Babai përdhunon vajzën 15 vjeçe dhe dy mikeshat e saj për t’i “shpëtuar” nga….

May 14, 2018 21:50

Babai përdhunon vajzën 15 vjeçe dhe dy mikeshat e saj për t’i “shpëtuar” nga….

 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Spanjë ku një baba akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 15-vjeçare dhe dy mikeshat e saj, me pretendimin se e bëri për t’i shpëtuar nga shpirtrat e këqij.

Sipas raportimeve, ai i ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme viktimat në shtëpinë e tij, që ndodhet afër Barcelonës, ndërsa në dijeni ishte gruaja e tije cila e lejoi këtë gjë dhe nuk bëri asnjë denoncim.

Javier, emri i përdhunuesit, pretendon se është në ‘Urdhrin e Odinit’, i cili kërkoi që ai të përdhunonte vajzat, ose familjet e tyre do të mallkoheshin me fatkeqësi, thuhet në mediet spanjolle.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 45 vjet burg, ndërsa ka kërkuar edhe dënimi i bashkëshortes së tij me 9 vite burg, si bashkëpunëtore.

l.h/ dita

May 14, 2018 21:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*