“Babalja”/ Verifikim për ‘shpërdorim detyre’ ish-kreut të Krimeve të Rënda

March 19, 2019 10:14

“Babalja”/ Verifikim për ‘shpërdorim detyre’ ish-kreut të Krimeve të Rënda

Teksa në gjyq kanë përfunduar si të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të remë” Albert Veliu ose “Babalja”, Fredi Alizoti, gazetari Jetmir Olldashi dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji, prokuroria e Tiranës mësohet të ketë hapur një dosje të dytë për verifikimin e thënieve të fenomenin “Babale”.

Objekt i hetimit të kësaj çështje mësohet të jenë veprimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili gjatë vitit 2018 ka qënë prokurori që ka takuar Albert Veliun në zyrën e tij tek Krimet e Rënda. “Shqiptarja.com” mëson se çështja po hetohet nga prokurori i Tiranës Kol Hysenaj, ndërkohë për llogari të këtij hetimi është marë në pyetje dhe prokurori Besim Hajdarmataj. Ky i fundit është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, pasi në dëshminë që “Babalja” ka treguar për prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani, ka pohuar se para se të shkonte tek PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, ai kishte zhvilluar një takim me Besim Hajdarmataj në zyrën e këtij të fundit.

Ky takim mes tyre është zhvilluar me qëllim që “Babalja” ta informonte prokurorin Hajdarmataj për trafikun e drogës në Vlorë dhe përfshirjen e Agron Xhafës, vëllain e ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafa, në këtë trafik droge. Mësohet se Hajdarmataj pasi e ka dëgjuar rëfimin e Albert Veliut, nuk ka vepruar me rregjistrimin e proçedimit penal, me qëllim që të hetonte mbi trafikun e drogës. Por dëshmitarin, ia ka përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i kërkuar drejtuesve të shërbimit që të kryenin veprime hetimore së bashku me Albert Veliun.

Por ky veprim i ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda cilësohet si “Shpërdorim detyre” nga kolegët e tij në Tiranë dhe për pasojë prej disa kohësh kanë nisur verifikimet për të sqaruar pozicionin penal të prokurorit Besim Hajdarmataj. Për këtë çështje ky i fundit ka dhënë shpjegimet e tija ku është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen. Pritet që në ditët në vijim lidhur me këtë procedim të marrë një vendimmarrje konkrete. Prokuroria për Krime të Rënda, nisi procedimin penal Nr.95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, vetëm pasi Albert Veliu ose “Babalja” doli nga selia e PD nëpërmjet një video dhe tregoi se si bëhej trafiku i drogës duke treguar dhe një bisedë, që Babalja pretendon se e kishte bërë me Agron Xhafaj. /report.tv

l.h/ dita

March 19, 2019 10:14
Komento

10 Komente

  1. desada March 19, 12:15

    ky i di mire procedurat e trafikut

    Reply to this comment
  2. bart72 March 19, 13:22

    Forza Rama drogaxhiu

    Reply to this comment
  3. Petrit Sela March 19, 14:38

    Trapojani vicidolist i perlyer ne skemat kriminale te Salehut. Shporreni kete kermesire nga organi I Prokurorise dhe po ju faktuan akuzen edhe prapa hekurave.Vetem keshtu meson kjo rrace shpellaresh qe vete-ofrohen per tu keqperdorur.

    Reply to this comment
  4. Sulo kapedani March 19, 15:00

    Ky eshtè skuth,agjent brenda per brenda prokurorisè,monster e kupoles Viçidolas,duhet hetuar se ka plote poshtersi ne dem te pafajshmeve.

    Reply to this comment
  5. ann March 19, 15:57

    manipulatori ……!brenda..

    Reply to this comment
  6. Popullore March 19, 18:24

    Hidhini hekurat mafiozit tropojan!

    Reply to this comment
  7. fteri March 19, 18:45

    Falangave të fundit të drejtësisë po u delë tymi e fytra si armiq të ligjit ,ky prokuror kalladuz tropoje hipi në fuqi me ndihmën e banditit Sali karaxhixhi, Këta llojë prokuror e gjykatësish kan marrë më qafë liritë e të popullit kan kalbur drejtësinë shqiptare për 29 vjet. .

    Kan dhënë të drejtë plaçkitësve ,terrorizuasve ,dhe vrasëseve ,kusarve ,jan puçistë të drejtësisë pjestar mafioz të familjes kriminale berisha .

    Reply to this comment
  8. 5 Stars. March 19, 19:46

    Julian Zonja.
    Prokuror i korruptuar.

    Reply to this comment
  9. h March 19, 21:00

    Shikoni fytyren e malokut,nuk ka nevoje per karte identiteti.
    Kuptohet qe eshte vegla qorre e bashkefshatarit te vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim