“Babalja”, Prokuroria merr në pyetje Fredi Alizotin

October 11, 2018 10:47

“Babalja”, Prokuroria merr në pyetje Fredi Alizotin

Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili sipas Prokurorisë dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio përgjimin e publikuar disa muaj më parë nga PD.

Alizoti u shfaq në një video përgjimi të publikuar nga PD dy ditë më parë, i cili përfshin në këtë çështje drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe deputetin e PS, Taulant Balla.

Alizoti u vu nën përgjim

Krimet e Rënda thonë se shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria.

“Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit”.

Çfarë deklaroi Fredi Alizoti

Organi i akuzës thotë se Fredi Alizoti i pyetur në datë 01.06.2018, ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.

Më pas ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jepte deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda.

“Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj.

Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek”.

Në këtë moment, thotë Prokuroria, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës.

“Deklaruesi ka kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër. I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është këqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka pasur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative”.

l.h/ dita

October 11, 2018 10:47
Komento

5 Komente

  1. intelektuali October 11, 11:05

    Edi Rama bën shumë mirë që është rikujtuar për një ligj më të ashpër kundër shpifjes, sepse gjithesecili e di se si po e helmojnë akuzat e pavërtetuara mjedisin social politik, madje Edi Rama bën shumë mirë që nën shembullin e modelit të tij Erdogan, flet për grushte shteti dhe tentativa për rrëzimin e qeverisë së tij, për të cilat provat i disponon gjithmon vetëm vetë, sipas ligjëratës që mbajti dy ditë më parë: “Unë i di të gjitha”.

    Veç e veç, ai, mund të ketë të drejtë për secilën nga këto çështje, por të mbledhura të gjitha bashkë ato tregojnë se ai është në panik. Ky panik bëhet edhe më i dukshëm nga fakti se i dështoi ngrehina më manipulative për të imponuar një realitet që nuk ekzistonte: pra se dosjen e Babales e kishte paguar me para PD-ja. Mjaftoi një kamerë e thjeshtë e fshehtë për t’i hedhur në erë komplet korruptimin e të gjithë ekspertëve ligjorë të Ministrisë së Brendëshme, që paguhen nga vëllai i njeriut që ata duhet të hetonin, Agron Xhafës. Mjaftoi, një intervistë me Fredi Alizotin, për t’ia zhvlerësuar të gjithë cirqet me short dhe pa short, që kishte bërë prokuroria për të mbështetur tezën e qeverisë. Mjaftoi një Salianj i vetëm trim ne lufte perballe nje Prokurorie si CAKALL pyli gadi per ta shqyer, nje Salianj dinak dhe tejet inteligjent, që ende s’e ka hedhur pas krahëve dialektin korçar, që më një USB në xhep, të turpërojë keqas korifejtë e mbrojtjes së tij mediatike qe dalin papushim me agresive se kurre, me tallaze-tallaze me porosi nga BOSI.

    Të gjithë këto shembuj dhe fiaskoja e dëshmitarit të rremë Fredi Alizoti, tregojnë se Kryeministrit po i rrënohet pika e tij më e fortë, besueshmëria që kishte në publik. Rama po e ndjen që nuk mund t’i pikturojë më shqiptarëve një vend, ku viktimat si Xhisiela thjesht kanë plagosur vetveten, ku dëshmitarë si Alizoti pranojnë të bëjnë burg për falsifikim vetëm se PD s’i ka paguar këstin, ku drejton një Kryeministër qe di gjithshka per pastrueset e haleve, nuk e di se Tahiri paskësh qenë “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, ku ai nuk kishte djeni se Ervis Roshi nuk qe kriminel perdhunues dhe burgaxhi, ku atij nuk i kishin thënë se dokumenti i Interpolit për Mark Frokun fshihej në zyrat dhe syrtaret e tavolines se tij, ku ai qe i vetmi njeri mbi Rruzull që kishte një ekspertizë ndërkombëtare që e mbronte vëllain burgaxhi dhe drogaxhi te Xhafës.

    Tani që këto alibi janë tretur si kripa në det, Rama ka humbur një betejë të madhe. Ai ka humbur në pikën e vet më të fortë, në luftën e propagandës.

    Dhe duke qenë se kjo është një ndeshje që zhvillohet vetëm në kornizat e lirisë, me media alternative, me zëra opozitarë, me qëndrime pro dhe kundër, atij nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të përmbyesë fushën e lojës. Fiks ashtu siç bën një adoleshent i mërzitur me tabelën e damës, kur e sheh se po humbet përballë kundërshtarit.

    Edhe Rama po e ndjen se nuk fiton më në përballjen e argumentave, edhe kur ai përdor mjetet më perverse dhe manipulative. Prandaj ai po kërkon të hyjë në një terren represiv. Në kufizimin e lirisë së shprehjes, në mbylljen e portaleve dhe në etiketimin e konkurentëve si puçistë. Duhet kuptuar, se e ka nga halli,

    njashtu:

    Si Hitleri me Van der Lubben e tij per djegjen e Reichstagut,

    njashtu:

    Si Enveri me bomben ne ambasaden sovjetike dhe me POLIAGJENTET e rrezikshem te tij.

    Nje permbledhje nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
    • Alen Deloni October 11, 12:40

      Dole prape ti o koqe

      Reply to this comment
      • intelektuali October 11, 15:29

        O Alen Deloni, artisti me bukuroshi ne Bote qe la pe mend artisten Romi Shnajder, po harrove more mavri filmin famoz ku luaje ti ne Kohen e Qepes te Enverit, film famoz me bandite mafioze si keta te Edvinit dhe Taulantit me titull:

        “RROKU DHE VELLEZERIT E TIJ”

        qe:

        Rilindja Enveristo-Socialiste po e luan ne xhirim te dyte me titull:

        “FRROKU DHE VELLEZERIT E TIJ”

        prandaj o Alen Delon Bukuroshi:

        O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!

        Reply to this comment
  2. analfabeti October 11, 12:06

    O intelektual kur e paske marre kete titull .Ne sapo mbaruam bashke kursin e dyte.Tek i pari ai Genjen pa u skuqur ,ti more flete neri,ndersa tek ky i dyti kuner analfabetizmit ngele ne klase .Nejse sukse ne mosskuqien tende te cuditshme

    Reply to this comment
  3. Arben October 11, 16:33

    Goxha biznes ky me video.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*