Babai i shkodranit të masakruar në Marsejë: Është vrasje profesionistësh. Reagon ministria e Jashtme

December 22, 2017 16:00

Babai i shkodranit të masakruar në Marsejë: Është vrasje profesionistësh. Reagon ministria e Jashtme

Florenc Beqiraj, i riu shkodran që dyshohet se është masakruar në një burg të Marsejës, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet franceze thonë se i riu ka pak mundësi për të jetuar, pasi klinikisht ai është i vdekur dhe mbahet në jetë falë aparaturave.

Mediat raportuan se i riu shkodran i masakruar në një burg të Marsejës, Florenc Beqiraj është ndarë sot nga jeta, por babai i tij, Gëzim Florenc Beqiraj, thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Gëzim Beqiraj ka folur sot për Report TV ku tha: “Djali mbahet në jetë nëpërmjet aparaturave. Mjekët thonë se zemra e truri nuk i punon. Unë e dua të gjalle ashtu siç është djalin. Unë i kam parë shenjat në fyt djalit, të telit, por edhe ne dore, një njeri që tenton vetëvrasjen nuk dëmton dorën. Kjo është vrasje profesionistesh, nuk është e mundur që djali të ketë tentuar të vrase veten. Ka shenjën e telit në qafë e në dorë. S’është vetëvrasje, por vrasje, është përpjekur të shpëtojë. Më mirë të mos ia kishin vënë fare aparaturat e të ma sillnin të vdekur në shtëpi se sa të ma torturonin kështu djalin”.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme shqiptare. Sipas saj, Florenc Beqiraj ka tentuar vetëvrasjen.

“Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze”, deklaroi MPJ.

Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

December 22, 2017 16:00
Komento

4 Komente

  1. x December 22, 16:26

    Franca eshte e mbushur plot me klandestine te paligjshem, marokene, siriane, afrikane, latino-amerikan, aziatike e plot morra te tjere dhe per te paligjshmit ka deportim se burgjet nuk po dalin per kriminele jane mbushur plot e jo me te burgosin se je pa letra.
    Ne vend tjeter fle lepuri, ekzekutimi me tel ne fyt si neper filma tregon hakmarrjen e personave me te cilet ai ka qene i lidhur dhe do tu a kete bere me pabesi si jashte dhe brenda burgut ku e kane ekzekutuar.
    Edhe pak po na e nxirrni “hero”.

    Reply to this comment
  2. mirel December 22, 16:35

    Ditmir Bytheqiri Bushati deklaron qe viktima ka tentuar vetevrasjen ne kohen qe versioni zyrtar i francezeve nuk ka dale akoma.
    Keni pare me plera se keta?

    Reply to this comment
  3. Bato December 22, 18:00

    Ne burgjet e frances kane humbur jeten shume persona te ndaluar nga policia franceze.Dhe drejtoria e burgut ka deklaruar gjithmone”kreu vetvrasje”.Keto ngjarje kane ndodhur sidomos me shtetas italiane,ku dihet qe francezet i urrejne ne extrem pipinot.Familja duhet te kerkoje vete per te mesuar te verteten….te mos prese nga ambasada apo shteti yne per zbardhjen e ngjarjes,sepse i tille eshte shteti francez.Kam jetuar vete disa vite ne ate vend dhe e njoh natyren e atij shteti qe i mbulon e i fsheh ngjarjet e renda ku implikohet shteti i tyre.

    Reply to this comment
  4. Lili December 23, 00:14

    Eshte mbyt ne burg.
    Nuk eshte vetvra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*