Bale dhe Benzema kanë rilindur pa Ronaldon: Real, poker” Leganes

September 2, 2018 09:15

Bale dhe Benzema kanë rilindur pa Ronaldon: Real, poker” Leganes

 

Real Madrid ka mposhtur mbrëmë bindshëm me rezultatin 4-1 Leganes duke i ngjitur përsëri në krye të renditjes së La Liga-s.

Ishte një ndeshje spektakolare për të besuarit e Lopetegui megjithëse në fillim u duk sikur do të ishte një mbrëmje e vështirë.

Gareth Bale zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ por vetëm shtatë minuta më pas Carrillo barazon rezultatin me penallti teksa Courtois nuk arriti të bënte një impakt në debutimin e tij.

Pas pushimit filloi festa.

Një dopietë e Benzema brenda 11 minutave i dha një ndihmë të madhe Los Blancos, teksa penalltia e Ramos në minutën e 66’ vulosi gjithçka.

Në minutat e mbetura Real menaxhoi mirë ndeshjen duke marrë tri pikë të tjera dhe duke ruajtur përsosmërinë në La Liga.

a.s/dita

September 2, 2018 09:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*