“Babale 2”

June 1, 2018 14:57

“Babale 2”

 

Nga Bedri Islami

Shefi i opozitës, Basha, akuzoi sot Policinë e Shtetit se, përmes drejtorive të posaçme të saj, po përgjon atë dhe gjithë familjen e tij, duke thyer kështu jo vetëm ligjet e shtetit shqiptar, por duke vënë nën presion edhe gjithë opozitën, pikërisht tani, kur, sipas Bashës, ajo po përgatitet të ndërmarrë një sërë aksionesh politike.

Duke shkuar më tej në ndjenjën e përndjekjes së tij, ai mblodhi sot, në selinë e tij, disa nga figurat kryesore të partisë që e kanë vënë të drejtojë dhe, më pas, do të ketë reagime të tjera publike e politike.

Pikërisht në ditët vendimtare të përcaktimit thelbësor, do të hapen apo jo negociatat me Bashkimin Europian, sipas Bashës, qeveria, që po lëviz të gjitha gurët dhe të gjithë miqtë për t marrë këtë status, e gjen me vend të përgjojë shefin e opozitës, i cili, nga ana tjetër, krejt e kundërta e qeverisë, po lëviz shkëmbinj politikë që Shqipëria të mos e marrë këtë Status.

Deklarata e tij politike në shkallët e selisë tij, menjëherë pas dështimit të protestës së 26 majit, se Shqipëria nuk e merr këtë status është parafjala e deklarimit të sotëm.

A është kush i interesuar të përgjojë Lulzim Bashën?

Po, ka të interesuar të dijë se çfarë bën ai, çfarë po përgatit nën mëngët e politikës së tij pa bosht e pa ide; a është e mundur që të ketë përsëri një marrëveshje të fshehtë, si ajo e majit të shkuar, pikërisht me këtë qeveri që po e sulmon si në kohën e Çadrës, etj.

Ta themi në fund se kush është i interesuar.

Shteti shqiptar, jo. As e ka pasur në mend e as nuk do ta ketë. PD-ja është një parti përgjimesh. Vetë shefi i saj ” historik” ka pranuar se ka dosje të tëra në zyrën e tij, bile ai e di edhe se çfarë flasin në shtrat njerëzit e politikës që janë kundërshtarë të tij. Të mësuar kështu, paranoja rrëshqet edhe tek Basha, një paranojë që nuk mund të zhduket vetëm se bën një deklaratë politike, duke iu drejtuar haptas policisë së tashme dhe tinëzisht policisë së dikurshme, korpusit të përgjuesve policorë të larguar nga detyra që mund të dalin shumë lehtë jashtë kontrollit.

Babale 1 dështoi. Basha hidhet tani në Babale 2. Qëllimi i njëjtë. Mesazhi i hapur: cili shtet europian do të pranonte të hapte fillimin e dyerve për një shtet që vendos nën përgjim shefin e opozitës?

Asnjë!

Meqenëse Babale i parë dështoi turpërisht dhe, po ashtu, i dështoi edhe azili politik në vendet europiane, Basha, nga droja se mund të zbërthehet dhe ai zbërthehet lehtë, krijoi Babalen 2, gjithnjë me një nivel të turpshëm gjetje.

Basha nuk ka asnjë nevojë të përgjohet. As ai vet nuk e di në mëngjes se çfarë do të bëjë në darkë, dhe jam i bindur se edhe disa orë para deklaratës së tij, nuk e ka ditur se do të fillojë babalen e re, tani me përgjimin.

Nga ana tjetër, Policia Shqiptare, ashpërsisht e monitoruar, sidomos këto ditë, jo vetëm nuk do të merrte përsipër një rrezik të tillë, por edhe nuk do ia vlente të futej në një lojë që, herët a vonë, do të merrej vesh. Njerëzit e Berishës janë ende aty.

Përgjimi i Bashës, njëlloj si “Babale 2” , kanë të njëjtin qëllim: krijimin e idesë së një shteti mafioz, policor, përgjues, goditës dhe i lidhur me krimin.

Disa ditë më parë, shefi i grupit parlamentar socialist, Balla, deklaroi haptas se ish policisë, të lidhur me shqupasit, kanë krijuar një strukturë për përgjimin, ndjekjen e shantazhimin e figurave të qeverisjes socialiste. Dosja “Babale 1” dëshmoi se përgjimet kanë filluar. Jo vetëm aq, por edhe mashtrimi për përgjimet kishte filluar.

Basha përgjohet, por nga të vetët. Berisha e ndjen se lëvizja Basha në PD është pa të ardhme dhe se përmes Bashës nuk do të vijë kurrë më në pushtet. Berisha e di, më mirë se gjithë të tjerët se, krijesa e tij, është tepër e lëkundshme, e gatshme për allishverishe, e frikësuar dhe, pavarësisht nga ato që ka mbledh rreth vetes, mund të tundet e të shkundet sa herë t’i dojë qejfi ish-shefit të Shqupit.

Një këshillë për Bashën, megjithëse e di se nuk dëgjon në këtë paranojë frike: Ruaje nga njerëzit që ke pranë. Ata anë bërë gati të të braktisin dhe të përgjojnë, për më tepër, përgjimin e kanë bërë publik drejt teje, pikërisht për të të rritur frikën.

June 1, 2018 14:57
Komento

5 Komente

  1. AM June 1, 15:28

    Lul paranoja.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K June 1, 16:03

    Si ke goj me fole more fuks i deges se mbrendeshme ne Shkoder.Po mire dhe tesh qe je ne mosh merresh me serviledheqe se per fuks je i djegur o pukjan prej Fush -Arsi.

    Reply to this comment
  3. Rend or... paranojak June 1, 17:03

    Dhe cilet jane ata inskenues 21 janaresh, kullufites ngjalash apo paktberes cadrash qe i hane kallup supozimet e bedelave te partise se ky palo shtet nuk mund te jete as mafioz, as policor, as pergjues, as godites dhe as i lidhur me krimin?

    Reply to this comment
  4. Dyrrahu June 1, 19:12

    Tani duhet edhe Lulit t’ia sigurojme antiplumin sepse eshte i rendesishem gadi sa Saliu.
    Mbetshim pa te dy, po kush lodhet per renegatet e dites se sotme?
    Tani viktimen po e lozin edhe pse ne Kuvend e lozin te fortin.
    Pritne tani Moniken se si shpike ndonje xhevahir,

    Reply to this comment
  5. Alban Dega June 2, 08:31

    HIQU DREQ PREJ NESH !?

    – Larg perndjekjes se kryepeshqve
    te Shqiperise !

    – Stop pergjimit te Sali Lul Xen Like
    Cizme Fatmir… Gerdec, Otranto,
    21 Janarit … !?

    – Kryepeshqit ne miiarda…! Fakirat
    ne burg !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jo vetem Lulezim Basha, por edhe Sali Berisha, Like Floriri, Xeni Madihoxha, Mona Cizmja… ndiqen ne cdo hap nga Fantazmat e :
    1- Arben Brocit e tre heronjve te 2 prillit 1991, te vrare me plumba e arme serbe e me urdhera shqipfolessish edhe me serbe se vet serbet …
    2- Remzi Hoxhes se rrembyer, keqtrajtuar, ekzekutuar ne tortura pa vendim gjykate e pa dijeni e hetim prokurorie e zhdukur pa nam e pa nishan nga SHIK-u i Ajatollah Gazidedes e Sali Berishes …. !
    3- mbi 10 mije viktimave te vrare, plagosur, sakatuar e te vetvrare nga piramidat kusare e vrastare te Sali Berishes e vjerrit te kollovarit Basha, te dy multimilionere
    4- Azem Hajdarit te nxjerre ne prite per se gjalli nga hjekesi e te vrare per se vdekuri me 12 e 14 shtator 1998 nga Sali Berisha ne grusht shtetin, per te cilin rrah gjoksin edhe sot e ndjehet krenar me zerin e figuren e tij, ne sy te prokurorit te krimeve te renda Besim Hajdarmataj e co. pa i hyre ferra ne kembe e as prangat ne duar !
    Eshte teper i zene i gjori kamikaz dixhital i Berishes me hetimin e Byzylykeve te Saimirit dhe pordhave gojore te narkotrafikanteve te kanabisit dhe me mbulimin e 90 plus 613 kilogrameve Kokaine te X-it dhe bodigardeve te tij !
    6- 600 milione eurove djerse e mund te paster shqiptaresh te vjedhura nga Lulezim Basha e Gangsteret e Bandes se Sali Berishes nga autostrada e Kusarise se Kombit, ku vetem per nje inaugurim elektoral te saj nga Sali Berisha u bene rrush e kumbulla 26 milione euro ose 130 Benza te Gruevskit i cili vetem per nje prej tyre u denua me dy vjet burg ditet e fundit !
    7- 26 viktimave: foshnjs te palindura ne barkun e nenes e pleq me nje kembe ne varr, bebe e vajza ne orag dasme, gra e burra te Gerdecit u ekzekutuan nga babezia e Xen “ Sypeshkaqenit “ dhe nje qeverie te tere ne sherbim te nje familjeje 4 anetareshe me dollibash Fatmir Mediun, kengatarin e Festes se Baftjarit te Like Floririt e Mona Cizmes !
    8- kater protestuesve paqesore e aspak fajtore te ekzekutuar pa gjyq nga Sali Berisha e Lulezim Basha nga pas xhamave te blinduara te Kryeministrise sikur te ishin kater zogj pule e jo 4 prinder qe lane 11 jetime ne ate bulevard ku nuk kishin guxuar te ekzektonin as nazi- fashizmi e as komunizmi !
    9- Mbi te gjitha nga fantazmat e Reformes ne Drejtesi e Vetingut qe po u ngjallin panik e cmenduri me Perendeshen symbylluar te drejtesise qe ia kishin qorruar per 13 vjet me pandeshkueshmerine, me paprekshmerine dhe me pacenueshmerine e tyre absolute perballe cfaredolloj krimi te rende e teper te rende te kryepeshqeve dhe te Bandes se tyre te Gangstereve, qe Per 13 vjet ekzekutuan dyfishin e viktimave te komunizmit per 46 vjet te plota !
    Ndaj ne cdo hap qe hedhin ne cdo veprim qe bejne shohin fantazmat e tyre e u duken se po i pergjojne, po i perndjekin, po i i rregjistrojne … tamam si tek Makbethi i famshem i Shekspirit te madh !
    Pse !?
    Sepse besojne tek vetvetja dhe kujtojne se te gjithe jane si ata!
    Sepse qyrkun e tyre orvaten tua veshin te tjereve !
    Sepse kopilat e vet duan tua lene ne dere te tjereve !
    Paniku dhe cmenduria nga ligji dhe drejtesia, qe po ecin teper ngadale, kryesisht per shkak te intrigave dhe komploteve te tyre, per shkak te minave me sahat qe Sali Berisha e Mafia e tij kane lene te kurdisura anembane Shqiperise, i kane cakerdisur keqazi dhe te gjithe u duken Babale ala Enkeled Gebels Alibeaj , Ervin Qelbes Salianjin, ala Havale= Fatkeqesi e katrahure e Shqiperise ala Sali Berisha e Lulezim Basha !
    Po te keni dyshim shihni deklaratat e cartuna e vetakuzuese deri ne nivel Hage te Sali Berishes per ekzekutimin e Edi Rames dhe per grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998, thirrjet e hapura te tij dhe Flamur Nokes per revolución bolsheviko- stalinist e per permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, ku te gjitha kycet e kontrollit te tyre i kishin ministrat e Partise Babale, kukamat e kukuvajkave te tyre per te mos hapur bisedimet per pranimin e Shqiperise dhe shqiptareve ne BE, cka nuk ka ndodhur me asnje opozite ne adnje vend ish komunist te Evropes Lindore !
    Shohin e degjojne se si shkon ne burg ish- Presidenti i Frances dhe miku i Berishes Sarkozi, ish kryeministri i Maqedonise dhe miku i tij dhe Ilir Metes Gruevski per nje tender Benzi, kur vetem CEZ-i e ARMO, RAPISCAN-i i Sali Berishes u ka kushtuar shqiptareve e Shqiperise rreth 2 miliarde Euro, kur vetem Autostrada e Kusarise se Kombit e Lulezim Bashes e Co. u ka kushtuar shqiptareve mbi 1.5 miliarde euro dhe terbimi kalon cdo kufi !
    Nga shkuan mbi 25 miliarde Euro te vjedhura ne vetem 13 vjet Salikraci politike, familjare, mediatike, Shqiperifikje!?
    Shqiptare pa asnje dallim! Bejani keto pyetje vetes dhe hidhni nje sy nga Gjiri i Lalezit apo Farka, Ksamili apo Valbona, Velipoja apo Dardha, Jala apo Vajni….. para se te beheni kamikazet e mishi pet topat e kesaj “ Bande Gangsteresh e “kesaj Mafia krejt jashte kontrollit” te ciles po lebetitin nga fantazmat e krimeve te tyre pa fund e paane !?
    HIqu dreq prej meje !
    Boll me! Enough it’s enough !
    Ia keni pru shpirtin ne maje te hundes ketij populli e ketij shteti qe e zhbete dhe e rrenuat me themel e keni pafytyresine qe ti kerkoni ti hipni perseri mbi kurrizin e kerrusur nga mali i megakrimeve e megahajnise suaj, nepermjet “ mosbindjes civile” qe e imituat si majmuni nga “ fillimi i luftes civile ne Shqiperi “ te Sputnikut te Vladimir Putinit dhe nepermjet revolucionit me dhune te Vladimir Ilic Stalinit !
    Hiqnu dreqer prej ketij populli me sy e zemer nga Evropa e Bashkuar e Shtetet e Bekueme te Amerikes, si asnje popull tjeter ne Bote !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*