Avramopulos vjen të hënën në Tiranë, marrëveshje mes Policisë dhe Frontex

February 9, 2018 22:05

Avramopulos vjen të hënën në Tiranë, marrëveshje mes Policisë dhe Frontex

Sipas raportimeve Komisionerit për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos do të vijë të hënën në një vizitë në Tiranë.

Sipas Ora News qëllimi i vizitës është nënshkrimi i një marrëveshje mes policisë së shtetit dhe Frontex, agjencia e BE që mbikëqyr kufijtë tokësorë dhe detarë të zonës Shengen.

Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këtë takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi

Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policive, por policia shqiptare do të mbështet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.

Në prag të vizitës së Avramopulos në Tiranë, ministri i Brendshëm Xhafaj u takua me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin ku bëhet me dije se janë diskutuar edhe arrestimet e fundit të policisë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

February 9, 2018 22:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*