Bajrami, në ditën e zgjedhjeve. Falja, te sheshi “Skënderbej”

June 23, 2017 09:53

Bajrami, në ditën e zgjedhjeve. Falja, te sheshi “Skënderbej”

 

Falja e Namazit në ditën e Bajramit, këtë herë nuk do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ish-“Hotel Dajtit” si çdo vit.

Një kërkesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për ta kryer ritin në sheshin “Skënderbej” dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut është miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Brenda komunitetit mysliman ka pasur një dilemë për faktin që ky shesh është përuruar në ditë fushate dhe falja përkon me ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Por mes faljes në rrugë, siç është bërë gjatë këtyre viteve, dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut, që është një nga simbolet e besimtarëve myslimanë, në një shesh miqësor për këmbësorët dhe pa makina, është zgjedhur kjo e dyta.

Falja në bulevard është zhvilluar këto vite për shkak të mungesës së një xhamie, ngërçi i së cilës është zgjidhur duke qenë në ndërtim e sipër pranë Parlamentit.

June 23, 2017 09:53
Komento

2 Komente

  1. ! ! ! June 23, 10:50

    Ore idjoter ! Sheshi Skenderbej nuk eshte as Meka dhe as Shen Pjetri . Faljet e lutjet behen ne objektet e kultit , nuk behen , ne vendet simbol kombetar !
    Po na shkurtoni jeten me keto idjotesite btuaja . Festoni sa te doni e kur te doni , poi ato jane frestat e komuniteteve fetare dhe nuk duhet te perzihen me ato kombetare , se keshtu ndizni zjarrin e percarjeve fetare e te mbare unitetit kombetar shqiptar !

    Reply to this comment
  2. CCC June 23, 16:26

    CA ESHTE KY BUDALLALLIK..?????????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*