Avramopoulos në NATO: Shqetësim rritja e nacionalizmit në Shqipëri

Redaksia Online December 5, 2012 22:42

Avramopoulos në NATO: Shqetësim rritja e nacionalizmit në Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek, Dimitri Avramopoulos ka shprehur shqetësimin e tij për atë që ai e quan rritje të nacionalizmit në ministerialin e NATO-s në Bruksel. Gjatë fjalës së tij Avramopoulos tha se vendet kandidate për në BE ose NATO duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës. “Zgjerimi i NATO-s ishte një ndër çështjet më të rëndësishme për Greqinë në këtë ministerial. Rritja e nacionalizmit dhe populizmit në disa vende fqinje është burim i një shqetësimi të madh. E kam bërë të qartë këtë dhe më parë, është e papranueshme. Vendet kandidate, si ato për në NATO dhe për në BE, duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës. Nuk do të bëjmë lëshime, të gjitha kushtet dhe kriteret duhet të plotësohen”, ka deklaruar Avramopoulos.

Redaksia Online December 5, 2012 22:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*