“Babalja”, i përfshirë edhe Visho Ajazi? “Gazetari” rezulton agjent i SHISH

October 9, 2018 14:36

“Babalja”, i përfshirë edhe Visho Ajazi? “Gazetari” rezulton agjent i SHISH

Sot kur gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për Fredi Alizotin dhe “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi,  në “skenë” del Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe roli i ish-drejtorit të SHISH-it Visho Ajazi.

Sipas dosjes, referuar Report Tv që thotë se ka mundur ta lexojë, del se Olldashi ka luajtur një rol të dyfishtë: bashkëpunëtor i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunëtor i SHISH-it në kohën e Visho Ajazit

Ne fakt një pjesë e regjistrimeve të kryera me personazhet e kësaj dosje janë kryer nga SHISH: kjo e konfirmuar si nga agjencia ligjzbatuese por edhe nga vetë Albert Veliu, “Babalja”.

Albert Veliu, ka deklaruar para hetuesve se ka ardhur në Tiranë për tu takuar me agjentë të SHISH, por sipas të gjitha deklarimeve dhe provave, punonjësi i SHISH me të cilin ka kontaktuar Babalja është Jetmir Olldashi.

Gjithashtu në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve.

Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe dhe shtetasit Agron Laver Hyseni te realizuar prape ne Vlore ne data 24 nentor 2017, pra një muaj pas “përgjimeve” me Agron Xhafajn, që tani rezultojnë të falsifikuara.

Sipas dëshmisë së Babales, ne data 21 tetor 2017 ai ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me një agjent të SHISH. Nga ana tjetër për këtë takim në Tiranë, Jetmir Olldashi ka deklaruar në prokurori se është takuar me Babalen dhe i është prezantuar atij me emrin fallso ”Ledio”.

Që Jetmir Olldashi ka punuar edhe si agjent i SHISH në këtë histori konfirmohet edhe nga Albert Veliu, kur flet për intervistën e realizuar në selinë e PD pikërisht nga Jetmir Olldashi: “Personi që  kreu intervistën që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura në selinë e PD, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë, i shoqëruar me personin e memorizuar si Bendo”.

Takimi me dy agjentë të SHISH-it, për të cilin flet Albert Veliu, duhet të ketë ndodhur në Vlorë më 18 tetor. Në atë kohë Agjencia drejtohej ende nga Visho Ajazi dhe emri i Elidon Bendos (i komanduar më pas në postin e Visho Ajazit) mund të jetë përmendur nga ana e Albert Veliut për të mbajtur jashtë kësaj historie pikërisht kreun e SHISH-it, i cili në atë kohë kishte marrëdhënie shumë të forta me Partinë Demokratike.

Në mënyrë kurioze, pikërisht më 30 tetor, kur po kryhej ky operacion në Vlorë, Visho Ajazi papritur dha dorëheqjen pa shpjeguar arsyet.

Sipas Babales, pajisjet e përgjimit atij ia ka dhënë agjenti i SHISH, pajisje të cilat gazetari Jetmir Olldashi konfirmon se ja ka dhënë ai, pra një stilolaps dhe një çelës makine përgjues.

Jetmir Olldashi ka mbajtur kontakte paralele edhe me deputetin Ervin Salianji, i cili është edhe personi që ka lidhur Jetmir Olldashin me Babalen. Referuar tabulateve telefonike, Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me Ervin Salianjin, pikërisht në datën 20.10.2017.

Një ditë më pas Salianji e servir Babalen në një takim me Olldashin: sipas Babales ishte duke takuar një agjent të SHISH, dhe sipas vetë Olldashit në këtë takim ishte prezantuar me emrin Ledio.

Pas këtij takimi kanë nisur edhe komunikimet e vazhdueshme mes tyre, por tashmë në histori ishte përfshirë edhe SHISH.

Në 20 ditë nga datat 20.10 2017 deri më 10. 11. 2017 mes Babales dhe Salianjit ka 14 komunikime telefonike ndërsa po në të njëjtën periudhë mes Babales dhe Olldashit ka 81 komunikime.

Ndërkaq nga datat 18.10.2017 deri në datën 19.05.2018 mes deputetit Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashit ka pasur 145 komunikime.

Nga të gjitha faktet e parashtruara nga prokuroria rezulton se Jetmir Olldashi ka dështuar të sigurojë një material kunder Agron Xhafaj duke vepruar si gazetar për llogari të SHISH dhe Partisë Demokratike.

Nē datë  24 nentor 2017 SHISH dhe Babale kane provuar ta pergjojnë, prape ne Vlore, Agron Hysenin, pra nje tjeter ”Agron”, qe ndoshta mund ta perdoret si pjesë e planit kunder Agron Xhafajt, por nderkohe Visho Ajazi kishte ikur nga SHISH.

Dhe keshtu u arrit te pergjime false midis Babales dhe kunatit Fredi Alizoti: ky i fundit e ka deklaruar në prokurori që biseda false është regjistruar në janar 2018, dhe jo në tetor 2017 siç pretendon agjenti Olldashi dhe Babalja.

Një supermashtrim, në të cilin mbetet ende për t’u sqaruar rolin e saktë të Visho Ajazit dhe kupolës së Partisë Demokratike.

l.h/ dita

October 9, 2018 14:36
Komento

11 Komente

  1. Tironsi October 9, 16:40

    Pra Shish eshte nje dege e Partise Babale-Saliqeni: Me albanistan se keshtu, nuk mund te behet …

    Reply to this comment
    • Tani October 9, 22:10

      Kjo eshte vetem maja e aizbergut. E kemi ditur dhe thene qe te gjitha informacionet qe Dobici i Vicidolit i servirte si qytetari dixhital ishin te SHISH. Ka pasur vetem disa lajthitje por me shume se 99% kane qene me siguri lajme te dhena nga SHISH. Kjo ngre domosdoshmerine qe kjo agjensi qe spiunon shqiptaret e ka perfunduar ligjshmerine e saj. Shteti duhet te krijoje nje SHISH te pavarur qe ti sherbeje Shqiperise dhe jo esadisteve dhe UDB-se. Dihen lidhjet e ish-kreut te SHISH dhe zevendesit te tij Visho Ajazi me UDB-ne. Kjo agjensi eshte kthyer ne nje fole grenxash qe punon per shkaterrimin e Shqiperise dhe jo per vendin. z. Rama ne komentuesit objektiv kemi komentuar vazhdimisht qe vendi ka nevoje per nje agjensi qe te na mbroje nga tritolistat qe vijne nga UDB-ja dhe SVR-ja. Ju lutem filloni vetingun e SHISH dhe beni nje agjensi te re. Kjo eshte nevoje dhe lutje nga votuesit tuaj.

      Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... October 9, 18:21

    As qe mund te vihet ne dyshim felliqesia e Visho Ajazi Likes, dikur ish zevendes i krimineli Gazidede qe per llogari te Sali Kar-axhic e ktheu SHIK ne Gestapo dhe eleminoj cdo kundershtar politik te Salkiut.
    Drejtues kryesor i kesaj strukture kriminale ka qene Visho Ajazi Lika ku pas 8 vjet arratije kthehet ne Shqiperi……ku sic dihet u be Shef i SHISH nga Saliu dhe kur Rama erdhi ne Pushtet nuk e levizi por edhe i dha medalje Trimerie, per krimet qe kishte bere.
    Rama e shperbleu kriminelin Visho duke e bere Ambasador te Shqiperise ne NATO…..kulmi i marrezise dhe i poshtersise prej te droguarit Edvin Kristaq DRODA.

    Reply to this comment
  3. alphade October 9, 18:30

    Edhe Ajazi Visho Lika eshte i perfshire plotesisht ne kete
    skandal. Ka qene dhe mbetet besnik i Vicidolasit qe e so-
    lli nga pidhi semes, pasaporte kanadeze dhe me vendba-
    nim ne Kanada dhe e beri Drejtor te Pergjithshem te SHISH- it ,sikur te mos kush asnje shqiptar mbi kete vend. Dhe ironia a e dini ju shqiptare ku qendron ?! Pike-
    risht te K/ministri yne aktual: fshehtazi i dha nje derro de-
    korate: “Per sherbime te medha ndaj atdheut dhe “zbuloi”
    atentatin e sajuar nga Saliu dhe e kallxuar nga Visho te
    K/monistri”. Per kete “merite” Visho Ajazi Lika u dekorua
    ne fshehtesi e perseris nga K/ministri aktual. Por jo vetem
    kaq. Duke qene se ky Visho-ja na ishte nje kuader i “vyer”, “nuk duhej lene ne rruget e Tiranes pa pune dhe
    ne rruget e Kanadase ne kerkim te kompanise se pastri-
    meve, e propizoi per Ambasadir ne NATO ?! A e shikoni
    ju shqiptare se te gjitha keto bema te pushtetareve per-
    gjate 28 vjeteve jane per te qare e per te qeshur. A ka
    turp me te madh se sa te lejohet ne nje post kaq te ren-
    desishem e delikat si SHISH-i te lihet nje njeri kaq i dy-
    shimte si Visho Lika Ajazi qe gjate gjithe kohes qe sundoi
    kolltukun e Drejtorit te Pergjithshem furnizonte permes
    “Qytetarit Dixhital” padronin e tij, Monstren e Vicidolit para se te njoftonte K/ministrin e vendit. Dhe kur thoshte
    “Qytetari Dixhital” se ne Divjake kishte mbrritur ne avio-
    nete, K/ministri yne as ishte informuar nga Visho-ja per
    kete ngjarje por deklaronte ne parlamentin shqiptar brroc-
    kullat se “Opozites mishkonjat i duken avione droge” ?!
    Loja ishte pikerisht e Vishos per desinformim te qeverise
    duke i dhene kapital politik opozites per ta luftuar me sa
    me efakisitet. Ishte koha kur kryeministri “flinte gjumin e
    embel” dhe opozita kryesonte vigjilencen “revolucionare”,
    aq sa edhe sot kjo opozite e ka si ATU – faktin se cfare ka
    thene ajo nuk ishin “mishkonja” por avioneta droge…!!!!
    Me te drejte sot Pozita e akuzon LUL BASHEN per “gju-
    min e embel mbi dafina”. Kjo eshte e gjitha,realiteti, te
    tjerat jane retorika banale. Komenti tjeter do te kete lidhje
    me “babalen” dhe ” maloken” , verpra deshperuese te opozites por qe fundi i saj dihet : Deshtimi, Denimi ,kon-
    fiskimi-RECI………!!!

    Reply to this comment
  4. Tragjasi October 9, 18:41

    Ta kishe bere zv.krye minister Visho Ajazin Edi. Mire ta kane bere. Te pakten nxirr mesime, ky eshte grusht shteti. Mos bej dallime jane te Babales ,SHISH ,apo PD .Hidhu hekurat dhe shpeto Shqiperine dhe Shqiptare ,ne te kunderten do te mbahesh mend jo si burre shteti , por si n je frikacak lapangjoz pa dinjitet.

    Reply to this comment
  5. Sazani October 9, 19:23

    Këtu ç’do ditë del nga një qelbësirë , sot na doli Vishua , miku i Edvinit .
    Qelbësira i qelbësirave është Edvin Rama . E majta me të hiqet zvarrë , është shumë e dobët .
    Në djall vaftë edhe e majta , pas së djathtës, e njëjta bajgë janë . Mjerë shqipëtarët !

    Reply to this comment
    • Tomi October 9, 22:12

      @Sazani – Miku i Edvinit? Me te vertete e ke!? Si mund te jete miku i Ervinit, Edi, ore Shkelzen Berisha? Kur yt ate e emeroj bashke me Gazideden dhe i ka sherbyer tyt ati per 25 vjet.

      Reply to this comment
  6. Dardan October 9, 20:45

    Me nje urdher Visho Ajazi shkarkohet urgjent nga detyra. Mos u merzitni, se nuk keni pare gje akoma.

    Reply to this comment
  7. intelektuali October 10, 10:24

    TE BURGOSET PROKURORIA!

    C’pune ka SHISH-i ketu? Qe Edvin Droga e ka zgjedhur koker per koker me doren e vet keto 6 e kusur vjet ne Pushtetin me monist dhe me absolut qe ka njohur Demokracia shqyptare?

    TE BURGOSET PROKURORIA!

    sepse:

    Prokuroria qe duhej te te hetoje dhe akuzoje kriminelet, kjo Prokurori servile e pushtetit heshti per muaj me radhe per Xhisielen duke e lene ne meshire te fatit ne doren e CAKENJEVE perdhunues te Taulant Xibrakes, heshti per muaj me radhe edhe per alarmin qe kishte dhene Komisari i Policise se shtetit ne krye te detyres, lidhur me perfshirjen ne kete krim makaber te Rilindjes te deputeteve me nje sy te Edvin Droges si Pirate Mesjetare qe e kane bere krujen si Cikogao e al Capones ne vitet 1930 ne SHBA.

    TE BURGOSET PROKURORIA!

    sepse:

    I plasi ne dore bomba “BABALE” qe pergatiti vete ne bodrumet e kryeministrise per te demaskuar “Armikun e Kllases” si nje telenovele enveriste me “Poliagjente” dhe Xhevdet Mustafa, spiuna te Imperializmit qe duan te rezojne qeverine,

    prandaj:

    TE BURGOSET PROKURORIA!

    Reply to this comment
  8. [email protected] October 10, 15:33

    Sali “intelektuali”, nje malok dhe jo malesor kurre nuk mund te thirret intelektual por thjeshte nje bajraktar pri-
    mitiv,i mbrujtur me arrogancen e prepotencen, agresivi-
    tetin e intrigat nga shpellat nga ku ka lindur e eshte rritur
    derisa me lajka e servilizma deri ne gjunjezim te neverit-
    shem arriti te kapi majat e hierarkise pushtetare. Ky eshte
    “Intelektuali” me libra ne dore por qe asnjehere nuk i lexoi
    ato deri ne fund. Monstra e Vicidolit i ben te gjitha keto per te shpetuar veten dhe pasurine marramendese te
    grabitur. Fundi: Deshtim. Konfiskim.Burgim. Reci……!

    Reply to this comment
  9. Luan Hamiti October 11, 14:12

    PSE AKOMA GODITET ISH DREJTORI I SHISH, Z. VISHO AJAZI LIKA, ME ARTIKUJ TW POROSITURA ANTIKOMBWTARE?!

    Fakti se mass-media antikombëtare e ka goditur z. Likën dhe ka tentuar të hedh me baltë mbi zv. Drejtorin aktual z. Helidon Bendo, me arsyetime banale dhe jo të vërteta e shoh si rrezikim të madh të sigurisë kombëtare dhe përmbushje të planeve të armiqve të Shtetit Shqiptar. Kërkohet hetim të Prokurorisë ndaj gazetave të bulevardit për fushatën antishqiptare ndaj SHISH, për motivet e shërbimit të tyre ndaj armiqve të Shtetit Shqiptar (!).

    Luan HAMITI

    Në vazhdim të planit e tyre për goditjen e ish Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), z. Visho Ajazi Lika, gazetat antikombëtare “Pamfleti “ dhe “Sot” shpiknin dje, 9.10.2018, se SHISH gjoja është i implikuar në përgjimin e Sokol Olldashit dhe në “skandalin” në lidhje me përgjimin e atij “Babales”.
    Këto “zbulime” të senazacionit janë nxjerrë në dy artikuj:
    – në portalin “Pamfleti.com” – “SHISH i Visho Ajazit përgjoj Olldashin ditën e vrasjes, me urdhër të Berishës. Pse nuk kërkohet zbardhja e përgjimeve, për të hetuar me themel ngjarjen”(http://pamfleti.net/shish-i-visho-ajazit-pergjoi-olldashin-diten-e-vrasjes-me-urdher-te-berishes-pse-nuk-kerkohet-zbardhja-e-pergjimeve-per-te-hetuar-me-themel-ngjarjen/), respekti-visht në gazetën e bulevardit “Sot” – “Zbardhet dosja, Visho Lika, struktura të drejtësisë dhe PD puç për goditjen e qeverisë përmes skenarit “Babale”, SHISH i përfshirë në audio-përgjim”(https://sot.com.al/politike/zbardhet-dosja-visho-lika-struktura-te-drejtesise-dhe-pd-puc-goditjen-e-qeverise-permes).
    Në shtim, në “Sot” doli edhe klauni i përhershëm i cirkusit Fatos Klosi, në artikullin “Skandali i SHISH me “Babalen”, Fatos Klosi: Visho Lika i shërbeu deri në fund Berishës, e turpshme përfshirja e shërbimit sekret”(https://sot.com.al/politike/skandali-i-shish-me-babalen-fatos-klosi-visho-lika-i-sherbeu-deri-ne-fund-berishes-e).
    Këto artikuj fantasmagorike pohojnë se në dy raste – vrasja e Sokol Olldashit dhe “skandali Babalja” – SHISH, në kohën e ish Drejtorit të tij, z. Lika, kanë kryer përgjime jolegale, gjoja duke punuar krah një partei të caktuar politike, siç është PD-ja. Edhe Fatos Klosi që sot e gjejmë gati si (b)analist kinse “neutral” në çdo ngjarje politike, ka ardhur për të përforcuar këtë dezinformatë, duke pohuar, në shkrimin e “Sot”: “Unë as që e diskutoj fare që Visho Lika ka qenë në shërbim të PD. […] Ka qenë evident për mua që Visho Ajazi Lika i shërbente PD. Një gjë e tillë ka dalë edhe në media, kështu që mua më vjen keq për SHIK që është marrë me të tilla gjëra. Se çfarë tregon gjithë kjo histori është më e parëndësishme sesa fakti që SHIK pranon të merret me të tilla gjëra”. (!?!)
    Pse ende goditet z. Lika me artikuj të porositura antikombëtare?
    Ai dhe SHISH u goditën dhe ende goditen sepse në kohën e z. Lika në krye të SHISH, Institucioni ka punuar me përkushtim e vetmohim në shërbim të sigurisë kombëtare të Shtetit Shqiptar, siç po vazhdon ende të bëjë me profesionalizëm edhe në vazhdim në udhëheqjen e administratës aktuale, pas dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika nga drejtimi i SHISH.
    Gjithashtu ish Drejtori i SHISH, z. Lika ka qenë i palëkundshëm në pozitën e tij asnjëanëse, teknike dhe profesionale në krye të Institucionit, arsye për t’u shikuar me lakmi.
    Pastaj, në vijim të argumentimit, ai u godit dhe goditet ende sepse armiqtë të Shtetit Shqiptar u shqetësuan për rritjen e profesionalizmit dhe përkushtimit të SHISH gjatë këtyre viteve, pavarësisht nëse në krye të Institucionit ka qenë administrate e vjetër e z. Lika apo ajo e re, e udhëhequr nga zv. Drejtorit, z. Helidon Bendo.
    Dhe gjithashtu kjo u bë të mundur, sepse gazetat antikombëtare siç është “Pamfleti” dhe “Sot” u vunë nën shërbim të armiqve të kombit shqiptar për të goditur dhe minimizuar sukseset e Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Këtij misioni antishqiptar iu bashkangjit madje edhe ish Drejtori i Institucionit, z. Fatos Klosi që, për interesa të ngushta personale siç mund të jetë dëshira e sëmurë të riardhjes në krye të SHISH, llomotit kudo dhe në çdo hap se z. Lika gjoja ka punuar për interesat e PD-së.
    Dua të theksoj se nuk shoh një mosvazhdimësi të profesionalizmit, përkushtimit dhe vetmohimit të admininstratës dhe të punonjësve të SHISH, në kohën e ish Drejtorit z. Visho Lika dhe administratës së udhëhequr nga zv.Drejtori actual z. Helidon Bendo. Fakti se mass-media antikombëtare e ka goditur z. Likën dhe ka tentuar të hedh me baltë mbi zv. Drejtorin aktual z. Helidon Bendo, me arsyetime banale dhe jo të vërteta e shoh si rrezikim të madh të sigurisë kombëtare dhe përmbushje të planeve të armiqve të Shtetit Shqiptar.
    Kërkohet hetim të Prokurorisë ndaj gazetave të bulevardit për fushatën antishqiptare ndaj SHISH, për motivet e shërbimit të tyre ndaj armiqve të Shtetit Shqiptar (!).
    Tiranë, 10 tetor 2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim