AUDIO: “Azemi i tha babës që urdhëruesi i vrasjes së vëllait është Saliu. Bëri be mbi një bust të vogël të Dervish Luzhës. Drejtoi gishtin nga zyra e Berishës”

October 2, 2020 14:11

AUDIO: “Azemi i tha babës që urdhëruesi i vrasjes së vëllait është Saliu. Bëri be mbi një bust të vogël të Dervish Luzhës. Drejtoi gishtin nga zyra e Berishës”

 

Për të lexuar pjesën e parë, klikoni KËTU

Disa ditë para vrasjes Azem Hajdari ka takuar plakun e Haklajve dhe ka biseduar vetëm për vrasjen e djalit, Shkëlqimit.

Më poshtë pjesa II e audio-intervistës së DITA me Hamdi Haklajn, marrë 6 vite më parë.

“Azemi i ka thënë babës, që urdhëruesi i vrasjes është Sali Berisha. I ka bërë be, është betuar edhe në Dervish Luzhën, një njeri i mirë të cilin tropojanët e kanë respektue. E ka vu dorën disa herë gjatë betimit të tij në një bust të vogël të Dervish Luzhës qe Azemi e mbantë në zyrë.

Azemi ju ka betu babës, që ai nuk ka dorë në vrasjen e djalit të tij por duke i thënë që prej këtu të është vra djali, e duke i treguar me gisht zyrën e Saliut. Azemi i ka dhënë babës edhe një letër të shkruar me dorë për Fatmirin” – thotë Haklaj në këtë regjistrim.

Më poshtë ndiqeni të plotë në versionin audio:

 

Duke klikuar KËTU mund të lexoni:  Çfarë ndodhi mes Fatmir Haklajt – Azem Hajdarit dhe personave që shoqëronin secilin prej tyre gjatë sekondave të vrasjes -Plagosja e badigardit të Hajdarit që ishte edhe nip i Haklajve dhe çfarë ndodhi pas vrasjes – A kanë qenë vëllezërit Haxhiaj të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit – Pistoleta me silenciator e Hajdarit dhe Berisha që pa nga dritarja të gjithë ngjarjen – Haklajt kundër mobilizimeve të Berishës në Tropojë kundër revoltës në jug, si një nga shkaqet e armiqësisë së egër të pas 97-s – A është e vërtetë që Haklajt kanë dashur të vrasin Berishën dhe se janë shkaku i jelekut antiplumb të tij

*Me kërkesën e të intervistuarit nuk lejohet riprodhimi i saj nga faqe të tjera online dhe nuk do postohen reagime lexuesish

 

October 2, 2020 14:11

Njoftim

Njoftim

Njoftim