nisi të punojë si avokate. Ndërkohë kandidon për Forza Italia, në Bergamo.
Vizioni i saj është që politika të përmirësojë cilesinë e jetës për qytetarët si dhe respekti në zbatimin e ligjeve, sepse respekti ndaj ligjit bën shtetin.
Kontributi i saj në politikë do të jetë edhe në përmirësimin e paketës ligjore për emigrantët shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Itali. Nga të dy palet si nga politikbërja dhe nga qytetari duhet bashkëpunim ndaj avokate
Anisa Rama ndihet komode, për të njerzit janë të parët dhe sic citon dhe ajo : “Me njerëz të përgatitur, bëhen institucionet”.
e.t./dita
Do jet ndonje ‘Shoqe’ e Berlyskès kjo Avokatja
Sa cazzo ka thyer kjo ne italika aq te mira qofshin