“Babale” si vizion, si shëmbëlltyrë, por edhe si pushkë politike

May 24, 2018 09:33

“Babale” si vizion, si shëmbëlltyrë, por edhe si pushkë politike

 

Nga Bedri Islami

Në mbrëmjen e 21 janarit “të famshëm” dhe të pandëshkuar ende, shefi i qeverisë së asaj kohe, do të bënte thirrje për një antidemonstratë të mitingashëve të tij, në përgjigje të thirrjes së opozitës së kohës për të nderuar, përmes një demonstrimi, të vrarët nga vetë njeriu që, pas vrasjeve, përgatitej për një përballje të madhe, ndoshta edhe më të përgjakshme.

Shumë vetë e quajtën një blof politik veprimin e tij, por  ajo që erdhi më pas, saktësoi se fjala kishte qenë për etjen e pashuar të një njeriu që ishte bërë pishman se kishte vrarë vetëm katër demonstrues, ndërkohë që mendonte se kishte të drejtë të vriste edhe 330 të tjerë. I kishte mbetur në mendje për shumë kohë kjo etje vrastare dhe, kur i erdhi një ditë mizore, në një emision TV dëshmoi se, për gjithë natën, kishte përgatitur pesë snajperë, katër nga të cilët në katër qoshet e godinës së kryeministrisë dhe njëri në duart e shefit të qeverisë.

Më shumë se gjithçka ky është konceptimi i qeverisjes dhe i politikës jo vetëm nga ai, por nga gjithë ajo strukturë që ka krijuar në vite dhe që tani, më shumë se gjithçka tjetër, është mburoja e tij politike përballë asaj që mund t’i ndodhë një ditë drejtësie.

Këto ditë figura politike më e rëndësishme e PD-së është bërë një njeri ordiner i zakonshëm, banues në Vlorë, por që nuk është vlonjat dhe as që u afrohet vlonjatëve për nga vetitë dhe virtytet e tyre, dhe përmes tij, “Babale” e quajnë,  kërkojnë të përmbysin një qeveri dhe të rrënojnë një shtet. “Babale” është një rastësi e sajuar, mund të ishte çfarëdo babale e batareje, ato e rritën këtë jo si rastësi, por si mendësi e rritur së bashku me to dhe prej të cilave nuk mund të dalin.

Dy herë PD-ja është munduar të jetë disi ndryshe dhe dy herët përfundimi ka qenë mes së dhimbshmes dhe tragjikes. Në rastin e parë, të dhimbshëm, ishte dëbimi i Selamit , jo vetëm nga kupola, por edhe nga salla ku mendohej se ishte ende kryetari i partisë. E dhimbshme, pasi, duam nuk duam, si do e pohonte më pas një njeri i afërt i Berishës, hija e tij, Haxhia, druri hipi edhe një herë mbi mendjen dhe dhuna mbi arsyen. Herën e dytë me të ndjerin Olldashi, gjithçka ishte tragjike. “Rastësia” e humbjes së tij, pikërisht kur mund të kishte bërë një lëvizje tejet ndryshe dhe vendin ta bënte me një opozitë të mendimit dhe të vizionit, nuk ishte përjashtim nga rregulli. Cilido që do të ishte, ndoshta edhe poshtë kualiteteve të Olldashit, do të kishte patur këtë rrokullisje. Nuk mund të dalësh nga vatha, ky është postulati që ka drejtuar prej ditës së parë të themelit këtë forcë politike, e cila si e kam shkruar edhe më herët, filloi si ide, vazhdoi në pak çaste si vizion, por u shndërrua në një lëvizje e zyrtarëve të inatosur të shkallinës së dytë të sistemit komunist, nga ku morën edhe hyqin e rrëmbimit të pushtetit përmes forcës.

Çfarë ishte kjo organizatë, strukturë partiake, e cila, më parë se mendjen vendoste forcën. Nga kishin dal këto njerëz, që duke abuzuar me lëvizjen studentore, pasi i hoqën të gjithë, krijuan një simbiozë mes politikës dhe mafies, dhe që nëse në fillimin e ndërtimit të qeverisë së parë pas 22 marsit kishin ende disa figura të shquara intelektuale, tani kanë njerëz më shumë të hurit e të litarit se sa të mendimit?

Çfarë ishte kjo organizatë, në të cilën, ish shefja e parlamentit, duke folur për vitin tragjik 1997, të vetmin faj të Berishës e gjente tek “ka ba gabim që nuk ju ka vra tanve”.

Ndoshta, i pari që e kuptoi këtë nuk ishte Berisha, por njeriu i afërt me familjen e gruas së tij, i cili erdhi në janarin e vitit 1991 në Shqipëri, jo aq i fshehtë, u takua jo në errësirë me Hajdarin, solli donacionet e para financiare dhe, kur i quajturi lider i dhjetorit kërcënohej, ai bëri deklaratën më të çuditshme për një forcë politike, “Unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra”.

Që nga fillesa e zhagimit të saj politik kjo fillesë do të jetë një nyje lëvizëse, drejt një qëllimi të paarritur, por të dëmshëm, që i ka kushtuar jo pak shtetit shqiptar.

“Babale”, si politikë dhe si mishërim, dhe kërcënimi përmes shembullit babaliq, nuk është shfaqja e parë e konceptit se si mund të shkohet drejt pushtetit.

Prishja tragjike e qeverisë së drejtuar nga Ylli Bufi, ku ishin të gjitha forcat politike, përmes një grushti politik berishist, i sapo kthyer nga Amerika, pas takimit me struktura shqiptare të etura për hakmarrje e gjak; më pas u mburrën se kishin vrarë dhe këtë e thonin duke marrë dekoratat e presidentit Berisha, dhe pas ndalimit në Zvicër, në një takim të fshehtë me emisarë të lartë serbë, do të jetë fillimi, por jo fundi.

Se si e konceptoi PD-ja marrjen ose mbajtjen e pushtetit e sjell në mendje dhuna dhe përgjakja e zgjedhjeve të majit 1996, çuditërisht e jo çuditërisht në të njëjtën ditë të demonstratës që paralajmërohet si fundi i qeverisë socialiste dërgimi i forcave speciale kundër banorëve të jugut të Shqipërisë në vitin 1997, tentimi për përdorimin e lëndëve kimike, mobilizimi i bandave me mitingashë të etur për grabitje si forcë ushtarake, krijimi i një garde brenda forcës politike për të goditur, shtatori i vitit 1998, kur grushti i shtetit ndërmori aktin më famëkeq në historinë e kombit, kur Kosova ishte në pikun e luftës dhe kur armata serbe sapo kishte filluar operacionet e saj në zonën e Drenicës dhe të Dukagjinit…kthimi i selisë së partisë në një depo armatimi dhe vrasjet e 21 janarit, duke kaluar përmes gjakut të Gërdecit, janë shembujt e parë që të bien në mendje për konceptimin e politikës dhe të pushtetit nga berishistët.

Për PD-në kurrë nuk ka pasur mundësi zgjedhje mes dy rrugëve: ose duhet të ishe me to, ose kundër tyre. Pa asnjë tentim për liri mendimi. I pandryshueshëm në llojin e vet, lideri i saj do të krijonte rreth vetes një trupë të njëjtë me të, me të njëjtin vizion drejt krimit, asfiksi e lirisë së mendimit dhe e dëshirës për një rrugë ndryshe. Nëse deri në vitin 1998 simboli i partisë do të ishte grushti dhe ndëshkimi i një njeriu , Izet Haxhisë, sot është një “babale”, që në fakt duket si kthimi i pavend i një ndryshimi, si të thuash kthimi në një hardhucë politike, por që është në të njëjtën metodologji për marrjen e pushtetit.

Brenda vetes, herë pas here, qoftë me mitingashët e saj, qoftë me dezertorë nga lufta në Kosovë, shqupasit e djeshëm kanë krijuar reparte goditëse, të cilat i kanë ndjerë mbi vete edhe figura politike të njohura të së majtës që sot janë renditur në krahun opozitar, vetëm nga humbja e pushtetit tetëvjeçar në dy pjata. Këto reparte, që së fundi janë shfaqur të uniformuar, nën emrin e një korpusi me emrin e Hajdarit, janë dëshira supreme e liderit faktik, i cili e ndërton të gjithë strategjinë e tij politike mbi dhunën, mashtrimin dhe demagogjinë.

Të shtunën, 26 maj, opozita kësaj here më e egërsuar, sepse pushteti i duket gjithnjë e më larg, e mbetur nën një humbëtirë mendimi, do të ketë moton e saj luftën kundër drogës, fshehur nën emrin Xhafa. Nëse ka faj apo jo Fatmir Xhafa dhe nëse vëllai i tij e ka vazhduar rrugën e trafikut, të drogës, që është edhe e krimit, të gjitha materialet janë në prokurorinë e krimeve të rënda, ku ende janë me shumicë njerëzit e deleguar nga vetë PD-ja. Largimi i Hajdarmataj heq shkopin, por jo bërthamën. Njerëz të këtyre strukturave janë ato që kenë heshtur për krimet e mëdha të pëdëistëve në pushtet, apo që kanë nxjerrë pa lerë, si pusulla bakalli analizat shkencore të FBI-së dhe të institucioneve serioze të investigimit europian.

Përse nuk pritet përgjigja shkencore, saktësimi i ngjarjeve dhe reagimi i qeverisë?

Për tri gjëra themelore:

Sepse janë mësuar të rendin drejt pushtetit përmes forcës, dhunës dhe përmbytjeve dhe nuk njohin e as nuk dinë rrugë tjetër;

Sepse, më mirë se të gjithë ne, e dinë se “përgjimi”, përmes babalëve halabakë dhe trafikantë është një krijesë e lindur mes tyre dhe e asfiksuar që pa lindur;

Sepse pas shumë ngjarjeve në zbulim e sipër fshihet dora e njerëzve të tyre. Sa më shumë që mendojnë se po hiqen petët e së shkuarës, aq më shumë egërsohen dhe vrapojnë drejt dhunës.

Asgjë nuk ka ndryshuar në PD që nga viti 1997 dhe viti famëkeq 1998. Në rendin e gjërave nuk është mendimi dhe një kauzë politike, ndryshe dhe më e dobishme se sa ajo e qeverisë së tashme, por përmbysja.

Thirrjet për përmbysje janë bërë që të nesërmen e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, kur ende nuk ishte ndërtuar qeveria e parë e së majtës dhe, kur ende ata ishin në qeverisje, duke shitur pasuri të pallogaritshme të vendit dhe krijuar humnerën financiare për të përmbytur shtetin. Që ditën e parë të humbjes Berisha kërcënoi dhe lajmëroi skenarin grek të rrëshqitjes së pushtetit drejt gropës financiare dhe këtë dihej se kush e kishte përgatitur.

E njëjta endësi, e njëjta gjuhë është edhe sot. Është e natyrshme që fjalët e një Muli, Ristani, Paloka, Alibeaj, Salianji etj. të mos merren seriozisht. Ata kanë dëgjuar këtë melodi tash sa e sa vite dhe mendojnë se veç kësaj vije nuk ka tjetër. Sa më i dhunshëm të jesh, aq më afër shefit do të gjendesh.

Por kur dëgjon e lexon ish shefin e Presidencës, Nishanin, që bën thirrje për të përmbysur pushtetin me gjak, zjarr e hekur, atëherë e kupton fare mirë se cili ka qenë dhe mbetet misioni i një bande politikanësh, të cilët nuk ndryshojnë edhe kur bëhen shefa të qeverisë, edhe kur bëhen presidentë, edhe kur janë shefa parlamenti, edhe kur bëhen marioneta të një lëvizje politike që ka emrin e Fazlliçit e dajallarëve të tij.

