Bajern, rekorde dhe përforcime

January 1, 2018 16:03

Bajern, rekorde dhe përforcime

Bajerni i Mynihut e nisi vitin 2018 duke programuar të ardhmen dhe pavarësisht elementëve cilësorë dhe ringritjes nën drejtimin e Jup Hajnkes, formalizoi dhe një tjetër goditje në merkato.

Blerja e re quhet Leon Goretzka, një prej mesfushorëve më të kërkuar në tregun europian që preferoi të mbetet brenda Bundesligës por duke braktisur ngjyrat e Shalkes për kampionët në fuqi.

Leon Goretzka është vetëm 22 vjeç por ishte mes lojtarëve kryesorë në suksesin e Gjermanisë në kupën e Konfederatave, gjithashtu kontigjent për botërorin e ardhshëm. Mesfushori i lindur në Bohum ka një kontratë në skandencë me Shalken dhe në qershor do t’i bashkohet Bajernit.

Edhe pse marrëveshja ende nuk ka marrë formë zyrtare, Leon Goretzka refuzoi 12 milionë Euro në vit nga klubi aktual, që do ta bënin më të paguarin e historisë në Gelzenkirshen. Mesfushori i ri do ta ndihmojë Bajernin sezonin e ardhshëm që të përmirësojë rekordet dhe numrat e 2017. Bavarezët janë në kuotën e 0 humbjeve në shtëpi në një vit diellor dhe në rrugën e duhur për të rikonfirmuar titullin.

E fundit por jo më e parëndësishmja, bavarezët nuk i harruan tifozët shqiptarë duke i dedikuar edhe një Faleminderit të madhe në kanalet zyrtare sociale të klubit.

January 1, 2018 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*