Azilantët shqiptarë në Gjermani detyrohen të ushqehen në tokë

February 16, 2016 20:23

Azilantët shqiptarë në Gjermani detyrohen të ushqehen në tokë

Refugjatët që kanë zgjedhur si destinacion përfundimtar Gjermaninë jetojnë në kushte tejet të vështira. Foto dhe video amatore të dërguara në faqen e Top Channel në rrjetin social Facebook, tregojnë qartësisht mënyrën sesi jetojnë ata në një kamp.

Në foto shfaqen kushtet e jetesës së refugjatëve në kampin e ngritur në qytetin Konstanz. Sipas personit, i cili dëshiron të mbetet anonim, në këtë kamp strehohen 200 vetë, kryesisht sirianë dhe pakistanezë, si dhe 50 shqiptarë, këta të fundit pa familjet e tyre.

Dërguesi i fotove dhe videos amatore sqaron se, të gjithë ata që kanë qenë në këtë kamp së bashku me familjet e tyre janë dërguar në një kamp tjetër.

Sipas personit, që ka kontaktuar me Top Channel, janë plot të rinj që qëndrojnë në kamp dhe presin një përgjigje përfundimtare nga autoritetet gjermane lidhur me kërkesën e tyre për azil, ndonëse kanë kërkuar edhe pasaportat për t’u larguar prej andej, por nuk i kanë marrë. Ata habiten me qëndrimin e autoriteteve vendase.

Në këtë kamp, prej 7 muajsh kushtet e jetesës vështirësohen, duke filluar që nga ushqimi, që shërbehet në tokë, pa asnjë tavolinë, apo uji i pijshëm e fjetja.

February 16, 2016 20:23
Komento

1 Koment

  1. Adi nga Konstanza February 16, 21:49

    Po pse ja futni kot sherbehet pertok ushqimi mjafton te shikosh fotot dhe aty jane te pakten dy tavolina me stola

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*