May 24, 2018 09:33
Komento

15 Komente

  1. demo May 24, 09:53

    Babalja Kryeminister!
    90 vjet me pare dramaturgu i madh Viktor Eftimiu shkroi Komedine:”Njeriu qe pa vdekjen me sy”Nuk ju shembellen ay barboni endacak qe tenton te vetembytet me Babalen?
    Babale eshte heroi i dites.Basha dhe kokemadhja me Babalen e gjeten me ne fund motivin e Protestes se 26 Majit.Babalja sot eshte prej floriri,pooor mos kujtoni se Babalia do te shitet aq lire!Jo!Babalia do te pretendoje maximumin Do te behet kryeminister!
    Viktor Eftimiu nga Boboshtica nuk e ka shkruar kot”Njeriun qe pa vdekjen me sy”I lutem gazetareve katundare,pa kulture,pa ide,kopjace,te mos ma kopjojne ANALOGJINE.

    Reply to this comment
  2. Claus May 24, 10:26

    Ne komentin e djeshem, folem per ligesine e skajshme, si tipar thelbesor i te vjeterve, ne radhet e socialisteve, qe i dallon nga impusliviteti i te rinjve, edhe pse ne pamje te pare, duken qe jane me agresive keta te fundit.
    Ligesia, qe e shohim te shfaqet ne tere zezonen e vet, tek brezi i vjeter ne sojin e socialisteve, ne vete thelbin e vet, eshte e strukturuar. Vetem tek ta qe kane nje eksperience ne te keqen, qe e kane ushtruar ate per nje kohe te gjate, Ligesia arrin ne nivel strukturimi. Pikerisht, pse nuk e kane kete eksperience, tek te rinjte socialiste, ligesia akoma nuk ka marre kete forme, edhe pse ka shenja aty-ketu, porqe me shume kane te bejne me helmin e perditshem qe i’u derdhin papra, baballaret e tyre te liq.
    Kjo duket qarte, tek komentet. Komentuesit, ne pergjithesi, jane te rinj, te brezit te ri. Artikullshkruesit jane te brezit te vjeter. Ne komente ka shume te shara, fyerje e gjera kesodore, e megjithate, megjithe deshiren , per ironi, e kane te veshtire te jene te liq!
    Krejt e kunderta ndodh me autoret e shkrimeve. Aty, megjithese ka nje lloj “kujdesi” per te ruajtur etiken, gjithe kete helm pra, qe te rinjte e derdhin sapo t’u mblidhet, pa pritur qe t’u maiset e t’u kthehet ne Ligesi, keta e lene te fermentohet me qellim, qe me pas ta sherbejne si ushqim te perditshem. Kjo eshte Ligesia e te vjeterve, pra.
    Sa me shume kalon koha, aq me te liq behen. Sepse, sa me shume kalon koha, aq me shume dalin ne drite monstruozitetet e regjimit kanibalesk, qe i ngjizi, i lindi e i rriti, deri sa u bene monstrat qe shohim sot.
    Megjithese shpirtzinj, perballja e perditshme me te lemerine e kohes se tyre, i ve ata perballe rrezikut qe te mund te dyshojne … se mos shohin ne veten e tyre , monstren !
    Per ta larguar kere rrezik, keto monstra kane gjetur nje menyre: shpife ate tek te tjeret, tek kundershtaret politike…
    Keshtu ka lindur edhe miti socialist i berishizmit. Te keqen e idhulllit te tyre , Enver Hoxha, ia delegojne Sali Berishes; te keqene e regjimit komunist, ia delegojne “regjimit” berishist…!!!
    Te liq dhe perverse.
    Ligesia e tyre eshte edhe perverse, sepse – dhe kjo eshte nder cudite me te medha shqiptare, qe besoj se nje dite, do te studiohet nga psikologe dhe sociologe – keta enveriste, keta adhurues te flakte te diktatorit Hoxha, perdorin nje argument vecanerisht pervers : krahasimin e te urryerit te tyre me te dashurin e tyre, pikerisht ne te keqen “e perbashket”…!!!
    Perpjekja per ta paraqitur te urryerin e tyre, me diktator se diktatori vete, eshte e mjere dhe qesharake, dhe nuk ia vlen te merremi me te.
    Por, ajo per ta krahasuar ne krime me te, eshte me te vertete nje cudi e madhe.
    Eshte njejte sikur femijet me baballare turperues, por qe i duan shume megjithate , i mbrojne me dhembe e thonj dhe nuk i shesin kurre, te drejtojne gishtin tek te tjeret duke i akuzuar per te njejten gje qe akuzohen eterit e tyre…!!!
    Shkurt pra, keta thone: hej, edhe ju jeni qej bij qejsh, si baballaret tane te dashur!
    Nje argument i tille, nuk besoj qe eshte perdorur ndonjehere me pare, nga dikush, dikur apo diku tjeter!
    Ky eshte ekskluzivitet i monstrave qe krijoi diktatura komuniste shqiptare.
    Vetem nje monster mund te arrije deri aty, sa per te goditur kundershtarin, ta krahasoje ate me gjene me te dashur qe ka, duke perdorur si argument elementin e “perbashket” krahasues !
    Dhe, sic e thame edhe dje, monstrat nuk vijne kurre nga sojlinjte. Monstrat, sic edhe historia na jep shembuj te shumte, vijne te gjithe nga sojsezet.
    Koha per t’u bere monstra, eshte kur sojsezet veshin kollare, arsimohen, shkollohen, “edukohen”.

    Reply to this comment
    • Merlik Mirakaj May 24, 12:54

      Sojsezet kane nje histori me te hershme ne Shqiperi. Ajo fillon me sojsezet tradhtare te kombit e te shiturit e perjetshem, kriminele e bandite injorante, ta arratisur e aventuriere brekegrisur, monstra qe gjate arratisjes vrane femijet ne djep ne menyre qe te mos kapeshin. Monstra tradhetare qe gjate arratisjes, vrapuan te shpetonin koken e tyre duke lene femijet dhe grate ne duart e armikut qe erdhi ne pushtet.
      Por armiku i mori grate dhe femijet e tyre, ju dha strehim, i ushqeu, nuk i vrau, duke e ditur fare mire qe ishin femijet e monstrave tradhetare e kriminale…

      Nje nga keta femije je edhe ti Claus…

      Reply to this comment
    • korçari May 24, 13:47

      Claus:po te citoj :Koha per t’u bere monstra, eshte kur sojsezet veshin kollare, arsimohen, shkollohen, “edukohen”.
      pra ti nuk e kupton se je njeri prej tyre qe shkruan me siper pasi per te justifikuar krimet e sotme nga Salehu&Basha&Banditet perdor justifikim sistemin i cili ka 28 vjet qe eshte permysur,pra kemi nje brez 28 vjeçar qe nuk e ka njohur diktaturen,po nje pjese e opozites se sotme jane me kriminele,me barbare,me te poshter,me tradhetare se ata te diktatures dhe ju qe mundoheni t’i justifikoni me lloj -lloj teorish jeni b/punetor ne keto krime dhe me siguri perfitues i pasurise se vjedhur ketij populli. Nga kjo klike maskarenjesh,te cilet u gdhine miliardere brenda nates (shembulli tipik Basha’Bode’Mul Noka,Salanji etj).Ju qani pushtetin e humbur dhe bashke me te dhe shume “te mirat”.Dhe sa per brezin e monstrave ju jeni pjesetar si ne ate periudhe dhe sot(bashkepunimi me okupatorin,bandat e diversanteve qe vrisnin gra apo mesues pas shpine apo qe hidhnin ne ere pasurine e ketij pupulli) pasi dhe sot punoni kunder interesave te Shqiperise( furnizimi i serbeve me nafte ne luften e Kososves, mareveshje famekeqe e detit me greket,shtepia e verdhe,Babalja dhe se fundmi deklarimi hapur se jeni kunder hapjes se negociatave.Pra nqs e do kete popull mundohu qe kulturen,njohurite,energjite e tua t’i vesh ne dobi te tij dhe jo te vesh gurre ne rrota,pasi eshte koha e shqiptareve dhe jo e maskarenjeve.

      Reply to this comment
    • Tartufi May 24, 14:47

      Kapteri qe u brumos ne Kohen e pushtit te madh,eshte veshtire te mari vesh .. qe pushka e drurit nuk hedh plumba .Suksesi me I madh I tij qe ; Pushti kuptoje se
      te rroshe I ndjekur per jet te jeteve nga skllavi me trute e skllavit duhet te dalloshe ate qe zgjedh per te te ndjekur ti ,,deri ne var.

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here hap gojen May 24, 18:57

      Nuk i lexon kush te vjellat e tua , more kelyshi i UDB-se , se nuk do qe te humbase kohe me idjote antishqiptare deri tek thonjte e kembeve , o kellira Claus !
      Komentuesi Merlik Mirakaj , me te drejte , shkurt dhe qarte , ti perplas ne fytyre , diarete qe ti
      nxjerr nga goja cdo dite !

      Reply to this comment
  3. Eduarti May 24, 11:15

    Mos u lodhni kot ti kerkoni Bedriut ‘misionin e pa mundur’, pra te shkruaje per ekonomine! Nuk eshte aq budall Bedriu sa ti bjere kokes me grushta…

    Reply to this comment
  4. Kris 1 May 24, 16:41

    Kur Merkeli dhe Makaroni(dy M e europes)na hapin rrugen e integrimit dhe vershimit te kredive del armiku i brendeshum Babalja
    Mos u merzit Bedri se do ta cajme rrugen per ne europe si gjithmone me shpate ne dore

    Reply to this comment
  5. M A R K O May 24, 17:56

    Qveri e ardhme. Kryekarabush Lulezime Basha, Zv. Kryeminister dhe Ministre per “Dritat e Kuqe” Grida Suma. Minister i Brendshem Babolja. Minister Edukimi Strazimir Koburja, Minister Kulture Flamur Noka. Minister i Drejtshkrimit dhe Gjuhes Edi Paloqe. Minister i Bujqesise dhe Rakise Ristani.Minister per LKBT Ervin Salianji. Minister per Budallenjte e me te Meta Klevis Balliu i II-te.Minister per Rroma Perdoma Aldo Bumçi. Minister per ekonomine e 7% baxhell Monika.Minsitre per Llapaqene Vokshi.

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K May 24, 18:16

    Mire se ne parlament ka mbledhur njers te krimit,po kudo te till ka punsuar.Po ky kriminel edhe gazetat i ka te gjith ish spiun te komunizmit si puna e kti Bedriut.Kurse ne komente jan te gjith ish sekrtar partie fshati me nga kater klas.

    Reply to this comment
  7. I tille je , sa here hap gojen May 24, 19:04

    Mjere ti matuf a tartuf si vetequhesh , qe nuk di as vete , se cfar mendon e as cfar shkruan ! Budallalleku nuk ka fund !

    Reply to this comment
  8. nga biberalja te babalja May 24, 21:36

    Bedri akoma me dridhen duart nga deshperimi kur lexoj deshmite e Izet Haxhise qe thote per Elez Byberin shefin e VOA-s shqip qe jo vetem e quan :rezervist te UDB por eben fajtor per masakren e 2 prillit 1991 Kur Elezi urdheroi te mos njihen votimet e 31 marsit 1991 dhe dergoi Azemin ne Shkoder me frankeshteinshkrelat e tij.
    ESHTE ” DELETED” QE NDERSA AMERIKA ZYRTARE U PAJTUA ME ARMIKUN ME TE RREZIKSHEM TE SAJ KUBEN E KASTROS…DHE TE NE VASHDON KANIBALIZMIN E VITEVE 91-92 KARSHI KUFOMAVE TE HOXHES SIPAS PARAMETRAVE TE ANTISHQIPTAREVE BIBEROVIC RAJERSONOVIC
    KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI PANAMANE E ARMATIMITSHQIPTAR ??

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhte te demshperblejne ate popuul moralisht per demet e Devilit Viqidolit.

    Reply to this comment
  9. alphade May 24, 23:22

    Nje analize e zotit Bedri per t’u admiruar,nje analize e
    thelle qe tregon qarte lakuriqesine e banditit te Vicido-
    lit. Nese do t’me kerkihej ndonje vrejtje ndaj ketij artiku-
    lli do te sygjeroja si me poshte:
    Gjithe analiza e karakterizon ” PD” si nje bande mafioze,
    hajnash,vrasessish e kriminelesh,me ne krye mafiozin
    Sali Berishovici, serbin antishqiptar qe Esat Pashe Top-
    tani dhe Zogolli do ta kishin zili per nga tradhetia qe i ka
    bere Shqioerise dhe kombit shqiptar. Pra, vrejtja e pare
    qe une do te sygjeroja zotit Bedri qe kjo ” strukture” ,”or-
    ganizate” ..,.etj., te mos trajtohet si “Parti” aq me pak
    “Demokratike” sepse s’ka asgje te perbashket me Partite
    Popullore Europiano-Perendimore . Realisht kemi te bej-
    me me nje bande fashiste dhe jo sic e kane titulluar “De-
    mokratike” ,prandaj kam mendimin se gazetaret progre-
    siste, patriote, qe iu dhimbeset me gjithe mend Shqiperia
    dhe shqiptaret duhet ta heqin nga shkrimet e tyre dyfjale-
    shin ” Parti Demokratike” duke e zevendesuar me trifjale-
    shin : “Bande Mafioze Fashiste” , ku ne krye qendron
    “stoikisht” : “Godfather-i” i Vicidolit qe edhe ne keto mo-
    mente u ca duke folur neper “kotecet” e televizioneve te
    shitura e te korruptuara nga ana e tij, mbi bazen e kulacit
    dhe kerrbacit. Gazetarucet shqiptar,qe per fat te keq jane
    shume, perpara demonit te Vicidolit nuk bejne as gek dhe
    as mek sepse e dine qe,pasi te kene provokuar ne stu-
    dio “Il Padrinon” apo “El Padrinon” ,e dine c’i pret pasi te
    dalin nga studio. Edhe sot Saliut nuk i mungojne bandat
    e organizuara qe t’ja bejne gazetarit kurrizin me te bute se pelteja, ne mos me keq,prandaj te turperuar nga vetja
    e tyre per servilizmin “in extremis” kane zgjedhur rrugen e nenshtrimit pa kushte ndaj bandes mafioze,fashiste te
    ” Trustit te Lulelakres” ! Ndersa kur po keta gazetare kur
    ndodhen para K/ministrit aktual behen trima qe do t’ja ka-
    lonin edhe Gjergj Elez Alise me provokimet e tyre duke
    i bere qejfin padronit te tyre qe ore e cast gjendet i mber-
    thuer pas televizionit dhe ” qytetarit dixhital” ….! Dhe iro-
    nia me e madhe,a e dini cila eshte: I ka zene frika e ma-
    dhe se mos K/ministri aktual ,ndaj te cilit kam edhe une
    jo pak vrejtje,por jo c’ka thone servilat e jeniceret e Saliut,
    por per aresye diametralisht te kunderta: duke e akuzuar
    ate per vendosjen e diktatures ne vend,vecanerisht ne
    massmedia dhe cilen masmedia ? Ajo e tipit Zhei,nje
    matrapaz fjalesh,nje mjeran ciniku, nje mashtrues e demagog “for excelence”, nje fare analisti psikopat e pse
    jo efhe antishqiptar me mbiemrin Lubonja,qe ne realitet
    mbiemri i tij eshte Ljubovic, apo nje fare analisti Lela qe
    ta shpif me ate koken tullace prej mermeri te lemuar qe
    me sa duket ne televizion eshte i paguar vetem per te
    shpifur,sajuar dhe mashtruar opinionin shqiptar.
    Por fatlumsisht ne shtypin dhe pergjithesisht ne median
    shqiptare ka edhe gazetare me plot dinjitet,qe s’i ben terrt
    syri, patriote dhe te ndershem. Asnje nuk njoh nga ata,
    vecse permes shkrimeve dhe intervistave te tyre. Emrat:
    Artan Hoxha,nje personalitet investigues qe me guxim u
    perball drejtperdrejti me kryekriminelin e Vicidolit. C’te te
    them per satirat therese te A.Dukes, nje kombinat i pa-
    shterur satirash kunder keqbersve politikane shqiptare.
    Respekte per shkrimet e tyre analitike,thellesisht objekti-
    ve dhe direkte kunder babezitjes dhe krimeve te pushte-
    tareve te djeshem dhe te sotem djathtas e majtas: Bedri
    Islami e Viktor Malaj. Respekte per objektivitetin dhe gu-
    ximin e zotit Skender Minxhozi qe me argumentat e tij ben qe kundershtaret te bukisen. Ne menyre te vecante
    kam nje simpati po ashtu te vecante edhe per zotin Va-
    sjari qe s’ka zot mbi kete toke te kundershtoje llogjiken e
    tij te hekurt. Megjithe me disa rezerva cmoj intervista e
    zotit Ngjela,avokatit per parashikimet e tij alla “Nostrada-
    mus” ,megjithese kohet e fundit “ka dalur nga rruga e zo-
    tit” , “hallin” nuk ia di PSE ka dalur nga ajo “rruge” !
    Any way! Pasneser, te shtunene ,26 Maj, regjizori dhe
    zbatuesi Lulush Bashici do te vere ne praktike “Revolu-
    cionin Francez”, rreth dyqind vjet me pare. Harron ky
    derdimen politik se tash jemi ne shek. 21 ! ,ku mbi koke
    kemi jo vetem BE por edhe SHBA- ne dhe mbi te gjitha
    NATON . Ky eshte meshirimi i Donkishotit te ketij shek.
    Une thjeshte pomi kujtoj ketij zoterie jo jeten e gjalle te
    kesaj “Fytyre te Trishtuar” por epitafin e tij:
    – Ketu prehet Donkishoti,
    – Ish- aq i mire dhe aq i zoti ,
    – Boten mbrapsht desh ta kthente
    – Dhe me yshte t’a mberthente..

    Reply to this comment
  10. BUJAR LABI May 25, 05:25

    MARK.U.K
    MARK ,ATA KOMUNISTET JANE ISH SEKRETARET QE KANE PASUR 4 KLASE,SI SHKRUAN TI NUK I KE DHE ATO 4 KLASE.MESO SHQIP PASTAJ SHKRUAJ.PARTIA ME ANTIKOMBETARE E TE GJITHA KOHERAVE ESHTE PARTIA PSEUDODEMOKRATE E SALISERBIT,KRIMINELIT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR

    Reply to this comment
  11. info analitike May 25, 07:03

    Shoku Bedri kush e organizoi grabitjen ne prokurorine e Durresit dhe pse? A eshte ky nje veprim mafioz i mbeshtetur nga instancat me te larta shteterore? Gjithe kjo pune titanike per te mbrojtur mafien shtetetrore e cdo dite u plas nga nje bombe skandalesh te reja. https://sot.com.al/aktualitet/grabitja-ne-prokurorine-e-durresit-gazetari-tregon-dosjen-e-nxehte-nuk-u-permend-fare-sot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim