Babai i 17-vjeçarit të vrarë në Vlorë: Humbja e djalit të vetëm dhe dyshimi për heqje organesh

Redaksia Online July 29, 2013 09:29

Babai i 17-vjeçarit të vrarë në Vlorë: Humbja e djalit të vetëm dhe dyshimi për heqje organesh

Agron Bajlozi, nga Përrenjasi, është babai I 17-vjeçarit Serdi Bajlozi, i cili u vra dje në plazhin e Vlorës. Babai i adoleshentit që u vra gabimisht thotë se djali ndodhej prej disa ditësh në plazh me të motrën (hallën).
Agroni tregon se e kanë marrë në telefon familjarët, të cilët i kanë thënë se Serdi ishte plagosur, por kur ka mbërritur në Vlorë e ka gjetur të birin në morg.

I tronditur pa masë nga humbja e djalit të vetëm, Agroni thotë për “Panoramën” se i biri nuk kishte asnjë lidhje me personin që ishte shënjestra e autorit të masakrës. Ai është qëlluar me një plumb në kokë ndërsa ndodhej në det.

“Absolutisht jo. Djali im ishte shembullor dhe ishte vetëm 17 vjeç. Ishte ende nxënës. Nuk ka lidhje kjo vrasje fare me ne. Serdin e kanë kapur plumbat gabimisht dhe kjo më vret edhe më shumë. Kur ke probleme, ia bën hallall tjetrit edhe të të vrasë. Po të ma vrasin tim bir kot së koti, teksa kishte ardhur për plazh te halla e tij, kjo është shumë e rëndë”.

Ai thotë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me dy viktimat e tjera, ndërsa kërkon drejtësi për vrasjen e djalit, pa pasur asnjë faj.

“Kërkoj që të zbardhet ngjarja në detaje. Dua të gjendet autori. Ma vrau djalin pa faj. Dua që të zbardhet e vërteta. Dua që shpirti i tim biri të prehet i qetë. Të paktën ta di cila dorë shtiu mbi të. Më iku djali në lule të rinisë, në zemër të jetës. Pse? Se shkoi në plazh? Se shkoi me pushime te halla? Më thoni pse? Jam keq dhe nuk po arrij ta besoj këtë që më ka ndodhur. Unë jam edhe vetë efektiv i Policisë dhe do bëja të njëjtën gjë për këdo; do luftoja për të zbardhur të vërtetën. Këtë dua edhe nga autoritetet e kolegët e Vlorës”, thotë ai.

Por përpos dhimbjes së padurueshme për humbjen e të birit, Agron Bajlozii ka dhe një dyshim tjetër. Ai hedh dyshime se të birit mund t’i jetë hequr veshka në spital dhe kërkon të bëhen të gjitha verifikimet para se trupi i tij të nxirret nga morgu.

“Ja çfarë ka shkuar keq. Mirë që m’u vra im bir, e humba, por më duhet të duroj edhe një tjetër dhimbje. Mora vesh që djalin ma kanë hapur në pjesën e barkut, këtu në morg, mjekët ligjorë. Autopsia bëhet kur ata nuk e dinë se nga cilat shkaqe i ka ardhur vdekja. Autopsia nuk bëhet kur shkaku dihet. Të gjithë e dinë që djalin e preku plumbi në fytyrë dhe vdiq nga ai plumb. Jo, kjo është papërgjegjshmëri dhe shkelje e ligjit. As na kanë pyetur fare dhe as na lënë që të hyjmë brenda. Prandaj ne nuk e tërheqim djalin nga morgu, derisa t’i bëhet një skaner i përgjithshëm për të parë të gjitha organet e tij, nëse janë në rregull apo jo. Ne po dyshojmë se djalit i kanë hequr organe dhe, po e përsëris, nuk e marrim trupin pa iu bërë një skaner”, thotë Agroni, i cili është efektiv policie në Përrenjas.

Redaksia Online July 29, 2013 09:29
Komento

11 Komente

  1. Santana July 29, 09:41

    Ne qofte se djalit tuaj i jan mare organe ne emer te nje autopsije te fshehte atehere ky krim i kalon kufijte e nje krimi naiv dhe duhet te meret gjithe organizmat e policise se vendit si edhe kupola e drejtesie per zbardhjen e ketij KRIMI.
    Ngushellimet e sinqerta familjes Bajlozi…kete dosje krimi mund t’a ndiqni duke ju drejtuar organeve te drejtesie Europiane ne Bruksel e Strazburg..!

    Reply to this comment
    • TIGER July 29, 11:23

      Marrja e organeve, nese vertetohet, eshte me e rende se vete ngjarja.

      Reply to this comment
      • 2n2 July 29, 20:05

        Une jam mjek edhe e di qe kur behen autopsi mjekoligjore merren pjese nga te gjitha organet e brendshme te trupit perfshire ketu edhe pjese nga veshkat. keshtu qe mos u hidhni me njeher per te bere konkluzione. Prisni verdiktin perfundimtar.

        Reply to this comment
  2. leonora July 29, 10:35

    Mu mbushen syte me lot kur e lexova.E tmerrshme ,te jete e vertete qe i kane marre dhe veshken,jo vetdrejtesi po…….nami te behej ,,,.u prefte ne paqe.

    Reply to this comment
  3. LORA July 29, 11:03

    Ajo qe ka perveluar zemrat e qindra familjeve,ne keto 23 vjetet e fundit,nuk e kurseu edhe deren e ketij efektivit te policise.
    Nuk di ke te ngushelloj,babane e djaloshit Serdi Bajlozi apo veten time per terrorin qe me shkakton ky shtet brekedhjere ,efektiv i mender-policise se te cilit eshte edhe zoti Agron Bajlozi.

    Reply to this comment
  4. ARUSHA July 29, 11:26

    SHQIPERIA NJE VEND KALLAME , ME NJE SHPIRT TE NXIRE NGA FITIMI I PARASE

    Reply to this comment
  5. santiagob July 29, 11:27

    heqja e organeve pa miratimin e prinderve quhet krim dhe nje vrasje e dyte per familjen.ngushullime familjareve

    Reply to this comment
  6. bravo ! July 29, 11:32

    Zot,jepu force prinderve…nuk kam fjale…pushofte ne paqe dhe,….. U THAFTE DORA QE VRAU…!

    Reply to this comment
  7. Vlora July 29, 12:10

    ngushellime te sinqerta ,zoti ju dhente kurajo …Por n.q.s eshte e vertete ,qe i kan mare dhe organet ,kjo i kalon kufijte njerezore ,.Vrasja ishte aksidentale ,nuk eshte se te njihtr dhe ta beri ty me qellim ,sepse femija jot ishte nje engjell ……por luften me te madhe ,or mik vellai ,e ke me ata qe i hoqen organet ,,,pa dijenine tuaj .

    Reply to this comment
  8. Ish qytetar i Perrenjasit July 29, 18:00

    E njoh familjen Bajlozi sepse kam jetuar dhe punuar ne Perrenjas. I uroj ngushellime per kete humbje te madhe, per kete dhimbje qe do i shoqeroj deri ne vdekje vecanarisht prinderit e djalit 17 vjecar qe ishte ne kulmin e jetes dhe vritet nga kriminele qe per te realizuar qellimin e tyre nuk kursejne edhe popullsine e pa fajshme.
    Krimimet kohet e fundit po shtohen shume.Shoqeria duhet te alarmohet sepse kriminelet nuk njohin as shtet, as ligj. Ne kete vend ku sundon anarkia, mos respektimi dhe zbatimit te ligjit, jeta e qytetareve po behet e veshtire. Ndaj, duhet te ngreme zerin qe kriminelet te denohen me denim kapital dhe pa te drejte amnistie.

    Reply to this comment
  9. apojo July 29, 19:15

    Ç,fare parashikon ligji per raste te tilla? Mos valle kemi te bejme me nje rrjet ku per kushedi sa EURO mund te organizohen edhe vrasje te tilla qe viktimat e pafajshme do shkojn me patjeter ne morg dhe deri sa te identifikohen ujqerit e pashpirt kane bere zhvatjen e kufomes dhe pastaj dalin me aergumentin: “Operacioni” mbaroi me sukses, leket u morren, pacienti fakeqesisht erdhi i vdekur. ZOT na ruaj nga KOLEGET e Berishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*