Samiti për Ballkanin, Ramës dhe Mustafës do t’u kërkohen shpjegime për valën e azilantëve

August 25, 2015 08:34

Samiti për Ballkanin, Ramës dhe Mustafës do t’u kërkohen shpjegime për valën e azilantëve

Liderët evropianë do t’i kërkojnë Mustafës dhe Ramës arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE.

Austria do të jetë mikpritëse e takimit të dytë vjetor të samitit për Ballkanin Perëndimor të nisur si “procesi i Berlinit” me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe homologut të saj austriak, Fayman.

Gazeta kosovare “Koha Ditore” shkruan sot se qeveritë e Gjermanisë dhe Austrisë janë duke punuar në përgatitjen e këtij takimi.

Numri i madh i ngjarjeve dhe i takimeve gjatë dy ditëve të ardhshme në Vjenë dëshmon rëndësinë që i jepet këtij samiti.

Samiti do të mbledhë të gjithë liderët e Ballkanit, kryeministrat, ministrat e jashtëm, ata të integrimeve evropiane, të energjisë dhe ministra të tjerë evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane Merkel, atë të Austrisë, Faymann, të Italisë, Renzi, të Kroacisë, Milanovic dhe të Sllovenisë, Cerar.

Do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-­së Mogherini, komisari Hahn dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Zgjidhja e kontesteve bilaterale, projektet e infrastrukturës për lidhje më të mirë, lufta kundër ekstremizmit, problemi i migracionit priten të jenë temat kryesore të këtij samiti.

Por gjishashtu kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës do t’u duhet të japin shpjegime për valën e azilantëve- shkruan e përditshmja e Prishtinës.

August 25, 2015 08:34
Komento

2 Komente

  1. LOVE August 25, 09:42

    do japin llogari ???
    ahhahahhahahahahahahahahahahaha
    “fajin e ka saliu ”
    ah ,jo, ka ndryshuar parrulla
    e ka fajin Europa ,ajo nuk na do neve
    ne fasadat i rregulluam , kollaren e mbajme ,e nderrojme disa here ,jo si Tsiprias 😛

    Rama tregon nje barcalete dhe Europa qesh , o zot sa qesh me gaztorin tone
    Rame kujdes piktor , kujto paraardhesin tend , perse i hoqi vizen Europa
    sepse po te qe per ty ,ende ne pushtet do ishte , rrezikon dhe te kthehet me i forte .

    Reply to this comment
  2. info-analitike August 25, 10:36

    Rama e dha pergjigjen. Fajin e ka Greqia ne krize se Shqiperia eshte ne rregull dhe po lulezon dita dites.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*