Avramopoulos kritikon Italinë: Të sulmosh BE-në është si të dalësh kundër vetes

August 26, 2018 22:28

Avramopoulos kritikon Italinë: Të sulmosh BE-në është si të dalësh kundër vetes

Komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos ka komentuar sulmet e Italisë në drejtim të Bashkimit Evropian.

‘’Besoj se politikanët e vendit tuaj duhet ta dinë se nuk jeni vetëm në këto momente, se Evropa po përpiqet t’ju ndihmojë. Në të kundërt, të sulmosh BE-në është si të veprosh kundër interesave të tua”, u shpreh ai në një intervistë për të përditshmen ‘’La Repubblica’’.

Lideri i Ligës Matteo Salvini dhe drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet Luigi Di Maio po kërcënojnë prej disa ditësh BE-në, kryesisht në lidhje me pjesëmarrjen e Italisë në buxhetin e përbashkët europian për shkak të çështjes së emigrantëve në anijen “Diciotti”.

‘’Komisioni u shpreh qartë: ‘’jo’’ kërcënime, ato janë të papranueshme. Të gjitha qeveritë janë të lutura t’i përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në BE’’, tha më tutje Avramopoulos në intervistë.

Ai u shpreh se nuk mund të ketë një zgjidhje specifike për çdo anije e kësisoj, bëri thirrje për një menaxhim të përbashkët.

Komisioneri europian për Migracionin përshëndeti të dielën në Bruksel lajmin e zbarkimit të migrantëve në anijen “Diciotti”, dhe rikujtoi edhe një herë se BE-ja ka nevojë për masa strukturore për menaxhimin e çështjeve që lidhen me imigracionin.

150 emigrantët në fjalë mbetën të bllokuar prej ditësh në portin Sicilian të Katanias, pasi asnjë shtet europian nuk pranonte të priste një pjesë të këtij kontigjenti. Ata arritën të zbarkonin vetëm dje në mbrëmje, pas arritjes së marrëveshjes me Kishën Katolike italiane, Shqipërinë dhe Irlandën.

s.a/dita

August 26, 2018 22:28
Komento

1 Koment

  1. Aleksander Thana August 27, 00:07

    GrekutI dogji Suma menjehere sapo italiani levdoi shqiptaret per ndihmen, pavaresisht se
    per mendimin tim kjo love duhet te marre fund. Mjaft zezake e arabe ne trojet tona!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*