Azil në vendet e BE për motive gjakmarrjeje? Tashmë do ta keni të pamundur

September 5, 2017 11:00

Azil në vendet e BE për motive gjakmarrjeje? Tashmë do ta keni të pamundur

 

Tashmë të gjithë ata që nxjerrin si justifikim gjakmarrjen për të përfituar azil në vendet e BE-së, do ta kenë të pamundur.

Kjo pasi Policia e Shtetit ka krijuar bazën e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Krijohet baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri nga Policia e Shtetit

Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin etë gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve.

Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përforin këtë motiv për të kërkuar azil

Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.

Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet eBashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje.

Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin ekërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë eBashkuar.

Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen einformacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

September 5, 2017 11:00
Komento

1 Koment

  1. parandaloni dhe eleminoni vete shkaqet e gjakmarrjes o te paafte September 5, 11:33

    Shume mire qe Policia ja ben te pamundur nje shpetim te mundshem njerezve qe jane ne Gjakmarje. Derisa te dalin Informacionet qe vertetojne gjakmarrjen ta ka heq koken hasmi. Struktura spo mbron dot Gjykatsen nga nje kercenim i hapur e i ndodhur edhe me pare d.m.th. e nxori Hasmin nga Burgu dhe i la ruuge te hapur. Si mund tu besohet te dhenave te Policise Shqiptare. Policia dhe shteti te ndihmoje effektivisht njerezit qe kane te tilla Probleme dhe te parandaloje ose eleminoje shkaqet qe i cojne ne gjakmarrje. Me e pakta ti shperndajne ne vende te sigurta dhe ti ndihmonje te ngrene atje eksistencen. Jo te ndihmoni Europen qe te mos kene probleme Politikanet e BEs me elektoratin tyre. Gjithmoni do i ulni Breket Ju?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*