Azilantët në Gjermani, agjencia për refugjatët akuzohet për ryshfete

May 21, 2018 13:40

Azilantët në Gjermani, agjencia për refugjatët akuzohet për ryshfete

Zyrtarë të emigracionit në Bremen të Gjermanisë dyshohen për ryshfete, në këmbim të dhënies së azilit  për refugjatët.

Në muajin prill, Prokuroria e Bremenit njoftoi se një ish-zyrtare e degës së “BAMF” në këtë qytet ishte vënë nën hetim, pas akuzave se ajo dhe 4 persona të tjerë kishin marrë ryshfet në këmbim të dhënies së azilit për rreth 1.200 refugjatë, pavarësisht se këta individë nuk i plotësonin kriteret e nevojshme.

“Der Spiegel” thotë se kryetarja e Zyrës federale të Emigracionit dhe Refugjatëve “BAMF”, Jutta Cordt, kishte informacion mbi parregullsitë masive në këtë qytet, të cilat nisin që prej shkurtit të vitit 2017.

Kanali televiziv “NDR” dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” përmendin gjithashtu një shkëmbim të brendshëm “e-mail”-esh, ku tregohet se “BAMF” ka qenë në dijeni të procedurave të dyshimta, por ka ngurruar ta hetojë çështjen.

Mediet në fjalë citojnë një mesazh të postës elektronike, në të cilin kreu i Departamentit përgjegjës kërkon që situata të ekzaminohet “pa zhurmë” dhe “pa hyrë shumë në detaje”.

Vet “BAMF” i mohon pretendimet mediatike, e thotë se nuk ka marrë asnjë “e-mail” të këtij lloji.

Për rrjedhojë, 18 mijë kërkesa azili të shqyrtuara në Bremen që prej vitit 2012 do të verifikohen edhe njëherë gjatë 3 muajve të ardhshëm.

s.a/dita

May 21, 2018 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim