Babale dhe 10 gënjeshtrat e Jetmirit

October 7, 2018 00:16

Babale dhe 10 gënjeshtrat e Jetmirit

Si gënjeu gazetari Jetmir Olldashi për Babalen, deklaratat publike që e bënë të bjerë brenda…

***

“Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë.”

Ky është betimi që do të duhet të bëjë gazetari Jetmir Olldashi, kur të dëshmojë në gjyq, aty ku duhet të shpjegojë jo vetëm gjithë mospërputhjet në deklaratat e tij publike që pas daljes së audiopërgjimit të Babales, por edhe gjithë provat që mund të ketë prokuroria për të, pasi formalizoi sot akuzën ndaj tij. Me sa duket, Olldashi do të duhet të përballet me akuzën për dëshmi të rreme e kallëzim të rremë dhe këtë herë nuk shpëton dot duke përdorur justifikimin se po ndiqet penalisht meqë bëri publike një ngjarje.

Në fakt, janë pikërisht deklaratat e tij publike që mjaftonin për ta vënë para kësaj akuze, kur kundërthëniet në to, e bëjnë të ketë konsumuar veprën penale “kallëzim i rremë”, duke inskenuar, dalë dhe bërë publik një fakt për të cilin kishte dijeni të plotë dhe që nuk ishte konsumuar nga njerëzit që përmendi. Por më e rënda, duke krijuar prova të rreme për këtë qëllim.

5 muaj më parë, zhurma që shkaktoi audio-përgjimi, emrat dhe njerëzit që përfshiheshin në të, bëri që gjithë vëmendja të përqendrohej te akuzat e opozitës dhe te loja politike për të cilën u përdor audio-përgjimi, ndërkohë që askush nuk mori në analizë dëshmitë publike të gazetarit Olldashi.

Po t’i rikthehemi sot, ka kaq shumë për të mësuar dhe kuptuar vetëm prej atyre deklaratave që gazetari i recitoi me aq “sinqeritet” nga një studio televizive në tjetrën. Në deklaratën e parë publike, gazetari Olldashi kishte një material të shkruar para, të cilin u përpoq ta lexonte me tonalitet neutral, por pa mundur të shmangte emocionet. U duk e besueshme skena, që pas zhurmës që kishte bërë audio-përgjimi, ai të ndihej nën presion dhe të donte të ishte sa më i saktë në informacionin që do të jepte për publikun, ndaj justifikohej në thjesht leximin e materialit. Por duke u kthyer, pas në deklaratat e tij të mëvonshme, kupton që në fakt, në daljen e tij të parë publike, mbase nuk e kishte mësuar mirë përmendësh versionin që duhet të tregonte në emergjencë kohe para medies, ndaj iu desh të lexonte.

Kush ridëgjon apo rilexon sot, deklaratat e tij të bëra në 3 daljet publike në TV, përshirë intervistën në emisionin “Opinion” dhe në emisionin “Të Paekspozuarit”, do t`i lindin shumë pikëpyetje që rrëzojnë tërësisht versionin e bërë prej tij publik dhe të krijojnë bindjen se Jetmir Olldashi vetë, ishte pjesë e një organizimi të mirëfilltë kriminal, çka me sa duket nuk i ka  shpëtuar syrit të hetimit duke e rënduar pozitën e tij para drejtësisë.

Ato që bien dukshëm në sy, vetëm me një dëgjim dhe lexim transkript të thjeshtë të të paktën 3 prej deklaratave në emisione televizive të gazetarit Olldashi, janë shumë kompromentuese për pozitën e tij aktuale si bashkëpunëtor i Babales dhe aktorit të ri të kësaj historie të quajtur Fredi Alizoti:

1. Olldashi nuk deklaroi të vërtetën kur tha që shkoi vetëm me Albert Veliun në Vlorë. Pamjet filmike, për aq sekonda sa zgjasin, gjatë momentit që Babale telefonon personin që sipas tij është Agron Xhafaj, nxjerrin qartë që Olldashi është në timonin e makinës, Babale në vendin e pasagjerit duke folur, ndërkohë që pamjet filmike i ka xhiruar dikush tjetër nga pas.

2. Ky dyshim përforcohet akoma më shumë edhe nga pamjet filmike të marra në momentin kur presupozohet se Jetmir Olldashi dhe Babale kanë hyrë herën e parë në lokalin e Agron Xhafajt. Olldashi deklaroi se ai ishte para dhe Babalja pas tij (çka duket dhe nga video) dhe se Babale kishte vetëm “stilolapsin përgjues”.

  • Nëse Babale kishte vetëm përgjuesin, që regjistron zërin dhe jo pamjet, atëherë, kush ka regjistruar hyrjen në lokal? Sepse është mëse e qartë se të paktën një person i tretë ka qenë me ta për të filmuar.

3. Olldashi deklaroi se kishte njoftuar televizionin ku punonte për udhëtimin. Ndërkohë që, nuk deklaron nëse më pas, ka vënë në dijeni dhe drejtuesit e emisionit për rezultatet e udhëtimit. Për punë të tilla, gazetarët nuk nisen asnjëherë vetëm, por të shoqëruar nga kameramanët. Dhe del qartë edhe nga video e transmetuar në makinë, se Olldashi dhe Babalja, të dy të ulur në vend të parë, nuk kanë qenë vetëm. Dikush i ka filmuar bisedën nga pas, ku duket Olldashi që i jep makinës dhe diskuton me Babalen e ulur në vend të parë. Olldashi, duke dashur të lehtësojë pozitën e tij, ka fshehur faktin se ka qenë i shoqëruar. Pyetjet që nuk u bënë atëherë lindin sot;

  • Kë përpiqet të mbrojë Olldashi?
  • Sa njerëz kanë qenë të përfshirë në makinën që mori me qira, dy apo tre?
  • Çfarë skenari kanë pasur në fakt në mendje kur janë nisur?!

Arsyet se pse nuk tregon të vërtetën Olldashi për personat që e shoqëronin, nuk dihen. Mbase që të minimizonte mundësitë që të dilte e vërteta e regjistrimeve dhe e qëllimit të tyre. Sa më shumë deklarata që ballafaqohen nga personat që kanë dijeni për atë udhëtim “gazetaresk”, aq më e vështirë është të shmangësh nxjerrjen e detajeve që të çojnë tek e vërteta e regjistrimit audio dhe që rrëzojnë versionin e bërë publik.

4. Gazetari Olldashi, në dy dalje të ndryshme publike, është kontradiktor kur tregon rrjedhën e ngjarjeve. Në deklaratën e parë publike, tha se pas bisedës telefonike Babalja ishte rikthyer në lokal. Ndërkohë, në daljet e tjera rrëfen se në lokal kishin shkuar pasi ishin kthyer nga Tragjasi.

5. Olldashi deklaroi se priti Babalen në lokalin “Dy palmat”, ndërkohë që ai shkoi për rreth 4-5 minuta te lokali i Agron Xhafajt dhe më pas u kthye në lokalin ku e priste Olldashi. Kushdo që njeh zonën e Vlorës dhe di vendndodhjen e dy lokaleve, e ka mëse të qartë që vetëm rruga nga njëri lokal në tjetrin, do 4 minuta të shkosh dhe 4 minuta të vish. Ndërkohë që biseda me personin që deklarohet sikur ka qenë Agron Xhafaj, sipas materialit audio, zgjat rreth 3 minuta. Duke mos anashkaluar dhe faktin që në fund të materialit audio, nëse vërtet ka qenë në të Agron Xhafaj, dëgjohet Babale që në fund thotë “rrofsh edhe për kafen”. Pra presupozohet se të dy personat e incizuar, njëri prej të cilëve është Babale, kanë pirë kafe bashkë. Të shkosh nga njëri lokal në tjetrin, të porosisësh e pish kafenë dhe të diskutosh, kërkon më shumë se 4 minuta, çka mund të vërtetohet lehtësisht edhe përmes kryerjes së një eksperimenti. Ndaj ky detaj në dukje i parëndësishëm në deklaratat e Olldashit, në fakt të bën të mendosh se Babale atë ditë nuk është takuar me Agron Xhafajn dhe as të kenë diskutuar duke “pirë kafen”. Gazetari tha që Babalen atë ditë e pa që ka shkuar në lokal dhe e pa teksa është kthyer, por s’kishte dijeni nëse e ka takuar atë që kërkonin. Por mori thjesht “stilolapsin” nga Babalja. Atëherë gazetari duhet të sqarojë se:

  • Kur është bërë biseda e pretenduar si e bërë me “Agron Xhafajn”?
  • Pse telefonata mes Babales dhe atij që në anën tjetër të telefonit thuhet të jetë Agroni, nuk shfaqet e plotë?
  • A ka shkuar menjëherë pasi ka mbyllur telefonin Babale të takojë Agronin në lokal? Nëse po, si shpjegohet që në fakt, nga aq bisedë sa është bërë publike, nuk nënkuptohet aspak që Babale ftohet të shkojë në lokal?

Por pse do shkonte sërish Babale deri në lokal dhe do ikte, pa biseduar me Agron Xhafajn, edhe duke marrë të mirëqenë se në momentin që Babale është ngjitur për herë të dytë, Agroni ka qenë brenda në lokal?! Dhe pse të gënjente Olldashi, duke thënë që ndenji vetëm 4-5 minuta Babale në lokalin e Agron Xhafajt?! A nuk i bënë llogaritë më parë që aq donte vetëm rruga për në lokal?!

Duke analizuar deklaratat publike të Olldashit, përgjigja është më e thjeshtë se ç`mund të mendohet. Olldashi e ka ditur mirë që Babale dhe Agron Xhafaj nuk janë takuar siç pretendohet, pavarësisht përpjekjeve të tyre (Olldashit dhe Babales) për ta takuar, mbi 3 herë (siç i thotë Olldashi gjatë bisedës, para se Babale të bënte bisedën telefonike që u bë publike). Dhe pasi nuk e kanë takuar dot, për ta bërë historinë më bindëse edhe kur prokuroria të hetonte, mendja manipuluese e një gazetari, që është marrë gjatë me gazetari investigative, ka menduar mirë detajet. Duke e ditur që për të vërtetuar origjinalitetin e materialit audio, prokuroria do të verifikonte dhe qelizat e celularit, pasi kanë dështuar përpjekjet për të takuar Agron Xhafën, ka nisur për herë të fundit Babalen të ngjitet në lokalin e Agronit, në mënyrë që qelizat e celularit të tij, tani që do të hetohen nga Policia, të tregojnë qartë që Babale ka qenë në atë lokal, në atë ditë. Por e di mirë që prokuroria nuk verifikon dot nëse dhe Agroni ka qenë aty. Dhe Olldashi i qëndron fort në deklaratat e tij versionit se e priti Babalen 4-5 minuta, sepse kjo është e vërteta, nëse qelizat verifikohen. Aq ka qëndruar Babale me celular vetë në zonën rreth lokalit të Gonit, pas 3 përpjekjeve të dështuara për ta takuar (siç pranon vetë Olldashi nga regjistrimi në makinë).

Ndërkohë që i ka shpëtuar fakti se për 4-5 minuta nuk ngjitesh dot, të ulesh në një tavolinë në lokalin që duhet të ngjisësh shkallët, të shkosh në tavolinën ku mund të jetë pronari, të porosisësh kafe, ta pish kafen duke diskutuar me të për trafik dhe më pas t`i thuash “rrofsh edhe për kafen” dhe të kthehesh te “Dy palmat”. Po fundja, mbase dhe e kanë menduar, që e vërteta do dilte një ditë, por pak rëndësi kishte për organizatorët, pasi zhurmën arritën ta krijonin dhe Olldashi vetë nuk pranon të mbajë më përgjegjësi se kë ka takuar Babale, që kur vetë deklaroi përsëritur, se nuk ka qenë kurrë i pranishëm në bisedën mes tij dhe Agronit.

6. Olldashi deklaroi që video është bërë rreth muajit Tetor 2017. Ndërkohë, në intervistën në Opinion (21 Maj 2018), tha që pas një muaj e ca mungese, pas videos, u shqetësua se mund ta kishin zhdukur Babalen. Me një llogari të thjeshtë, kuptohet që mund të ketë qenë fundi i muajit Dhjetor 2017. Ndërkohë, ky gazetar deklaron se audion e ka dorëzuar rreth muajit Mars. Pra për 3 muaj rresht, çfarë bëri Olldashi me materialin e përgjimit?! Apo mbase me shokët e tij, meqë nuk ia arritën qëllimit të regjistronin Gonin e Fatmirit, deri sa u lindi ideja që pak rëndësi kishte ky fakt, sepse me pak fantazi dhe me një skenar tjetër e aktorë të rinj, mund ta shisnin si të tillë.

7. Dyshimet më të mëdha për rolin e Jetmir Olldashit në gjithë historinë e audiopërgjimit dhe qëllimet e gjithë këtij inskenimi, i ngre intervista që ka bërë ai me Babalen, pas bërjes publike të inçizimit. Askush nuk i kushtoi rëndësi pyetjeve të gazetarit që fshehu fytyrën gjatë intervistës, sepse të gjithë kishin kureshtje të dëgjonin ç’do të rrëfente Babale.

Më vonë, e gjithë vëmendja ishte te deklarata e gazetarit “të guximshëm” që vendosi të dilte hapur dhe të pranonte se kishte qenë pikërisht ai, që për arsye të gazetarisë investigative, kishte bërë regjistrimin.

Por pyetjet që Olldashi i ka bërë Babales gjatë intervistës, tregojnë qartë manipulimin që ka dashur t`i bëjë ky gazetar historisë dhe të vërtetës, gjithnjë nëse ka ndonjë të vërtetë në gjithë ato deklarata. Në daljet publike Olldashi rrëfeu se si qëllimi i rrugëtimit të tij drejt Vlorës me Babalen kishte qenë të kuptonte se si funksiononte trafiku i lëndëve narkotike. Ndërkohë që gjatë intervistës, personi që më mirë se kushdo dinte historinë e vërtetë të një dite tetori në Vlorë, ku sipas tyre kishin takuar njerëz që bënin pazare “barishteje” edhe në mes të rrugës, gjithë pyetjet e tij i bën vetëm rreth Agron Xhafajt, personit të vetëm që gazetari më pas deklaroi që nuk është takuar personalisht me Babalen, ndërsa gjithë ditën nëpër Vlorë e kishin kaluar duke takuar njerëz të përfshirë në trafik.

E pikërisht për personin që vetë nuk e kishte parë të diskutonte me Babalen, pavarësisht se kishte qenë në brendësi të gjithë rrjedhës së ngjarjeve, e pyet disa herë: “Kush të tha ty që mund t’i drejtohesh Agronit? Nga u nise ti? Pse ia bëre ti këtë vënien në provë atij? Pse kjo hakmarrje ndaj tij? Pse nuk iu drejtove dikujt tjetër, po iu drejtove atij? Çfarë do të ofronte ai ty në momentin që ti do t’i blije këtë mall?

Olldashi deklaroi se në mes të natës e telefonuan për t`i bërë intervistën Babales, që pranonte të fliste vetëm me të. Pse nuk tregoi kurrë Olldashi se kush e telefonoi? Kush i përgatiti pyetjet tërësisht sugjestionuese që në historinë e treguar më pas prej vetë Olldashit, ku përfshiheshin shumë emra, në fakt u nxorr vetëm emri i Agron Xhafajt?

Askush nuk i kushtoi rëndësi këtyre pyetjeve, që të dëgjuara tani pas rrëfimeve publike të vetë Olldashit, të duket e pabesueshme që mund t`i ketë bërë i njëjti person, për më tepër një gazetar, që mision të tijin duhet të ketë vetëm informimin e publikut me transparencë dhe paanësi.

8. Olldashi rrëfeu 3 herë rradhazi se si për të garantuar sigurinë e tij, materialin ia kishte çuar Partisë Demokratike përmes Ervin Salianjit. Ndërkohë që, në intervistën e Babales, pyet vazhdimisht këtë të fundit “Pse vendose pastaj ta sjellësh tek Partia Demokratike? Nuk kishe frikë se mos bëheshe pjesë e një loje politike?”. Pra ky gazetar gënjeu publikisht opinionin, duke i bërë të besojnë se materialin e kishte çuar Babale pranë PD, ndërkohë që më vonë ndryshoi tërësisht versionin e tij.

9. Olldashi, gjatë intervistës, vazhdon të manipulojë ngjarjen, kur pyet Babalen “Ke materiale të tjera ti për Agronin? Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera? Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten? Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët? Nuk e ke përgjuar ti?”, dhe kjo me qëllim për t`i bërë të gjithë të besojnë se ngjarja kishte protagonist vetëm Babalen, kur ndërkohë, deklaratat e tij të mëvonshme, treguan që në fakt, Babale kishte qenë vetëm karremi për të përfshirë medoemos në një regjistrim Agron Xhafën dhe që mesa duket, pasi nuk ia dolën, ndërtuan një histori të tyren, që nuk qëndron më dot në këmbë.

Nëse Babale ka takuar vërtet Agron Xhafën, piu kafe me të dhe mori premtimin që ai do ta ndihmonte, atëherë përse nuk u publikua asnjëherë materiali audio i plotë, nga momenti kur takohen? Olldashi tha që stilolapsin e Babales e ktheu ne cd. Mbase sepse po të dëgjohet materiali i plotë, të gjithë do kuptojnë që personi që është në kafe me Babalen, nuk është Agroni i Fatmirit. Por siç paska hetuar dhe akuzuar prokuroria për disa muaj ky paska qenë Fredi Alizoti, kunati i Babales. Këtë e di shumë mirë si Babale, ashtu dhe gazetari Olldashi.

10. Olldashi rrëfeu se gjithë regjistrimet janë bërë në një ditë të vetme dhe se te lokali i Agronit kishin qenë vetëm një herë, ndërsa herën e dytë Babale u ngjit i vetëm dhe bëri regjistrimin. Por këto thënie bien në kontradiktë me regjistrimin në makinë. Regjistrimi është ende në “Youtube” dhe aty Olldashi është regjistruar, me zë dhe me figurë duke thënë: Po ti e kërkove 3 herë atë atje ta merrje dhe në telefon?

Pse Olldashi nuk tregon kush kanë qenë 2 herët e tjera që e kanë kërkuar Agron Xhafën dhe nuk e kanë takuar dot?! Të kërkosh 3 herë me ngulm të takosh të njëjtin person, ndërkohë që qëllimi u tha se ishte të gjenin magazinat e kanabisit, tregon se gjithë historia e rrugëtimeve nëpër Tragjas e Ujë të Ftohtë të Vlorës, paskësh qenë në fakt një sajesë për të mbuluar qëllimin e vërtetë, kapjen medoemos të Agron Xhafajt.

Nuk dihet ende kush është versioni që ka dhënë para prokurorisë gazetari Olldashi, edhe pse pak rëndësi ka, kur edhe intervistat e tij të mëparshme, për sa kohë kanë qenë publike, sërish kanë vlerën e provës dhe do ta vënë në pozitë aspak komode gazetarin, që tashmë duhet të tregojë versionin e saktë të ngjarjeve, njerëzit me të cilët bashkëpunoi dhe arsyet e vërteta të gjithë skenarit, nëse u nis që në fillim për shantazh politik, apo si një gjobëvënie e rradhës nën emrin e gazetarisë investigative.

Këtë herë, Olldashi duhet jo vetëm të tregojë gjithë të vërtetën, por të tregojë gjithë bashkëpunëtorët, që krijuan këtë maskaradë në emër të gazetarisë dhe këtij profesioni të nderuar. Gjykata apo prokuroria duhet të dënojnë ashpër aktorët e skenarit “Babale”. Ne do jemi mbrojtësit dhe dënuesit më të flaktë të shtypit dhe gazetarisë së lirë.

k.a. / dita

October 7, 2018 00:16
Komento

15 Komente

  1. Martini October 7, 06:03

    Qysh ne fillim nga nje analize e thjeshte llogjike.dilte.qe keya llumra genjenin.Te afruar drejtuar e.financuar nga plehra politike di Luli Ssla e kompani.Po ku e con mushka Edin me kompani qe i kushton vemendje e kohe ketyre.Kaq teptil eshte pak halle ka qeveria.Jo per.gje por e mban vehten te mencur
    Qe.diten kur e mesuan se kush ishte protagonist i ngjarjes Babale Basha Balla.Vlonjaten kane qeshur sa kane keputur mish.Mos.te ankohen se qeveria pervec Lungomares ka edhe humor te holle.

    Reply to this comment
  2. Hosteni October 7, 07:16

    Nqs keto qenkan “argumenta” qe Babalja genjen, atehere e kunderta po ndodh. Babalja paska patur te drejte. Turp per gazeten Dita qe perpiqet te mbuloje diellin me shoshe. Maskarallik ….po beheni me keq se paçavurja e Mero Bazes.

    Reply to this comment
  3. Arbeni October 7, 09:00

    C’fare deshmi te rreme ka bere Olldashi? Se ka thene nje te vertete qe bythqiret e Rames nuk kane bythe ta pranojne? Se Agron Xhafaj vellai i Fatmir Xhafajt eshte ne burg per trafik droge?Se Fatmir Xhafaj eshte i vetmi minister i brendeshem ne rruzullin boteror qe ka vellain ne burg per trafik droge? Ka folur ose jo me Babalen ai Agroni a Geroni kjo nuk ka rendesi fare. Rendesi ka qe pasi plasi skandali u kujtua Fatmiri ta dergoje ne Itali te vellain mafioz. Mos ishte ky Olldashi askush nuk do mesonte skandalin e ministrit me vella trafikant droge. Kete nuk ka nevoje ta vertetoje Babale. Kete e dine te gjithe, por vetem langaraqet ne sherbim te Rames bejne sikur nuk e kuptojne. Hyyyy rrace servilesh

    Reply to this comment
  4. Berti October 7, 10:28

    I gjithe ky inskenim i poshter tregon qe tashme ne partine demokratike eshte futur fryma e mashtrimeve e poshtersive, shpifjeve, denigrimit perse dhe vrasjeve per hir te pushtetit.
    Te gjitha keto tregojne qe kjo parti e ka perfunduar misionin e saj e kerkohet nje parti e re e se djathtes.
    PD nuk honepset e nuk mbeshtetet me nga njerezit e ndershem por vetem nga nje pakice e shtreses se hajduteve, vrasesve e ndonje grupi me kufizime ne intelekt qe genjehen lehte.

    Reply to this comment
  5. Rita October 7, 11:10

    Te marrin denimin e merituar ata qe skenuan kete incizim ne se eshte sic shkruhet me siper . Vec dy pyetje kam .A eshte mbajtur zeri origjinal i vellait te ministrit te brendshem Agronit ne nje cd. qe te krahasohet me cd. e akuzes???? Dhe pse fill pas ketej skandali ai eshte ne arrest ne Itali ( ne se eshte me te vertet ) e jo te rrinte disa jave qe te sqaronte vidio- pergjimin me zerin e tij origjinal pa pasur nevoje per loboratore e eksperte britanike ?.

    Reply to this comment
  6. intelektuali October 7, 11:20

    “BABALET” E EDVINIT NUK JANE FJALA E LIRE DHE MEDIA E PAVARUR, PO NGJAJNE SI “POLIAGJENTET” E ENVERIT

    Kur Tony Blair doli qarte se kishte shpifur dhe genjyer OKB dhe Keshillin e Sigurimit per Armet Kimike te Sadam Hysenit ne Irak, ai thjeshte kerkoi falje me fjalet:

    “SORRY I EXPRESS MORE!”

    Dhe nuk harroi te shtonte se: Kur nje e pavertete kontribuon per paqen ne Bote, ajo falet edhe nga
    Zoti.”

    Ja te pranojme per nje moment qe “Babalja” e radhes e Edvinit eshte nje e pavertete e sajuar nga PD-ja dhe Saliu, megjithese askush nga Drejtesia akoma nuk e ka vertetuar si te tille, por kjo nuk ka penguar qeverine dhe Kryeministrin qe te ngutet ta shpalle si “Fitorje” te Rilindjes Enveriste.

    A MUNDET QE “BABALJA” E EDVINIT TE MBULOJE REZILIN E MINISTRIT TE RENDIT QE KA PASUR NJE VELLA DROGAXHI DHE BURGAXHI DHE E KA FSHEHUR KETE REZIL?

    A ka mundesi qe ne nje Shtet Ligjor, vellai drogaxhi dhe burgaxhi i Ministrit te Rendit te dergohet si “Karte Postale” per te vijuar denimin e tij ne Itali dhe Prokuroria jone te mos ta kete hetuar per vite me radhe ne Shqypni? Kur “Babalja” beri te ditur skandalin e Gonit te Fatmirit levat e fuqishme te Shtetit-Parti filluan te funksionojne me nje energji te papare deri atehere dhe bile e ekstraduan me shpejtesi rrufeje Gonin ne terrin e nates, vetem qe te mos fliste ndonje llogje budalli dhe drogaxhiu per median tone amatore kombetare qe te demtonte vellane e tij, Minister i Edvinit dhe Hetues i Enverit.

    PSE U SHKEL PROCEDURA E EKSTRADIMIT TE GINIT TE MINISTRIT NE ITALI?

    Kjo pyetje ka mbetur pa pergjigje nga Institucionet pergjegjese ne vendin tone dhe ne vend te kesaj ne media hidhen shashka me “BABALEN” e radhes, nderkohe qe Kryeministri kercenon ARMIKUN me “Babale” te reja, njesoj si enveri me “POLIAGJENTET” e tij.

    Ne kete situate ne, populli i thjeshte, por qe i ka mbetur nje pike intelekti ne koke ka te drejten te thote:

    MIRE KA BERE PD-JA E SALIUT QE TRILLOI “BABALEN” E FATMIRIT

    ndryshe:

    Nga media e paguar nuk do te mesohej asgje qe Ministri i Rendit, Fatmir Xhafaj fsheh vellane e tij drogaxhi dhe burgaxhi nga Drejtesia italiane,

    njashtu:

    Sic fshehu krimin e perdhunimit monstruoz te Xhisieles jetime nga deputetet e Taulantit, me gjithe fuqine e shtetit enverist.

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 7, 13:01

      intelektu-lesh! Ke 28 vjet qe “lufton” me INTELEKTIN KASHTE QE KE NE TRURIT TEND, te n’a tregosh ENVERGJENTET, POLIAGJENTET, EDVINGJENTET, RILINDGJENTET etj, etj si keto
      Po ti s’e kupton me vehten sepse ashtu si SALKARI, KASHTA QE KISHE NE TRU TE ESHTE BER HI….
      Ah Enver te Q…SHA RROBT c’n’a bere e c’n’a le pas.

      Reply to this comment
  7. intelektuali October 7, 11:21

    “BABALET” E EDVINIT NUK JANE FJALA E LIRE DHE MEDIA E PAVARUR, PO NGJAJNE SI “POLIAGJENTET” E ENVERIT

    Kur Tony Blair doli qarte se kishte shpifur dhe genjyer OKB dhe Keshillin e Sigurimit per Armet Kimike te Sadam Hysenit ne Irak, ai thjeshte kerkoi falje me fjalet:

    “SORRY I EXPECT MORE!”

  8. intelektuali October 7, 11:23

    Te mos harrojme se Tony Blair ka qene dhe eshte keshilltar i Edi Rames per Qeverisjen Demokratike te Shqypnise.

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 7, 13:03

      intelektu-lesh! Ke 28 vjet qe “lufton” me INTELEKTIN KASHTE QE KE NE TRURIT TEND, te n’a tregosh ENVERGJENTET, POLIAGJENTET, EDVINGJENTET, RILINDGJENTET etj, etj si keto
      Po ti s’e kupton me vehten sepse ashtu si SALKARI, KASHTA QE KISHE NE TRU TE ESHTE BER HI….
      Ah Enver te Q…SHA RROBT c’n’a bere e c’n’a le pas.

      Reply to this comment
  9. Eduarti October 7, 11:34

    Rama u mburr si gjeli maj plehut sic e ka zakon se audiopergjimin do ta dergonin ne ministrine e brendeshme italiane per shqyrtim. Pastaj ne Itali minister i brendeshem erdhi Salvini. Nuk u dergua ne Itali audiopergjimi. Tani thone se e shqyrtoi “nje laborator anglez”! Kjo eshte nje rrene me bisht, pse bene prapa-ktheu ne dergimin ne ministrine e brendeshme italiane te audiopergjimit? Apo pse me Salvinin atje nuk ja mbante bytha te benin pazare? Audiopergjimi nuk eshte derguar askund. Ajo Marku eshte ashtu si u zgjodh, nje vegel socialiste qe rri poshte tavolines Rames. Ta quash ate kryeprokurore te pa varur eshte qesharake.

    Reply to this comment
  10. shallvaret October 7, 13:24

    Aman vetem musketieret mos na i prekni, se na duhen per skenare te tjere se i thurin mire qeratenjte.

    Reply to this comment
  11. Rita October 7, 13:47

    Komentuesit me shume epitete si Fuck Mark uk Grusader etj.etj. i them se DJALLI i tji me te vertet ka bo keq qe ka lene pas njerez si ty, ,nuk ka bere hic mire qe ka lene pas nje klloun si puna jote . Sot duhet te ishe ne keshtjellen e ferrit bashke me ate .ku e sigurte qe nuk sundon me por e sundojne ish-viktimat e tij . Shkoji pas dhe pse ai s”te mori dhe lere te qete INTELEKTUALIN e nderuar se mire qe nuk mund t”i ngjani sadopak por nuk krahasoheni as dhe me nje gisht te tij qe shkruan te verteten e vetem te verteten !! Njerez si ai numerohen me gishta jo aq per vertetesine qe publikon se sa per guximin e mencurine qe disponon !! Dhe shtoj se kete intelekt gjenial qe ka mendoj se ja ka dhuruar jeta fatkeqe qe ka kaluar nen diktatin e DJALLIT tend ,prejardhja familjare e Zoti qe e ka ndihmuar te mbijetoje aty ku lindi e ku eshte dhe sot !!!! Sa ka nevoje Shqiperia per njerz te tille !!!!. ;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*