Babai i 2 fëmijëve u vra nga ish-fqinjët për një rrugë dhe një çezmë

September 8, 2018 13:22

Babai i 2 fëmijëve u vra nga ish-fqinjët për një rrugë dhe një çezmë

 

43 vjeçari Alket Muho u vra nga ish-fqinjët e tij. Babë e bir u arrestuan nga policia të premten në darkë. Autorët dhe viktima kishin pasur konflikte të përsëritura për pronësinë.

Të afërmit thonë për ABC News se grindjet ishin të shpeshta dhe shkak është bërë një rrugë e fshatit Rabie dhe një çezmë që përdorej prej tyre.

Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, banonin në Sarandë, por kishin jetuar më herët në zonën ku ekzekutuan fqinjin e tyre.

Babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me armë zjarrri të enjten në vendin e quajtur Bolovec. Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe trupi i pajetë është gjetur nga familjarët në tokat e tyre. Akuzat ndaj autorëve janë vrasje me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

o.j/dita

September 8, 2018 13:22
Komento

3 Komente

  1. Shqip September 8, 13:55

    Ku Jane a ta gazetaruqe e pollitikari qe e shtremberuan lajmin. Turp te keni. Mire thote Edi Rama. Media e kazanit.
    Mos ju Dali bllof edhe avokatja, gjyqtarja,prokurorja, hetusja, agjentja gazetarja klodi lajlaaaa
    Uroj te lejoni komentin

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 8, 14:57

    Shiko, e degjoj
    Ju ka thene intelektual mavria:
    Enveri ISH shpata e mburoja e Shqyptareve dhe e Shqyptarizmes

    Vrisni njoni tjetrin tani se oligarkia eshte ne greqi per fundjave

    Reply to this comment
  3. bureto September 8, 18:39

    Dergojni te fala Tritan Shehut, deputetit te Memaliajt. “…E vrane trafikantet, se kishte raportuar parcella me kanabis ne polici dhe policia e Rames, e kish dekonspiruar…!” Po tani?
    Te tjerat le t’ia leme drejtesise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*