Deputeti Salianji rrezikon mandatin dhe dënimin me 5 vite burg

October 13, 2018 10:14

Deputeti Salianji rrezikon mandatin dhe dënimin me 5 vite burg

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të merret i pandehur për “Kallzim të rremë” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe rrezikon dënimin, i cili varion nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj prokurorie, të cilat thanë se së bashku me deputetin Salianji, do merren të pandehur edhe Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkohë që është duke u verifikuar roli dhe pozicioni në këtë çështje i Florenc Hoxhës, i cili ka qënë mjaft dinamik në këtë histori.

Rezultoi se ai kishte intervistuar Fredi Alizotin në një lokal në Tiranë, ku ai pretendonte se kishte takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vetë Hoxha, pritet të thirret javën e ardhshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Situata tashmë ka hyrë në një hinkë juridike. Protagonistët e kësaj ngjarje nga ana e Partisë Demokratike, tashmë nuk po merren fare me akuzat parësore të tyre, pra se çfarë ka bërë Babalja dhe cilin grup kriminal drejton Agron Xhafaj në Vlorë, siç ata pretendonin.

Tashmë po diskutohet “ana proceduriale” me qëllim mbylljen e kësaj dosje dhe daljen pa dëme nga e gjithë kjo histori mashtrimi publik në “mënyrë proceduriale”.

Nëse Ervini do dënohet nga gjykata për akuzën e “Kallëzimit të rremë”, ai automatikisht bëhet subjekt i ligjit për dekriminalizimin dhe humbet mandatin e deputetit si dhe të drejtën për t’u rikandiduar në listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Halli nuk është më as tek Babalja dhe as tek Agron Xhafaj, por tek vetë vetja e tyre, tek protagonistën që sajuan këtë histori që për 6 muaj ka trazuar mendjet e shqiptarëve” – shkruan shqiptarja.com

Deputeti ka qenë dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë.

Ai është marrë në pyetje nga prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani.

l.h. / dita

October 13, 2018 10:14
Komento

7 Komente

  1. Sazani October 13, 10:55

    Muhabete kot. Asgjë s’ka për të ndodhur . Llafe si perherë . Hiq e moskëput . E ç’faj ka Edvini se është llafollog e frikacak ?!
    Pastajë , edhe me 100 vjet ti dënojnë , kanë presidentin që i amniston- presidenti më i mirë sipas mashtruesit Edvin .
    Shqipëria mund të shpërbëhet , por , jo të bëhet !

    Reply to this comment
  2. MH October 13, 12:10

    Pese vjet burg per cfare ka trazue e sorollat gjithe vendin asht kavalishence.Ky meriton ma shume se 5 vite burg.Te pakten tue tregue dhembshuri duhet ti japin 10 vite burg,qe te mos dalin pa lagur bashkpunetoret e keti marifetit te mos rrijne pa gje,dhe keto te kene ca vite.

    Reply to this comment
  3. FORSTER October 13, 12:18

    Per sa kohe qe te jete ILIR-FLORIRI president dhe sali-kurrizua deputet ,nuk ka per tu vendosur drejtesi ,ne SHqiperi,sepse shancin ja u jep struci Edvin I cili qendron asi nen menge i Lulezim-Bashes.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro October 13, 13:54

      FATKEQESI, ata qe denoncojne krimin ne burg !!!!!!! kriminelet ne pushtet , kjo eshte llahtaria me e madhe !!!! Edhe diktatura enveriste nuk ishte kaq bastarde. Bythelepires se rilindjes eshte me mire te heshtni se era e qelbur e kesaj pune eshte aq e madhe sa edhe “parfumi” qe ju hidhni , sben gje tjer por vetem e ben me te padurushme eren e pisllekut politik!!!??? “Laja e keshillit” ne krye te prokurorise po e ben punen e saj . Turp dhe vetem turp!!

      Reply to this comment
  4. vasili October 13, 13:13

    E mo ,merrini me ne fund dhe i izoloni keta gjiriz,sado shume te jene,,qe vazhdojne te rrjedhin pa fund nga kullat e saliut dhe metes,qe kane mbytur dhe asfiksuar te sotmen dhe te ardhmen perendimore te ketij vendi europian.
    Me keta zhapinj te ndyre gjirizi nuk duhet,rene ne gracken e tyre dhe folur pa fund sic ben ram-dylberi,me keta DUHET VEPRUAR DERI TEK tharja e BURIMIT QE I PRODHON ATO.’
    Duhet VEPRUAR,dreqi ta haje ME MIRE VONE SE KURRE!

    Reply to this comment
  5. Deshmitar y October 13, 16:38

    Ishalla e ha KY beqiri see dhe do ti pelqeje sapuni ne burg. Se pede eshte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim