Babale-zeza-Babale!

May 30, 2018 12:16

Babale-zeza-Babale!

 

Të zunë-Babale-të zunë,

byzylyqet prapë t’i vunë,

në Kosovë-o i shkretë,

të shpunë-a vajte vetë?!

 

Ju thaftë goja kush të tall,

se tani e ke një hall,

i bëre Lulit kollare,

dhe desh na hodhe në zjarre!

 

Ç’të tha mëndja-o i zi,

të tallesh me një parti,

s’e dimë në lekë more,

nga Shtëpi e shkretë Qëndrore!

 

Qerrata-o qerrata,

e zure si me shaka,

Babale kur u përmende?!

Kur re vetë në gropën tënde!

 

Nga inati për paketën,

vetes keq ja nxive jetën,

në ke gënjyer vërtetë,

në burg do përfundosh vetë!

 

Babale zeza-Babale,

ç’t’u desh politikë e madhe,

vërtet je analfabet,

po e bëre lëmsh një shtet!

 

Nuk e dimë kujt ja punove,

po PD-në e shkatërrove,

pse s’e more-o lanet,

atë dyqindshen rryshfet!?

 

Se PD-ja ditëzi,

u bë Babale-Parti,

vetes mos ja nxi më jetën,

dil e thuaj të vërtetën!

 

Pastaj nisu vrap në Vlorë,

se s’të prek njeri me dorë,

tani Vlora ty të do,

se je kthyer në Hero!

Qentë e rrjeteve sociale!

Në rrjetet sociale,

mund të lehë çdo qën,

mund të të kafshojë,

dhe ti s’ke ç’i bën!

Ato që kam thënë,

mund t’u’a rikujtoj,

kur më kafshon qeni,

unë s’mund ta kafshoj!

 

Të vrasësh gjithë qentë,

mos u mundo kot,

sepse gjithë rrjetet,

s’i kontrollon dot!

 

Janë ca që humorin,

sërish lart e mbajnë,

s’ka njeri në Botë,

që ka qejf ta shajnë!

 

Me ata që shajnë,

tash s’bëj dot një listë,

po ka edhe sharës,

krejt profesionistë!

 

Janë të palodhur,

dhe kurrë nuk jepen,

dhe në çdo adresë,

si qëni të qepen!

 

Nuk ke ku t’i gjesh,

dhe të bësh kërkime,

se shumica janë,

veç pseudonime!

 

Kuptohet që s’kanë,

emër e fytyrë,

po dihet që janë,

rraca më e ndyrë!

 

E kot të luftosh,

me këta shurdhiesa,

se një mund të ketë,

gjer në dhjetë adresa!

 

Nëse nëpër rrjete,

do të jesh lum miku,

duhet që të kesh,

nerva prej çeliku!

 

Të durosh të sharat,

dhe kur s’i ke hak,

ndaj duhet-në rrjete,

të hysh sa më pak!

 

Duhet ta përmbash,

të shkretin inat,

dhe me qentë e rrjetit,

mos hysh në debat!

 

Se kështu ata,

qëllimit ja mbërrijnë,

me dhëmbët si sfurqe,

të hanë e të grijnë!

 

Kështu miqtë e mi,

të rinj e të vjetër,

vetëm t’i bllokosh,

se s’ke ç’u bën tjetër!

 

Vetëm t’i bllokosh,

mbetjet e halesë,

dhe pse shpejt do hapin,

një tjetër adresë!

 

Adresë pas adrese,

askush s’mund t’i kapë,

ilaçi i vetëm,

t’i bllokoni prapë!

Arben DUKA

May 30, 2018 12:16
Komento

11 Komente

  1. N.VJOSA May 30, 14:07

    Arben, të paçim me jetë,
    Se ke thënë një të vërtetë
    U përdor Babale -ziu
    Prapa tij qëndron Saliu!…
    ***
    Prapa tij qendron Saliu,
    Dixhitali, Derëziu,
    E ka krijuar Perendia
    Vetem per punë të këqija….!
    ***
    Vetëm per punë të këqija
    Ç ‘fat e pati Shqiperia
    Veç mashtrimi punë e tija
    I pikon e gjithë Çatia…!

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA May 30, 15:50

    Arben të paçim me jetë,
    Se ke thënë një të Vërtetë,
    U përdor Babale-ziu,
    Prapa tij qëndron Saliu…!
    ***
    prapa tij qëndron Saliu,
    Dixhitalua, Derëziu,
    E ka krijuar Perëndija
    Vetëm për punë të këqija…!
    ***
    vetëm për punë të këqija,
    Ç’ fat e pati Shqipëria,
    Veç mashtrimi punë e tija
    I pikon e gjithë Çatia…!
    ***
    I pikon e gjithë Çatia
    Si të bjerë Qeveria…!
    Ndaj quhet Sali Gerdalla,
    Derri Maç, Sali Palla…!

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 30, 16:42

    LERE O BEJTEXHI FANATIKU MJERAN BABALEN
    SHIKO FATMIR HETUES KAPOBANDE MAMALEN
    QE KA DALE NGA HALEJA E PARTISE SE PUNES
    DHE FINTET I KA MESUAR PREJ ENVER SUMES
    LERE O BOLE BEJTEXHI BABALE DROGAXHIUN
    SHIKO EDVIN KARAGJOZ PARTIZAN FAQEZIUN
    QE DO TE HYJE NE BE ME KAPOBANDA DROGE
    QE JANE MINISTRA SI GJARPERINJ ANAKONDE
    KUJT I PLAS SE KUSH ASHT BABALE PIJANECI
    SHIKO REZIL RILINDJEN QE NE PROVIM NGECI

    Reply to this comment
  4. Cuku May 30, 17:09

    Z. Duka je fantastik,,
    Faleminderit,,,,,
    Shendet ,,,,

    Reply to this comment
  5. Arben May 30, 17:36

    Be ndonje per Xhafen

    Reply to this comment
  6. Jimi May 30, 21:45

    Beni ! Ti si gjithmone mire i qendis poezite, por ke pare ti qe ky porteti i Babales me jep pershtypjen e nje fakir fukarai, qe edhe duhet meshiruar! Te jepe pershtypjen e nje njeriu qe ne esence nuk eshte i keq por rrethanat e detyruan qe te bej veprime qe kurre nuk i kishte menduar!
    Pavaresisht se qellimi i atyre qe e detyruan te bente nje veprim te tille ishte teper i mbrapsht, une do te thoshja se nje njeri si Babalja duhet falenderuar, pasi ai mori nje guxim qe c’do njeri tjeter nuk do ta provonte ta ndermerrte! Figura e Babales sherbeu si nje lloj bumerangu per ata qe e stisen kete sherr. Portreti i Babales dhe reagimi i tij ne gjithe kete gjullurdi ishte sherbimi me i mire qe i beri ai ketij populli dhe sherbimi me i keq qe u beri ustallareve te tij. Ata menduan se Babale eshte baballek dhe mund te talleshin me te, por Bbalja ishte nje bire k…e, i rrahur me vaj e me uthull, sa qe ja u futi aq keq “ustallareve te tije saqe ata thane c’deshem qe u perziem me te’ Faleminderit Babale, vec nga ata “ustallare” qe deshen te tallen me ty rruhu!

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit May 30, 21:47

    O babale te rente tenja
    qe na dole per mellenja.
    Tunde boten shqipetare
    per nje te dredhur cigare

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN May 31, 09:37

      Quni hitlerit;
      me frike te madhe po te shkruaj, se shof qe qenka nxef me rrjetet sociale, dhe paska vendos bllokun …
      gjithmone kam frike,por thashe ‘ epo shyqyr qe s’ka ne dore pushkatimin – ndoshta pushken e drurit te zborit do e kete akoma, e perdor kur shkon ne banje,po tani i kane ngele vetem bejtet ..dhe makina e rrojes …
      aman qetesojeni nga pak, behu bashke me Netin e i çkruani ndonje poezi 😛
      e di ti gjermano nga jam une ?? bejtexhiu e di, por po ta them dhe ty
      jam nga Vlora ,
      e di pse po ta them kete ??
      jo qe kur te shkruaj per Babalen ky bolja, mos te harroje dhe pallatet radhe te Xhafajve, ngelen duke u marre me borxhet e Babales, por nuk flasin asnjeher per pasurine e nderçme te socialistit me te nderçem qe me nje rroge qe kur ishte xhelat, ops ashtu hetues , ka ngritur se di sa pallate …ka ngrit dhe disa gjera ketej Europit me gjithe xhaxhi Mozin…. po do i leme per nje kohe tjeter keto ;P

      Bejtexhiu,
      kur nuk do qe te ‘shaje’ publiku (sa rendesi i jep kufomes tende) pse nuk rri aty te shtepia jote , te mbyllesh brenda e te hedhesh çelsin poshte , po ngele duke nxire gazeten perdite ? !!

      Reply to this comment
      • N. May 31, 10:44

        SWAN,
        Nuk rri dot ti, pa e kruajtur ate…( Se nuk ja them dot emrin se eshtë shumë emotionale….)
        Po kur i di këto Pallatet e ndertuara korrupt…të këtij “xhelatit”…. e te Mozit…më mirë thuaj cilat, konkretisht, se te denoncosh ne Prokurori, nuk ta mban, se te dalin Thashetheme…
        Apo do ja thuash më perpara Qytetarit dixhital…?!
        Arben Poeti ben punën, se punon ne gazete, … Gazeten e nxijme und e ti, se na do zogu qefit…
        Nuk do merrej njeri me Babalen , por Babalen e nxori per qitje
        B A B O L E
        Xha Saliu….!
        (Donte të vinte vetulla, por nxori sytë…)
        Me kupton mua ti, por me kupton pak me vonese , si Polici…

        Reply to this comment
  8. demo May 31, 06:38

    Babalja kryeminister!
    Nje person qe merr persiper operacione DIVERSIONI,per te shkarkuar ministra dhe kryeministra,nuk me duket aq gjynafqar,sa e beni ju.Nuk me duket nje hallexhi per t`i qare hallin,se mbledh kanace,copa letre,copa buke neper kazana per te rritur kalamaqerit.
    Babalia perveshi menget si arvizua,per te shkarkuar ministrin e brendshem dhe kryeministrin e zgjedhur.
    Gjykatat Amerikane denuan unanimisht me plot te drejte nje femije qe i vuri flaken pyllit,dhe rrinte kenaqej me vepren e tij me 30 miljarde dollare gjobe per demin qe shkaktoi.Babalja eshte i rritur,e kap ligji tamam,Ka shkuar ne Kosove,ka kerkuar AZIL POLITIK,dhe po kenaqewt me zjarrin qe i vu shqiprise,.

    Reply to this comment
  9. Lereni Babalen te flase ato qe di. May 31, 08:26

    Lincimi i Babales eshte i parakohshem. Ne fillim te kerkohet dhe te dale e verteta. Babale paragjykohet per nivelin intelektual, por cudi… per te punuar me bandat nuk ia ka kontestuar askush kete te mete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*