Babai i Marnikollajt: Djalin ma vrau policia greke

August 16, 2016 14:23

Babai i Marnikollajt: Djalin ma vrau policia greke

Djali im është vrarë, vdekja nuk ka qenw aksidentale”.

Kështu është shprehur babai i Pëllumb Marnikollws të riut nga Lezha i cili humbi jetwn pak ditë më parë në një rajon policie në Greqi.

Sipas Babait të viktimws Nikoll Marnikollaj, pasi e kanë vrarë autoritete Greke janë munduar që të fshehin gjurmwt

Sipas Marnikollajt ditën që familjarët e tij kishin shkuar në Greqi për ta kërkuar, autoritetet vendase po kryenin procedurat për ta varrosur.

Teksa akuzon policinë greke për krimin ai tregon edhe telefonatën e fundit të të birit, i cili i kishte treguar se po shkonte në rajon të policisë.

Nikoll Marnikollaj i bën apel autoriteteve shqiptare por edhe atyre greke që të zbardhin vrasjen e djalit dhe të dënojnë autorët e këtij krimi

Vdekjen e djalit tim e ka shkaktuar policia e Athinës më datën 3 gusht. Djali ka shkuar për tu paraqitur për të zbatuar rregullat e tyre. Për të firmosur. Ai ka shkuar në polici dhe nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Sesi kanë ndodh gjërat nuk e di, por nuk është e vërtetë për gjërat që thonë ata, pasi djali ka shkuar me dëshirën e tij për tu paraqitur dhe për tu kthyer në shtëpi. Ata e dhunuan, e masakruan dhe i morën edhe jetën. Për 8 ditë me radhë ka humbur pa asnjë adresë. Kemi kontaktuar me policinë dhe avokatin dhe na është thënë se nuk është këtu. Prej kalimit të ditëve, pa asnjë informacion, na u shtuan dyshimet, pasi flisnim çdo ditë bashkë. Në ditën e fundit ka folur djali tjetër me të dhe i ka thënë se ka shkuar për tu paraqitur, ku i ka thënë se sapo të dalë do të fliste me të, gjë që nuk ndodhi kurrë. Ne u angazhuam për të zbardhur ngjarjen. Avokati nuk ka informuar për ngjarjen, por ne morëm një tjetër avokat i cili ka shkuar në rajon dhe kemi mësuar që djali ynë nuk jeton më. Trupin e pajetë e gjetëm në një spital, aty ku nuk u gjet djali, por pas disa ndërhyrjesh është mësuar se ai ishte transferuar për në varrezat ku ishte caktuar prej autoriteteve për tu varrosur. Aty u gjet trupi, duke u përgatitu për tu varrosur nga punëtorët. U ndalua varrimi i tij. Ai ka pasur të gjitha dokumentet me vete, të dhënat, por ata nuk e kanë bërë identifikimin. Kam bindjen e plotë se ai nuk ëhstë vrarë aksidentalisht, por është dhunuar e masakruar nga policia. Është bërë ekspertiza në Shqipëri e presim raportin. Do e kërkojmë deri në fund, por i bëj thirrje qeverisë dhe të gjitha autoriteteve që të zbardhin të vërtetën për këtë ngjarje të rëndë e të mos e fshehin atë.” tha babai i viktimës.

August 16, 2016 14:23
Komento

2 Komente

  1. Lekdukagjinasi August 16, 20:39

    Djali iku, ta vranë. Tregoi grekut se çfarë është një malsor i vërtetë dhe që djalit ska për ti gjetur shpirti paqe pa u hakmarrë! Asgjë në këtë botë si djeg më shumë grekve se kërma e Janullës!

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 17, 12:52

    I shprehi ngushedhime te aferve te kti djali!
    Persa i perket qeveris as mos mendo se do kerkojas sqarimin ma te vogel.Ishte qeverisja socialiste ne kohen kur shqiptari mori autopuzin peng ne shej proteste qe nuk e paguanin dhe kaloj te gjith token helene dhe nuk e qelloj njeri kurse kur ju afrue vendlindjes se diku afer Burrelit policet e Fatos Nanos e eleminuan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*