Babai Bledar Terpollarit: Ngriva kur e dëgjova, atë njeri e kam ushqyer me këto duar

June 1, 2016 09:31

Babai Bledar Terpollarit: Ngriva kur e dëgjova, atë njeri e kam ushqyer me këto duar

Babai i shqiptarit që iu pre koka në Greqi shprehet i tronditur pas lajmeve të fundit të policisë greke se mes autorëve është dhe kushëriri i viktimës.

Ai nuk ngushëllohet dot, edhe pse dy personat e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga policia greke.

Bëhet fjalë për dy 28-­vjeçarët nga Tepelena, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi. Ndërkohë, në një intervistë dhënë për “GSH”, Kujtim Terpollari tregoi me lot në sy se djali i tij e ka pasur si vëlla autorin e krimit.

“Emrin e personit që ka vrarë djalin tim e kam mësuar prej medias. Në momentin që dëgjova këtë kam ngrirë, jam shokuar nga tronditja. Kjo për faktin se Krenarin e njohim dhe biem kushërinj të largët me të. Ai e ka shtëpinë afër nesh. Pastaj e kam ushqyer me këto duar edhe pse mezi ngopja barkun e fëmijëve të mi me bukë, pasi jemi shumë të varfër. Është e tmerrshme të dëgjoj se personit që i kam dhënë bukën e gojës masakroi tim bir”­ thotë ai.  Sipas tij, kjo është vrasje e dytë për mua. “Në çdo moment pyes se pse ma bëri këtë personi që e mbajta në shtëpinë time dhe e kam trajtuar si fëmijën tim”­ thote ai.

June 1, 2016 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*