Babai përdhunon vajzën e mitur, arrestohet

August 19, 2016 11:38

Babai përdhunon vajzën e mitur, arrestohet

Babai përdhunon vajzën e vet 15 vjeçe. Ngjarja e rëndë është shënuar në Dibër ndërsa 46 vjeçari është arrestuar pas 12 orëve kërkimesh e ndjekjesh nga policia.

Ja njoftimi i policisë

Më datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat  të Njësisë Administrative Kastriot,  një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se:

E.P,  15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj.

Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona  në gjini.

Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:

Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00,  poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik  i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Efektivët e Policisë të Komisariatit të Policisë  Dibër  kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjezit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Guri Përgjegji, 46  vjeç,  banues në  Njesinë  Administrative Kastriot Dibër,  për veprën penale   ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”,  parashikuar nga neni  106 i Kodit  Penal.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore  paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore  janë kryer nën kryesimin e Prokurorit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Dibër.

August 19, 2016 11:38
Komento

7 Komente

  1. alphade August 19, 13:25

    Te aprovohet ligji i denimit kapital per rastet e etij lloji !
    O tempora, o mores ! Quo Vadis ????

    Reply to this comment
  2. Mikonjani. August 19, 13:42

    Monster.Duhet varja.

    Reply to this comment
  3. Alban August 19, 13:47

    Alooooo, cfare arresti more? Ky duhet te varet. Direkte ne vend, pa geg pa mek. E zeza vajze qe ju prish jeta. Ku po shkon moj mut Shqiperie?

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 19, 14:27

    Po te ishte ne fuqi denimi kapital, sot do te ishin gjalle me dhjetra mijra njerez te pafajshem! I kemi bere ketij vendi nje dem kolosal!

    Reply to this comment
  5. Bekimi August 19, 14:55

    Ku shkruani “u arrestua në flagrancë”, ç’nënkuptoni?
    Flitet për një krim, përdhunim.
    Të thuash u arrestua në flagrancë, dmth duke kryer aktin.
    Ça mutin bëni mor aman.
    A do mësoni ndonjlherë shqip apo si e keni hallin?

    Reply to this comment
  6. Loni August 19, 22:30

    Qe sa e la xhaxhi Enver ate vend, mbaroi ai muabet, u dhje Shqiperia, jo te gjithe etnite (popujt) e planetit jane gati per demokraci

    Reply to this comment
  7. fteri August 20, 10:25

    VARJE NË LITAR DHE PËRPARA TË DIGJET NË MËNYRË SPEKTAKOLARE ,KJO DO TË ISHTE AJO QË MERITON PËR KËTO LLOJË KRIMESH MAKABRE KUNDËR KRIJESËS GJAKUT TËNDË INSTIKT EGËRSIE ANTI NJERZORE ,JO BURGU !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim