“Babalja” braktis Kosovën, kërkon azil politik në Hungari

January 10, 2019 17:03

“Babalja” braktis Kosovën, kërkon azil politik në Hungari

Prokuroria e Tiranës ka përfshirë edhe Hungarinë në hetimin e dosjes “Babale”, e cila një vit më parë shkaktoi mjaft zhurmë në vend.

Shkak është bërë arratisja e Albert Veliut, i njohur me nofkën “Dëshmitari X”, i cili është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar azil politik në shtetin hungarez. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, gjatë veprimeve hetimore janë pyetur mjaft persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Qëllimi i Prokurorisë është të zbulojë sesi u gjet Albert Veliu nga autoritetet dhe sesi u mor dëshmia e tij për një denoncim, i cili konsiderohet nga organet e hetimit si i rremë.

Janë marrë dëshmitë e kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend. Ai ka treguar në fakt se, Albert Veliu nuk është gjetur nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur shërbimit sekret në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë është pyetur edhe Besim Hajdarmataj, i cili tha se ka qenë krejt rastësore vizita e “Babales” pranë institucionit që ai drejtonte. “Albert Veliu erdhi në zyrën time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara”.

Ish-kryeprokurori ka treguar se nuk kishte regjistruar procedim penal për këto rrethana, që rezultuan më tej të dyshimta dhe të paqena. Prokuroria shton se personi që rezulton të ketë folur me “Babalen”, i quajtur Agron Hyseni, nuk ka ekzistuar kurrë.

Personi me të cilin Albert Veliu improvizoi bisedën e drogës është aktori i improvizuar Fredi Alizoti, që aktualisht gjendet në qeli. Por, sikurse thonë burime pranë Prokurorisë, hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill.

Pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri. Nga ana e tij, Albert Veliu mësohet se ka kërkuar azil politik në këtë shtet.

o.j/dita

January 10, 2019 17:03
Komento

9 Komente

  1. Durimi January 10, 17:17

    Pse talleni, Besim Hajdar-mataj eshte i urdheruar nga Sali Berisha qe e ka marre babalen ne zyre dhe seshte rastesore. Tani Hajdar-maten bejeni kryeprokurir dhe vetingu u realizua, ndersa reforma ne drejtesi perfundoi me sukses

    Reply to this comment
  2. Mashkullori January 10, 17:32

    Po more,miku i Sali- Luluushit,Orban,do I jape azil.Eshte burre ai jo llafe Ai nuk pyet BE- ne,i jep azil nje te denuari si Grujevskit,mikut te Metes dhe te mos i jape azil nje te varferi,si ” babalja”, i cili mbeti pa i marre ato 100 mije eurot nga Lulushi dhe Mona…

    Reply to this comment
  3. Albanistan 2019 January 10, 17:47

    Ore i ka mre mendim Intelektuhales se blogut ketu ne Dita ky apo jo??? Po Mireles se blogut??? Po info anusit??? Dhe ca larvave te tjera qe bjen era kellire???

    Reply to this comment
  4. SHQINA January 10, 17:50

    NE VEND TE BABALES STREHIM NE KOSOVE O TE KERKOJE SALA O META O EDVINI….

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic January 10, 18:21

    Babalja shkoi te kerkoi Azi,l atej ku shkoi miku i Partise Demokratike Shqi[ptare ishe kryeministri i Maqedonise. ! Nuk eshte qudi qe neser edhe keta do te shkojen tek Baballja tew kerkojen Azil Politioke..!

    Reply to this comment
  6. C'a bohet kshtu January 10, 18:23

    Shtet i pjerdhur e i marre fund, nuk eshte ne gjendje te sjelle ne Shqiperi e te prangos nje shpifes ordiner si Babalja e jo me te presin per te arrestuar kriminelet Sali-Lulush, Medi, Shkerdhen e me rradhes se mega hajdutit Ridvan Bode i rruajne sumen (bythen), ka mbeshtetjen e te droguarit Ed Droga i emeruar ne Keshillin Mbikqyres te BSH.

    Reply to this comment
  7. shqiptar January 10, 19:08

    Babalja ka te drejte te iki nga frika por jo nga Rama se ai njihet si frikacak,por nga Lulushi ,i cili me mire i jep nje koqe plumbi se sa 100 mije euro

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE January 10, 20:05

    Aiiiii! Paska shku me u takue me anti shqiptarin Gruevski!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. shaban January 11, 09:10

    Nuk besoj qe babalja te jete nje shpifes perderisa deri tani nuk eshte kthyer asnje pergjigje nga ekspertiza (ose eshte kthyer dhe ne se dime ) por ai ka te drejte te ruhet sepse perderisa shteti e akuzon pa i verifikuar fjalet e tij ( megjithse Edi i vertetoi mbrenda dites )cdo njeri duhet te friksohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin