“Azilkërkuesit shqiptarë po përdorin aeroportin e Ohrit për të shkuar në vendet e BE”

August 10, 2017 16:14

“Azilkërkuesit shqiptarë po përdorin aeroportin e Ohrit për të shkuar në vendet e BE”

 

“Azilkërkuesit shqiptarë po përdorin aeroportin e vogël të Ohrit për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian”.

Kjo ishte deklarata e bërë nga Drejtori për Kufirin në Rajonin e Ohrit Xhelal Lata gjatë një takimi që pati në Qafë Thanë me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.

Lata tha se në dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.

“Më e reja që paraqitet si problematikë: kërkesa e azilkërkuesve të cilët vijnë nga Shqipëria dhe kalojnë në pjesën e shteteve europiane, në këtë drejtim bashkërisht  kemi hartuar  një plan të cilin po e zbatojmë rregullisht dhe si vend ku ne mbulojmë pjesën e aeroportit të parë aeroporti i Ohrit, që është një aeroport më i vogël  mirëpo për këta njerëz është shumë i përshtatshëm, që t’i kryejnë  veprat e tyre që të mund kalojnë në këtë pjesën e Europës duke menduar se këtu mund të kalohet më lehtë për shkak të dokumentacioneve të dyfishta që i kanë”, tha Lata.

Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako bëri të qartë për të gjithë qytetarët që kërkojnë azil në vendet e Europës se ky fenomen nuk mund të ekzistojë.

“Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve  shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE,  të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me norma dhe jo në mënyrë klandestine ose dhe duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE.  Në këtë aspekt them që së bashku do vazhdojmë  kontributet për t’ju bërë të qartë atyre se azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero”, tha Çako.

August 10, 2017 16:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*